
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, e cila u shoqërua me kaos dhe përplasje, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës.
Ai nënvizoi se gjatë udhëtimit për Samitin e Klimës në Dubai, kryeministri Rama është takuar me klanet e drogës, mes të cilëve Amant Josifi në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Fjala e Berishës:
Ne do vazhdojmë betejën tonë gjer në krijimin e Komisioneve Hetimore parlamentare. Gjer në hetimin në çdo qindarkë të sarajeve të Surrelit të ngritura mbi krimin. Në kuptimin të ngritura mbi ryshfetin, të ndërtuara nga ndërtues pas shpërblimeve që u ka bërë Edi Rama me punë të tjera.
Edi Rama ka ndërtuar gjithsej në kohën e ndërtimit të tyre, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Parku 5 mijë metër katrorë është blerë me një çmim minimumi 10 deri në 12 herë nga sa është deklaruar dhe është blerë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit.
Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij, për 140 fluturimet e tij në dy vite, që u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro.
Do hetohet për të gjitha takimet që ka bërë gjatë këtyre udhëtimeve. Flitet gjerësisht se në Dubai takoi klanet e drogës, ndër të tjera edhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi.
Unë kam denoncuar se 'call-center'-at e Amant Josifit janë të gjitha të paprekura dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave përmes Bitcoin nga grupi Milton me përfaqësues Amant Josifin dhe Olsi Ramën.
Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat korruptive me PPP-të. Ju e shihni se si djegësi i Tiranës është tërësisht i paketuar, djegësin e Tiranës, Edi Rama që i dha kompanisë së vet 8 për qind bonus, tetë muaj para se kompania të krijohej. Qytetarët duhet t’i dinë këto, ne do t'i faktojmë me dokumente.
Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë, pasi aty janë krimet më monstruoze të kryera ndaj shëndetit të shqiptarëve. Vetëm sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë pasi qytetarët mbetën të paoperuar sepse spitalet nuk blinin dot setet e sterilizimit me çmime 80 herë më të larta.
Do hetohet Edi Rama me shushunjën e kunatit të tij, që quhet Vilma Nushi, e cila për të plaçkitur paratë e taksapaguesve regjistron në 'check-up' me dhjetëra mijëra individë që janë ndarë nga kjo jetë prej vitesh.
Do hetohet Edi Rama për të gjithë investitorët strategjikë. Ju e patë se si i ka dhënë 400 mijë metër katrorë Pëllumb Gjokës, porositësit me pagesë të vrasësve./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas seancën plenare, e...
Vetëm 16 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne ...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga ...
Kaos në Kuvend. Opozita ka hedhur tymuese dhe nuk kanë mun...
Vijon kaosi në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë hedhu...
Përplasje në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës....
Deputetët e opozitës kanë mbërritur pak momente më parë në...
Këtë të hënë do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuven...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritru në zyrën e tij...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatb...
A do të hyjë Argita Malltezi në politikë? Kjo është një p...
Sali Berisha është votëbesuar si Kryetari i Partisë Demokr...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Argita Malltezi gjatë fjalës së në Kuvendin Kombëtar të PD...
Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit...
Që prej orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve ka nisur K...
Ish-kryeministri Saliu Berisha, ndërsa ndodhemi në muajin ...
Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në Pallatin e K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...