Lojëra sportive dhe koncerte/ Aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë për Ditën e Verës
Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë edhe ...

Politika shqiptare ka uruar festën e 14 Marsit, Ditën e Verës, me anë të postimeve të shumta në rrjetet sociale.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët duke shkruar se stina që po vjen është një burim ripërtëritjeje për ta.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar!”, shkruan Begaj.

Ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zgjedhur të urojë qytetarët me anë të një fotoje ku shihet duke mbjellë një trëndafil.
“Lulet janë simboli më i bukur i Ditës së Verës, ndaj mbolla këtë trëndafil me një urim zemre për sa më shumë mirësi, gëzim dhe begati në familjet tuaja! Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan ministrja Kushi.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të recitimit të poezisë “Vaji i bylbylit” të poetit Ndre Mjeda u ka uruar qytetarëve “Ditën e Verës”.
"Me vargjet e mrekullueshme të poetit tonë të madh Ndre Mjeda, ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Meta.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar shqiptarët dhe qytetarët e Elbasanit për festën e Verës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se “Dita e Verës” këtë vit më shumë se për çdo gjë frymëzon ndryshimin për mire me 14 maj.
"Gezuar Diten e Verës!
Ditën e ndërrimit dhe shpresës!
Të dashur miq, sot qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët festojnë Ditën e Verës si të kremten e tyre më të lashtë dhe më popullore.
Këtë ditë njerëzit festojnë ndërrimin e motit, daljen nga dimri në pranvere, çeljen e luleve e lulëzimin e natyrës. Dita e Verës është pra ditë e mirësive të pranverës e ndryshimit dhe shpresës për kohë më të mira.
Dita e Verës këtë vit më shumë se për çdo gjë frymëzon ndryshimin për mire me 14 maj.
Gëzuar dhe njëherë qytetarëve të Elbasanit kryeqytetit të hirushes së festave tona dhe mbarë Shqiperisë, Ditën e Verës!", shkruan kryedemokrati.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës dhe i ka këshilluar që ta shijojnë këtë ditë të bukur tradite dhe të shikojnë përpara.
"Shijojeni këte ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara. Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje!", shkruan Këlliçi.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke uruar festën u ka bërë një ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen gjatë ditës.
“MIRËMËNGJESI
dhe duke ju ftuar të bëheni pjesë e 100 AKTIVITETEVE që do të jenë në Tiranë sot, ju uroj Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Veliaj.

Deputeti i grupit të "vulës", Dashnor Sula, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se: Njësoj si vjen stina e pranverës edhe në familjet e çdo shqiptari sofra të jetë plot.
“Të dashur miqtë e mi nga Peqini, Belshi, Cerriku,Gramshi, Librazhdi, Prrenjasi dhe Elbasani, ju uroj ju dhe gjithë Shqiptarëve gëzuar festën e Ditës së Verës!
Njësoj siç vjen stina e pranverës ku çelin lulet dhe gjelbërimi zbukuron natyrë, dëshiroj që edhe në familjet e çdo shqiptari sofra të jetë plotë dhe familjarët të mbushur me gëzim!”, shkruan Sula./CNA.al

Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë edhe ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për festën ...
Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë...
Grupi i vulës nuk pranon të dorëzojë dokumentacionin ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, “i ka ...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (...
Në disa portale po qarkullon lajmi se SPAK i ka nisur ...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së kryemi...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar pas një postimi nga ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për situatën e ujit të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Belshi ka fol...
Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj u shpreh s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit...
Kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliç...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të ...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi denonco...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur një...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i la afat 48 orë Lulz...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...