Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka zyrtarizuar kandidaturën për në Primaret për Bashkinë e Elbasanit.
Boçi merr pjesë në këto Primare, i vetëm me konsensus të gjërë dhe siç paralajmëroi sot, pritet të lërë mandatin e deputetit.
Sot ai ka njoftuar edhe kandidatin në listë që do të zëvendësojë në Kuvend.
Ai është Qani Xhafa,njihet si mbështetës i Lulzim Bashës.

“Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.
Deklarata e plotë:
Të nderuar demokratë, të nderuar banorë të Elbasanit tim të dashur, kudo që jeni, ju përshendes.
Dua të ndaj sot me ju përndryshe nga çdo herë kur kam dalë në këtë foltore, përgjegjësinë time për të qenë pjesë e garës për kandidat për Bashkinë e Elbasanit.
E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.
Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.
E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.
Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.
Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.
Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje, por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.
Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar
I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.
Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin tia kthejme njerëzve
Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm
Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.
Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj./CNA.al
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka prezantuar kandidatu...
Gert Bogdani, kandidati i "inceneratorëve" në Primare, bën...
Partia Lëvizja e Re prej disa javësh ka nisur proçesin...
Luciano Boçi është propozuar për t'u bërë pjesë e "Pri...
Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas protest...
Thirrjes së opozitës për të protestuar kundër Qeverisë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një tjetër thirrje...
Aktivisti Aulon Kalaja ka zbuluar se plani i qeverisë ësht...
Demokratët janë gati për të protestuar, ndërsa kanë sh...
Detaje të reja janë zbardhur nga protesta e opozitës. ...
Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë, Artan Zaja, ësh...
Nga Shkodra, raportohet se janë nisur qindra qytetarë për ...
Protestuesit nga qarku i Kukësit janë nisur në drejtim të ...
Kur na ndajnë rreth tri orë nga nisja e protestës, nga rre...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë thirr...
Mjekja Nada Daullja ka prezantuar sot kandidaturën në Prim...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ka risjellë në...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të marrë pj...
Në Primaret për Bashkinë e Lezhës, do të hyjë edhe avokati...
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, por që hoteleve dhe zyr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...