Kandidatët që kanë probleme me drejtësinë/ Rama: Lista hartohet nga kritere të brendshme e jo nga jashtë
Kryeministri Edi Rama komentoi sot mbi përzgjedhjen e bërë...

Strategjitë e komunikimit të partive politike në këtë fushatë zgjedhore duket se kanë një fokus të theksuar te fasada, me nota të theksuara te spektakli, dhe jo tek esenca e mesazheve për votuesit. Beteja mes njëri-tjetrit vijon të mbetet peng i gjuhës denigruese të kundërshtarit dhe jo debatit produktiv dhe përplasjes së ideve, teksa në raport me elektoratin, politikanët po tentojnë të shfaqen më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Përfshirja e elementeve të reja në komunikim si Podcast-et dhe përdorimi i gjerë i mediave sociale, vjen si një formë kontrolli për audiencat. Nuk mungon huazimi i elementeve të fushatave nga vendet perëndimore apo SHBA, por s’janë garanci për sukses. Edhe këtë herë, epiqendër mbeten liderët politikë dhe figurat e reja që në dukje po marketohen si një lloj pavarësie, por shërbejnë më shumë si dekor. Përfshirja e diasporës cilësohet si një eksperiment teatral.
Salla të mëdha të ndriçuara, sheshe të mbushura me skenografi dhe politikanë që kërcejnë të sinkronizuar në koreografi të mirëmenduara, veshje të shkujdesura trendy, “diss”-e reperash ku nuk ka shumë rëndësi teksti, por show.
Fushata elektorale, edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer në aspektin e spektaklit që po ofron, duke u qasur si një formë argëtimi më e përmirësuar se gallata e asaj paraardhëse, por ajo që nuk ka ndryshuar është mungesa e maturisë së politikës shqiptare.
Edhe këtë herë, ajo që po merr më shumë rëndësi është fasada ku partitë po investohen fort për të marrë vëmendjen e elektoratit, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të drejtohet te kutitë e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit që do të qeverisin katër vitet e ardhshme.
Ekspertët e komunikimit gjykojnë se partitë në tërësi nuk kanë një strategji të qartë komunikimi për të përçuar mesazhet te votuesit.
Ato janë produkt i vendimmarrjeve spontane dhe peng i liderëve, të paktën për partitë e mëdha, teksa çdo “import” strategjie nga vendet e tjera qëndron artificialisht në realitetin shqiptar.
Premtimet mbeten populiste, pa një argumentim logjik dhe elektorati po trajtohet si një audiencë, së cilës po tentohet t’i shitet një produkt i paketuar bukur.
Nga podcast-et e spektakli te konferencat tradicionale, “lufta” për vëmendje
Dy partitë më të mëdha, ajo Socialiste aktualisht në pushtet dhe ajo Demokratike në opozitë, kanë zgjedhur qasje të ndryshme në strategjinë e tyre të komunikimit.
Kryeministri ka kaluar nga takimet “Gju më gju” me popullin që pamë në fushatën e kaluar, te rubrika “Sy më sy” me elektoratin, ku duket se edhe përfshirja e Podcast-eve është një element i ri që po i kushtohet vëmendje.
“Ramës i duhet, sepse kështu kontrollon besnikërinë e votës sipas metodës, fjalëve dhe përzgjedhjeve të tij.
Ai nuk ka besuar ndonjëherë te media. Beson se vetë është më i aftë të bëjë politikën dhe median bashkë, më mirë sesa çdo gazetar e çdo politikan, prandaj edhe ka zgjedhur mënyrat ‘e reja’”, – nënvizon ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni.
Ndërkohë që qasja e Partisë Demokratike në një formë më tradicionale ka të bëjë me ndikimin që ka lideri i saj, Sali Berisha.
“Partia Demokratike është si Sizifi. Ka një shkëmb të madh mbi shpinë, që është historia, bëmat, njerëzit dhe emrat që e mbajnë peng zhvillimin e saj në një forcë tërheqëse politike. E këtë shkëmb ia kanë vënë në shpinë më të moshuarit e më të kontestuarit prej tyre, që mendojnë se ka ende mundësi të bëjë mrekulli.
Ndaj përpiqet me të gjitha metodat tradicionale të së kaluarës që ta nxjerrë këtë peshë në krye të malit të thepisur e të mbushur me votues që nuk ia zgjasin dot dorën ta ndihmojnë të ngjitet, sepse nuk besojnë më në të”, – shprehet znj. Gjoni.
