Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...

Lulzim Basha ka përgatitur një skenar të qartë për rikthimin e tij.
Ai është tërhequr dhe po kërkon të qëndrojë në heshtje për të mos pasur vëmendje, që të harrohen bëmat, gjëmat, humbjet dhe skandalet e njëpasnjëshme që ai pati në krye të opozitës.
Njeriu që i zgjati pushtetin Edi Ramës, ka dhënë dorëheqjen në mars të vitit të kaluar, dhe prej një viti përpiqet të shmanget nga dalja e tij publike.
Ai bën takime të ngushta apo me grupe të vogla individësh. Përpiqet të mbajë deputetët që ka nga pas, rreth 10-12 deputetë, si dhe disa ish-anëtarë kryesie që më shumë sesa i mbështetin demokratët këta të fundit janë inatçinj e disa të tjerë delirantë që gjoja prej proamerikanizmit të tyre janë gati të shkojnë të shtrihen në shtrat me Edi Ramën thjesht dhe vetëm që PD të humbë zgjedhjet.
Sipas të dhënave që CNA ka siguruar pranë Lulzim Bashës, kreu i PD-së ka një strategji të qartë. Ai do të rikthehet në shtator në krye të PD-së.
Do të jetë tentativa e tij të paktën për të rimarrë drejtimin apo për t’u shfaqur si kreu zyrtar i PD-së.
Basha po përgatit terrenin duke lënë Enkelejd Alibeajn si emër të parë në opinionin publik dhe te demokratët. Pra, emri kryesor që po drejton PD-në sot quhet Enkelejd Albieaj, nuk është Lulzim Basha, megjithëse në Gjykatë dhe me çdo dokument figuron Lulzim Basha.
Megjithëse komandën e bën Lulzim Basha nga Torre Drini, nga zyra e tij ku shkojnë deputetët, ku shkon Gaz Bardhi e të tjerë për të marrë urdhra. Por nuk ka bërë vetëm një ndryshim.

Nuk e ka çuar Enkelejd Alibeajn në gjykatë si kryetar pasi ka frikë se ky i fundit e merr dhe i vë drunë, e dëbon fare, i thotë nuk të njoh. Duke ditur delirantizmin e Enkelejdit, Basha ka vendosur një siguresë. Ajo është mbajtja e emrit të tij në gjykatë si kryetar i PD-së.
Nga ana tjetër, po krijon konfuzion të plotë në KQZ, dhe mbi demokratët dhe po tenton që të regjistrojë Alibeajn me letrat e vjetra dhe të pavlefshme në KQZ nën logon e PD-së.
Në rast se nuk regjistrohet , beteja është e qartë. Nuk na regjistruan, na luftojnë, e ka bërë Edi Rama, e të tjera si këto. Nga ana tjetër, po kërkojnë ta regjistrojnë duke tentuar që të thonë se ne jemi të vërtetët, por e sigurt që PD-ja e vulës do të humbë.
Duke humbur Lulzim Basha thotë se humbja është e Alibeajt, jo e tij.
Pra, zgjidhja është e qartë. Në rast se nuk shkojmë në zgjedhje, nuk na i dha Rama, regjistroi Berishën.
Në rast se regjistrohen në zgjedhje dhe që do t’u duhet të gjejnë kandidatë kudo, anëtarë të këshillave e të tjerë, ndërkohë që në zgjedhjet e 6 marsit nuk kishin as komisionerë, do t’ia faturojnë humbjen Alibeajt dhe përçarjes me Berishën.
Nga ana tjetër është Sali Berisha, i cili po tenton të hyjë në koalicion. Nuk po e regjistrojnë në zgjedhje.

Kuptohet ashtu si në zgjedhjet e 6 marsit ai do të hyjë në zgjedhjet lokale. Berisha ka zhvilluar Primaret, ka kandiatët për të gjitha bashkitë dhe po mbyllen emrat e këshilltarëve e kështu me radhë.
Berisha do të hyjë në zgjedhje por në rast se do të regjistrohet dhe Basha humbja duket se do të jetë e pritshme.
Në shumë nga bashkitë ku diferenca mund të jetë një grusht me vota, kandiatët e Bashës mund të bëjnë që me kandidatët e tyre personalë të çojnë kandidatët e PD-së zyrtare drejt humbjes.
E në rast se të dyja opozitat dalin me humbje dhe nuk marrin vota për të fituar, justfikimi i Bashës është i njëjtë.

Ja dhe PD-ja zyrtare humbi, vula humbi, shkaktarë janë Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha dhe njerëzit do të fillojnë një javë apo dy javë para daljes së Lulzim Bashës në terren të kërkojnë Bashën të rikthehet me misionin e tij të madh, bashkimin e Partisë Demokratike dhe Luli i vulës, vulëhumburi i PD-së, humbësi serial, njeriu që u përdor nga Edi Rama për të mbajtur PD-në prej 10 vitesh në opozitë, do të rikthehet si misionar i paqtimit të gjaqeve, do të dalë me mesazhet e bashkëpunimit, të faljes, dhe mbi palët, pasi Alibeaj humbi, Berisha humbi dhe tani duhet të kthehet Luli që të ringrihet PD-ja dhe të vijë në pushtet.
Basha do të deklarojë edhe një lloj ndryshimi të tij, një lloj reflektimi, për të bërë një bashkim të madh që do të sillte PD-në drejt fitores. Kjo duke lënë mënjanë mëritë dhe problematikat e së shkuarës.
Në fakt, ky është një skenar i Lulzim Bashës, që ka filluar prej ditës që ai ka dhënë dorëheqjen, por vazhdon të qëndrojë në gjykatë, prej ditës që emëron Alibeajn, prej ditës që mban peng grupin parlamentar të PD-së, prej ditës që kërkon dhe shkon e voton gjithçka që i kërkon Edi Rama në parlament dhe prej çdo dite që ai, Alibeaj dhe eksponentë të tjerë, fitojnë tendera dhe marrin miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër, urdhëruar këto nga kreu i qeverisë, i cili mesa duket i jep oksigjen Lulzim Bashës për të zgjatur jetën në pushtet./ CNA.al
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një de...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Ma...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një skemë të vizatuar k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Elbasani ka ...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqipta...
Politika shqiptare ka uruar festën e 14 Marsit, Ditën e Ve...
Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë edhe ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për festën ...
Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë...
Grupi i vulës nuk pranon të dorëzojë dokumentacionin ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, “i ka ...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (...
Në disa portale po qarkullon lajmi se SPAK i ka nisur ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së kryemi...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar pas një postimi nga ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për situatën e ujit të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Belshi ka fol...
Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj u shpreh s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...