Dy gra në mbrojtjen e Berishës/ Kush janë avokatet e shtetit që do të përfaqësojnë ish-kryeministrin
GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka zgjedhur d...

Të enjten, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për ish-kompleksin "Partizani".
GJKKO bëri me dije për mediat se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
"Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj", thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka zgjedhur dy avokate për mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se janë caktuar avokate nga listat e avokatëve të shtetit pa pagesë, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati.
Cenalia dhe Kastrati u vendosën si avokatet e ish-kryeministrit, pas largimit të Artan Simonit, i cili u zëvendësua për shkak të gjuhës joetike në rrjetet sociale ndaj Berishës.
Kujtojmë se GJKKO caktoi avokat shteti për Berishën për shkak se avokatët e këtij të fundit braktisën seancën.
Ata kishin depozituar një kërkesë që çështja të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, por pasi ajo u rrëzua, avokatët debatuan me prokurorët dhe ikën nga seanca.
Kujtojmë se Berisha nuk ka pranuar të shkojë në gjykatë dhe ka deklaruar për mediat se do të paraqitet në SPAK, nëse hiqet masa antiligjore ndaj tij "detyrim paraqitje".
Ai dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.
SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.
Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro./CNA
GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka zgjedhur d...
Këtë të enjte në orën 10:00 pritet të mbahet seanca e radh...
Në Berat ka nisur puna për ndërtimin e Urës së Bilçës. La...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga spitali ku nd...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pasi SPAK sekuestroi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar kryeministri...
SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit...
Disa orë para se Gjykata e Posaçme të zhvillojë seancën e ...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka konsi...
Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Bruksel, ku do...
Të mërkurën, Gjykata Civile ka legjitimuar Partinë Demokra...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar sërish për...
Ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së qe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e n...
Pak çaste më parë mbërriti në GJKKO Genc Gjokutaj, avokati...
Vetëm pak minuta kanë mbetur nga nisja e seancës gjyqë...
Ish-kryeminstri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Paraditen e sotme, ministri i Brendshëm, Taulant Balla...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...