Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin ndaj tankerëve, SHBA-të intensifikojnë operacionet kundër Iranit
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket çështjes së padisë ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për privatizimin e ish-fabrikës së bukës në Tiranë.
Berisha theksoi se pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhet me Erion Veliajn, ku ky i fundit i thotë se do t'i dërgojë paratë në "filan" vend. Sipas Berishës, Balla po merret me zhdukjen e mesazheve mes Veliajt dhe pronarit të fabrikës.
"Absolutisht asnjë tërheqje nuk do të ketë. Do ketë absolutisht çdo dokument... Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh? Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që këto para dërgoji në 'filan' vend, këto të tjerat dërgoji në 'X' vend. Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve. Ua them me përgjegjësi të plotë. Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pashembullt. Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt. Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku", u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së hodhi akuza ndaj SPAK-ut ku u shpreh se e kontrollon Edi Rama.
"Ka rast më të shëmtuar dhe klasik, Pëllumb Gjoka, porositës vrasjesh... Pëllumb Gjokës, informohem, nuk i janë sekuestruar investimet strategjike, por vetëm pronë familjare. Se investimin strategjik e ka me Edi Ramën, si mund të shpjegohet kjo?
Pra, nuk ka asnjë lloj hezitimi. Ne jemi tani në betejën pa kthim. Unë e kam sulmuar qeverinë më shumë se kurrë këtë javë. Nëse unë them se ky është procesi politik i shekullit, ky është sulm ndaj qeverisë, jo mbrojtje ndaj meje.
Kam zbërthyer para jush një mashtrim të turpshëm monstruoz. E dini ju se në atë kallëzim penal rreshtohen nja 18 akuza, që të gjitha absolutisht mashtrim dhe false. Dhe unë i kam rrëzuar këtu para jush. Unë kam faktuar se çfarë karakteri ka regjimi i Edi Ramës dhe i drejtësisë. Të hetosh 3 vjet rresht, të mos thërrasësh kurrë ata që akuzon, të përfundosh pa gjetur asnjë provë dhe t’i dërgosh si masa sigurie për persona në hetim, këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë. A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por kishte nxjerrë Edi Ramën. Këtë gabim nuk e kishte bërë se do quhej nekrofili", u shpreh Berisha./CNA
Nënkryetar i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në konfe...
Gazetari Arian Çani ka bërë deklarata të forta mbrëmje...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës s...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte në Drop...
Kryeminstri Edi Rama përurori sot në Dropull bustin e ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar herë pa...
Ish-deputeti Klevis Balliu do të jetë në listën e re m...
Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte sot disa punim...
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet pak më parë nga gazet...
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka d...
Të enjten, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar...
GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka zgjedhur d...
Këtë të enjte në orën 10:00 pritet të mbahet seanca e radh...
Në Berat ka nisur puna për ndërtimin e Urës së Bilçës. La...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga spitali ku nd...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pasi SPAK sekuestroi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar kryeministri...
SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...