Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...

Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka dalë me një tjetër reagim për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës.
Ahmetaj shtron sërish pyetjen se si ka mundësi që lajmi fillimisht u raportua në mediat e paguara nga inceneratorët dhe përse këto media nuk e verifikuan më parë.
Ai shtron gjithashtu një sërë pyetjesh të tjera dhe jep disa sqarim për pozicionin e tij.
Në përfundim të shkrimit, me tone ironike, ish-zv.kryeministri u kërkon mediave të bëjnë kujdes kur të publikojnë reagimet e tij, pasi mund të marrin kërcënime nga “spin doctors”(Njerëz të paguar për të mbrojtur interesat apo imazhin e dikujt).
Deklarata e plotë:
Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:
1. Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.
2. Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?
3. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?
4. Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?
5. Familja e nderuar e ish-pronareve ka të drejtën për të ndjekur të drejtën që mendon se i takon, por cila është arsyeja që në Qershor të vitit 2022 ajo ka bërë një kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj? Mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen time politiko-mediatiko-juridike?
6. Cila është arsyeja që familja e nderuar e ish-pronarëve ka tërhequr padinë ndaj institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë vendimine formës së prerë për anulimin e privatizimit?
7. Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë.
8. Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit.
9. Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!
Disa sqarime, sërish:
1. Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.
2. Shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur, ku mund të merrte pjesë kushdo (pa asnjë mundësi favorizuese). Shitja bëhej me ankand të hapur nga Agjensia e Privatizimit në Ministrinë e Financave, e cila në kohën e zhvillimit të ankandit nuk drejtohej nga Arben Ahmetaj.
3. Vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe nuk ka nevojë për asnjë urdhër mbështetës, e pavaresisht kësaj, ka dalë një urdhër anulimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
4. Sipërmarrësin në fjalë as nuk e kam, e as nuk e kam pasur kurrë mik. Dhe sikur ta njihja, besoj se koha kur njihje “kulakë”, ka përfunduar prej kohësh. Të njohësh dikë apo disa në vendin tonë të vogël nuk përbën më prej vitesh shkelje penale!
Gjithsesi, kujdes kur ta nxirrni këtë postim, nëse vendosni ta nxirrni, se mund t’ju zerohet mbështetja okulte, apo mund të merrni telefonata kërcënuese nga spin doctors./ CNA
Për më shumë se një orë kryeministri Edi Rama iu përgjigj ...
Rreth 10 ditë më parë bëri bujë një deklaratë e kryeminist...
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kreut të A...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend pë...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ësht...
Kryemininstri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend nuk hezit...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Serbinë lidhur me tensi...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend komentoi d...
Që në nisje të seancës plenare ka pasur tensione në Kuvend...
Këtë të enjte, Kuvendi është mbledhur në një seancë të pos...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë të enjte seancën për krye...
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Gëzim Zilja, ka lis...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para ni...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u takua në Bruksel...
Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipëri...
Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me grupin...
Konferenca e Kryetarëve rrëzoi për herë të tretë kërke...
Të mërkurën, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tre...
Më 13 tetor, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Br...
Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...