Lidhur me qartësinë apo me strukturimin që kanë strategjitë, sipas politologut dhe ekspertit të komunikimit Ermal Hasimja, Partia Socialiste është disi më e diferencuar se ajo Demokratike.
“Partia Socialiste është më e strukturuar dhe e qartë në ndjekjen e strategjisë së saj.
Në të dy rastet, devijimet nga strategjitë zgjedhore janë kryesisht për shkak të ‘tekave’ të dy udhëheqësve Rama dhe Berisha. Ndërsa Rama tërhiqet shpesh nga elementi i spektaklit politik, Berisha ndikohet nga besimi te përvoja dhe intuita e tij politike”, – pohon z. Hasimja.
Qasja strategjike e partive ndikohet deri diku edhe nga pozitat që ato kanë sot. Sipas ekspertes së marketingut Edlira Mali, partia në pushtet tenton të projektojë stabilitet dhe forcë.
“Organizimi i takimeve në salla të mëdha, me pjesëmarrje masive apo në sheshe, synon të krijojë ndjesinë e mbështetjes së gjerë dhe legjitimitetit. Pamja vizive e një salle apo sheshi të tejmbushur është një mjet për të komunikuar autoritetin dhe për të ruajtur perceptimin e kontrollit”, – shprehet ajo.
Ndërsa partia në opozitë, sipas saj, synon të paraqitet si më afër qytetarëve të zakonshëm, duke organizuar takime në komunitete më të vogla, biznese apo zona rurale. Kjo qasje synon të forcojë narrativën e ndryshimit dhe të tregojë ndjeshmëri ndaj përditshmërisë së njerëzve.
Partitë e vogla në garë me njëra-tjetrën, sheshi i përballjes, rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë kthyer në sheshin e betejës për partitë e vogla, si efekt i lehtësisë më të madhe për të arritur elektoratin por edhe si pjesë e një strategjie bazë që nuk ka eksperiencën dhe burimet e partive të mëdha.
Shpeshherë, të vegjlit janë vënë përballë njëri-tjetrit në një tentativë për të fituar pikë. “Është normale që partitë e reja të përplasen me njëra-tjetrën, sepse luftojnë për të njëjtën kategori votuesish. Kemi dy grupe strategjish.
Te kategoria e parë bën pjesë partia ‘Mundësia’, që ka një strategji dhe program të qartë ideologjik, me fokusin te shteti i vogël dhe çlirimi i sipërmarrjes.
Te kategoria e dytë janë të gjithë partitë e tjera të reja që fokusohen përkundrazi te rritja e rolit të shtetit dhe premtime kryesisht populiste”, – shprehet z. Hasimja.
Ndërkohë parë në një panoramë më të gjerë, sipas ekspertëve të komunikimit, situata politike në vend nuk i favorizon shumë për t’u evidentuar.
“Disa prej tyre kanë tentuar të përdorin mirë rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe më njerëzore dhe të përqendruara te çështjet konkrete.
Por është arenë e vështirë me luanë e tigra të uritur politika shqiptare, e partitë e reja kanë hyrë në garë me nga një shpatë e mburojë gladiatori, e me ëndrra si të Ridley Scott e Russell Crowe. Po këtu, regjinë e kanë në dorë të uriturit”, shprehet znj. Gjoni.
Zgjedhje të reja, avaz i vjetër, gjuha vijon të mbetet denigruese
Pavarësisht sesa vite kalojnë, politika shqiptare duket se e ka të vështirë të ndryshojë diskursin e saj sa i takon kundërshtarit. Në përballje nuk vendosen argumentet, por ofendimet, duke ndryshuar epitetet e palës përballë herë pas here.
“Ndaj njëri-tjetrit, politikanët ende po përdorin gjuhë të ashpër e emocionale. Edhe pse në disa raste duket sikur ka përmirësim formal të stilit të komunikimit, toni i vërtetë mbetet shpesh i polarizuar, i mbushur me ironizime, denigrim të kundërshtarit dhe me fokus e figura personale dhe jo tek argumenti politik”, – nënvizon ekspertja Gjoni.
Gjuha e përdorur nga politika duket se vjen si efekt i mungesës së ideve dhe debatit esencial mes partive politike, të cilat preferojnë të jenë peng i retorikës së ndërtuar në tri dekada dhe me të cilën kanë ushqyer votuesit çdo herë.
