Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...

Dhimitri Tona, një djalë korçar me prejardhje nga një familje me tradita sipërmarrëse, është përfshirë për herë të parë në politikë si kandidat për deputet në qarkun e Korçës nën siglën e Partisë Socialdemokrate.
Në një intervistë për CNA, ai tregon se pas përfundimit të studimeve në një nga universitetet më të mira në Tiranë, është angazhuar në fusha të ndryshme të biznesit, duke u njohur nga afër me problematikat që hasin si sipërmarrësit, ashtu edhe qytetarët në jetën e përditshme.
“Dhimitri Tona është një djalë korçar, një djalë popullor, i thjeshtë. Vij nga një familje me tradita sipërmarrëse. Kam mbaruar studimet në Tiranë, në një nga universitetet më të mira të Shqipërisë dhe më pas jam angazhuar në fusha të ndryshme të biznesit. Duke marrë parasysh që jam marrë me biznese e fusha të ndryshme, kam vënë re edhe problematika të biznesit në Shqipëri, qoftë edhe problematika të njerëzve dhe popullit në vend”, tha Tona.
Tona tregon se politika nuk ka qenë një synim i tij, por sfidat dhe hallet në rritje të qytetarëve e kanë shtyrë të kthehet në qytetin e lindjes për të dhënë kontributin e tij. Ai shprehet se ka zgjedhur Partinë Socialdemokrate për shkak të besimit që ka krijuar te kryetari Tom Doshi dhe ndihmës së vazhdueshme që ky i fundit u ka dhënë njerëzve pa kërkuar asgjë në këmbim.
“Të them të drejtën nuk kam dashur apo menduar ndonjëherë që t’i përfshihem politikës në njëfarë mënyre, por problematikat e përditshme dhe duke parë se si gjithnjë e më shumë njerëzve po u shtohen hallet, nuk kanë një zë ose një person ku të bazohen, më kanë shtyrë që të kthehem në Korçë e të jap kontributin tim për këtë qytet që më ka formuar. Kam zgjedhur Partinë Socialdemokrate sepse kam parë dhe dëgjuar shumë gjëra të mira për kryetarin tonë Tom Doshi, i cili ka ndihmuar shumë njerëz duke qenë krah tyre pa kërkuar asgjë në këmbim”, u shpreh kandidati i PSD-së.
Duke folur për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve, Tona shpreh vlerësim për grupin me të cilin garon. Sipas tij, bëhet fjalë për të rinj të papërlyer në politikë, me dëshirë për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të përfaqësuar hallet e tyre në mënyrë dinjitoze. Ai thekson se kjo është edhe arsyeja pse Tom Doshi ka vendosur t’u japë mundësinë për të qenë pjesë e garës.
“Unë ndihem shumë i vlerësuar që jam pjesë e kësaj liste. Ne jemi një grup shumë i mirë, jemi të gjithë të rinj, të papërlyer në politikë dhe në njëfarë mënyre jemi të gjithë me një qëllim të caktuar, që të jemi sa më pranë popullit, sa më pranë njerëzve në nevojë dhe të jemi një zë për ta. Kjo është një nga arsyet që dhe kryetari ynë Tom Doshi vendosi të na përfshijë në këto zgjedhje. Mendoj që jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë”, tha Dhimitri Tona.
Kandidati i Partisë Socialdemokrate thekson se çdo ditë po vërehet një rritje e mbështetjes nga qytetarët, të cilët shohin te kjo forcë politike një qasje ndryshe dhe më afër nevojave të tyre. Sipas tij, kjo dëshmon për një besim në rritje dhe një shpresë të re për të ardhmen e rajonit.
“Ka pasur një angazhim shumë të madh dhe mund të themi se ka një shumicë njerëzish që sa vjen e shtohen çdo ditë dhe shohin një qasje ndryshe te ne në politikë. Duke qenë se jemi një zë i ri për Qarkun e Korçës, shohin një pozitivitet dhe një shpresë më shumë për të ardhmen”, u shpreh Tona.
Në lidhje me programin e partisë, Tona deklaron se fokusi është te çështje jetike si pensionet, shëndetësia, fermerët, pagat minimale dhe ndihma ekonomike. Ai thekson se qëllimi nuk është që të shfaqen vetëm në kohë zgjedhjesh, por të jenë vazhdimisht një mbështetje reale për qytetarët.
“Ne kemi një program i cili, po e them përgjithësisht, ka të bëjë me pensionet, me shëndetësinë, me fermerët, me pagat minimale dhe për asistencat e këto problematika të përditshme që janë të përhapura në vendin tonë. Ne duam që të gjithë si grup të mblidhemi dhe të jemi ky zë i fortë që të përfaqësojmë të gjithë njerëzit, jo thjesht të dalim një herë në katër vjet për të mbledhur këto vota e mos të dukemi më, por për të qenë gjithmonë një shtyllë mbështetëse për njerëzit tanë”, deklaroi kandidati i PSD-së.
Një nga shqetësimet më të mëdha që ai evidenton në Qarkun e Korçës është emigrimi masiv i të rinjve. Për këtë arsye, ai thekson se nevojitet një angazhim real për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e vlerësimit për të rinjtë në mënyrë që ata të shohin një të ardhme brenda vendit.
“Një nga problematikat kryesore të paktën në Qarkun e Korçës është që të rinjtë po ikin në shifra të konsiderueshme. Ne duam ta bëjmë që të hapen edhe vende të reja pune dhe njerëzit të ndihen sado pak të vlerësuar e të kenë mundësi për të parë një të ardhme në këtë vend e të mos ikin jashtë”, u shpreh Tona.
Në fund të intervistës, Dhimitri Tona bën thirrje për mbështetje nga qytetarët, të rinjtë dhe fermerët e të gjithë qarkut. Ai i fton të besojnë te Partia Socialdemokrate si një alternativë e re që synon të jetë zë i fortë dhe mbështetje për ta në Kuvend.
“Ju bëj thirrje së pari të rinjve dhe gjithë qytetarëve apo fermerëve në të gjithë Qarkun e Korçës që të na japin një mbështetje këtë herë si parti e re që jemi në Korçë, që të shohin sado pak një shpresë te ne, për të qenë një shtyllë mbështetëse për ta në parlament dhe dua t’i siguroj që do jemi një zë i fortë për ta”, u shpreh kandidati i PSD-së.
Me një qasje të re, të sinqertë dhe të afërt me qytetarin, Dhimitri Tona synon të sjellë në politikë një zë ndryshe për Korçën. Kandidimi i tij në radhët e Partisë Socialdemokrate vjen si rezultat i një angazhimi personal për t’u dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të qytetarëve dhe për të ndalur largimin masiv të të rinjve nga vendi.
Me besimin se politika duhet të jetë pranë njerëzve dhe jo mbi ta, Tona kërkon mbështetjen e qytetarëve për të qenë një përfaqësues i denjë i tyre në Kuvendin e Shqipërisë./ CNA
Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollar...
Nga Njësia 8 në Tiranë, drejtuesi politik i Partisë Social...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pr...
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e koalicionit ...
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një takim me mbështetë...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme arritjet...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukt...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me mbështetësit n...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me mbështetësit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në një ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në mbylljen e fu...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka me anë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës, Ivi Kaso me an...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykba...
Kryetari i Partisë Demkratike, Sali Berisha zhvilloi një t...
Ashtu siç u raportua disa kohë më parë, Elona Lalaj Xhelil...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi së bash...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...