KE del krah PD-së/ “E drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta”
Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit t...

Dy qendrat pritëse për akomodimin e emigrantëve do të ngrihen në dy zona të përcaktuara: njëra në bregdetin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër, 20 km larg këtij bregdeti. Fjala është për ata emigrantë, që kapen nga autoritetet italiane në det, para se të shkelin brigjet italiane. Nga kjo kategori përjashtohen gratë shtatzëna, fëmijët dhe persona vulnerabël për arsye shëndetësore.
Zona në përdorim pa kundërshpërblim
"Palës italiane i jepet vetëm e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundërshpërblim. Zonat do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian, që do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin brenda këtyre zonave”, tha Ministri Brendshëm Balla për DW.
Ai theksoi se "në marrëveshje është dakordësuar që numri total i emigrantëve të pranishëm në këto zona nuk do të kalojë shifrën 3 mijë vetave”. Por burime zyrtare kanë bërë me dije se gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.
Sa kohë do të qëndrojnë emigrantët në Shqipëri?
Kjo ende nuk dihet. Koha do të varet nga zgjatja e procedurave të shtetit italian. "Emigrantët do të akomodohen në strukturat pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë, thotë Ministri Brendshëm Balla. Afati maksimal i qëndrimit të tryre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura,” thotë Ministri Brendshëm Balla.
Sipas tij "transporti në territorin e Shqipërisë dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga pala italiane me mjetet e saj”, thekson ai. Shqipëria në marrëveshje ka vetëm të drejtën për të marrë të dhënat e emigrantëve që do të hyjnë në territorin e saj.
Siguria publike
Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitën e Shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Parlament lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni. Sipas saj kjo marrëveshje cenon sigurinë publike dhe nuk ka transparencë. "Siguria brenda zonave të përcaktuara në marrëveshje do të garantohet nga pala italiane, që ka detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në perimetrin e brendshëm. Pala shqiptare angazhohet të ruajë rendin dhe sigurinë në perimetrin e jashtëm si edhe gjatë transportit të emigrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Pala shqiptare ka rezervuar të drejtën për të pasur akses në zona vetëm në rast rreziku potencial, që do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme”, tha Ministri Balla për DW.
Në Gjadër do të akomodohen vetëm ata emigrantë azilkërkues që do të riatdhesohen. "Emigrantët nuk do të lejohen të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin shqiptar”, sqaron ministri i Brendshëm Balla. Sipas tij të "gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara lidhur me sigurinë do të mbulohen 100 për qind nga pala italiane.”.DW
Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit t...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po merret në pyetje n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur k...
Këtë të mërkurë është zbardhur Progres-Raporti i Komisioni...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë mbledhje...
Gjykata e Lartë ka dalë me një vendim për kërkesën e kryeb...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kala...
Deputetët e PD-së kanë mësyrë në sallën ku ndodheshin disa...
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga Kryesia e Kuven...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konfer...
Prej ditës së djeshme vijon zjarri tek ish-Metalurgjiku në...
Projektbuxheti i vitit 2024 është bërë “mollë sherri” ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konf...
Komisioni i Ligjeve po e zhvillon mbledhjen "online", ndër...
Deputeti Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për...
Vlerësohet me “Urdhrin e Meritës Policore” dhe me “Medalje...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në rrjetet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...