“Gjuha është ajo e përhershmja. Nëse kjo gjuhë dhe mungesa e debatit ideologjik na duken normale, kjo vjen, sepse tashmë jemi mësuar me këto prej 30 vitesh.
Kjo gjuhë dhe mungesa e debatit të ideve janë në njëfarë mënyre fyerje e inteligjencës së një pakice votuesish me nivel më të lartë shkollimi e kulture politike, por këta janë tepër pak për t’u marrë parasysh nga përllogaritjet e politikanëve e rrjedhimisht nuk merren parasysh”, – shprehet z.Hasimja.
Në të njëjtën linjë është edhe ekspertja Edlira Mali, e cila gjykon se sulmet personale, marketingu negativ dhe mungesa e përballjeve të drejtpërdrejta kanë zëvendësuar debatet e vërteta mbi politikat dhe vizionet.
“Në vend të argumenteve të bazuara në fakte, vëmendja është zhvendosur te komentet sarkastike dhe mesazhet emocionale, të cilat mund të jenë tërheqëse për votuesit e rinj, por në thelb dëmtojnë cilësinë e debatit publik.
Gjuha e përdorur në rrjetet sociale nga liderët politikë ngjan gjithnjë e më shumë me stilin e komunikimit të audiencave dixhitale: meme, dis, ironi dhe përçmime të tërthorta ose direkte”, – thotë ajo.
Në përballje me njëri-tjetrin duket se politikanët nuk kursehen në epitete, por në raport me elektoratin duket se ka një përmirësim të lehtë duke tentuar të kemi një dozë më të shtuar ndjeshmërie në komunikim.
Elementet e huazuara nuk janë garanci për sukses, epiqendër e fushatës mbetet lideri
Përfshirja e konsulencave të huaja apo elementeve risi në fushata nuk është diçka e re për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Por a e shohin ekspertët e komunikimit këtë si një garanci për sukses?
“Në këtë pyetje do të mjaftohem vetëm të them se gruri nuk rritet në gur. Në gur rritet qepa, për shembull. Ose sherbela.
Nuk mund të sjellësh farën që lulëzon në një tokë tjetër e të presësh që të shpërthejë edhe në një parcelë me përbërje e klimë ndryshe. Megjithatë, suksese metodistëve të rinj”, – shprehet znj. Gjoni.
Një orientim i pastër drejt strategjive që aplikohen në fushatat zgjedhore në SHBA shpesh kërcet në realitetin shqiptar.
“Ka një mospërputhje të dukshme me realitetin shqiptar, ku kultura e komunikimit politik është ende e ndikuar nga personalizimi ekstrem dhe mungesa e transparencës. Shpesh inovacioni është thjesht imitues dhe jo funksional. Nuk mjafton të huazosh metodat dhe taktikat pa një përshtatje të duhur”, – shprehet znj. Mali.
Por qartësisht në mënyrën sesi orientohen fushatat dhe ku e vendosin ato theksin është vendim i liderit.
Ekspertët e komunikimit bien dakord se, edhe këto zgjedhje, pavarësisht një tentative për të nxjerrë në pah figura të reja, nuk kanë mundur të bëjnë diferencë dhe kanë shërbyer si dekor i liderëve të partive.
“Partitë janë organizata vullnetare dhe të lira të kenë rregullat e tyre. Në mënyrë të natyrshme, ato priren drejt elitizmit e hierarkisë, aq më tepër në kuadër të traditave dhe kulturës politike shqiptare.
Prandaj në të gjithë skenën politike, elementi i ri është një krijim i kryetarit dhe si i tillë, vështirë se mund ta eklipsojë atë”, – shprehet politologu Hasimja./ Revista Monitor
Kryeministri Edi Rama komentoi sot mbi përzgjedhjen e bërë...
Kryeminstri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në një inter...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kontrata e Partisë D...
Kryeministri Edi Rama dha sot disa shpjegime sa i përket m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj rezolutës së miratua...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në Himarë, i pran...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot taki...
Partia Socialiste ka zhvilluar një takim elektoral të posa...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës zgej...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë takimin përm...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ndau sot disa qëndrime ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës el...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar ndaj ngjarj...
Në një nga zyrat e DHL-së në Athinë, sot ishte i pranishëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Gra...
Dhimitri Tona, një djalë korçar me prejardhje nga një fami...
Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...