Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

CNA dje zbuloi se ish-deputeti i PD-së dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të socialistëve, Halit Valteri, një nga mercenarët e Erion Veliajt, kishte filluar mbledhjen e firmave për ta thirrur kryebashkiakun që të dëgjohej në Këshillin Bashkiak në lidhje me buxhetin e vitit 2026. (LEXO KETU)
Më pas, menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat e financuara edhe nga inceneratorët, por edhe nga paratë e bizneseve të vëllait të Erion Veliajt rrodhi dokumenti me firmat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët i bënin kërkesë prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejonin Erion Veliajn të shkonte, të fliste dhe të shpaloste buxhetin e vitit 2026.
Në fakt, Erion Veliaj ka marrë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, i cili lidhet me shkarkimin e tij, pra e gjente të paligjshëm shkarkimin, por nuk thoshte se Erion Veliaj duhet të shkonte në zyrë se këto i përcakton mirë ligji dhe duhet të theksojmë se Erion Veliaj ndodhet në masën e arrestit me burg me vendimet e të gjitha gjykatave, nga më e ulëta deri në Gjykatën e Lartë.
Kurse Gjykata Kushtetuese tha se shkarkimi i bërë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak nga shokët e Erion Veliajt dhe Halit Valterit ishte i paligjshëm, por nuk thotë se Erion Veliaj duhet të shkojë në zyrë apo duhet të shkojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër ka një rast, pra një precedent të mëparshëm në lidhje me veprimet që bëhen ndaj personave të arrestuar, qofshin këta kryebashkiakë apo kandidatë për kryebashkiakë.
Prokurori Adnan Xholi në asnjë rast nuk i dha leje për t’u betuar Fredi Belerit që ishte thjesht një akt tre minuta, do të shkonte e do të dëgjonte betimin dhe do të thoshte betohem e nuk iu dha leja nga prokurori Adnan Xholi.
Në rastin e Erion Veliajt situata është shumë herë më e thjeshtë, nuk kemi të bëjmë me një gjë të rëndësishme ku duhet të betohet dhe të marrë mandatin, por thjesht dhe vetëm duhet të shkojë e të lexojë ca letra në lidhje me buxhetin, që i lexon nënkryetarja e deleguar e Erion Veliajt, mund t’i lexojë drejtori i investimeve të buxhetit etj.
Ka shumë struktura, individë dhe njerëz që mund ta shpalosin buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që të shkojë Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin e vitit 2026.
Më e domosdoshme ka qenë shkuarja e Fredi Belerit për t’u betuar sepse mund të humbiste mandatin siç dhe e humbi mandatin e kryetarit të bashkisë dhe nuk u lejua të betohej.
Në këtë rast Erion Veliaj nuk humbet asnjë mandat dhe asgjë prej gjëje, thjesht dhe vetëm nuk çohet në sallë pas këtyre kërkesave provokative që i çohen prokurorit Ols Dado.
Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar.
A do ta lejojë Ols Dado Erionin të shkojë në mbledhje dhe të shpalosë buxhetin ku nuk ka asnjë arsye se mund ta bëjë kushdo tjetër, duke rënë pre e presionit të firmave të anëtarit të Këshillit Bashkiak apo sulmeve që bëhen në mediat e Erion Veliajt?
Apo do të respektojë precedentin e vendosur që është gjetur dhe ligjor nga kolegu i tij, prokurori Adnan Xholi.
Ky është fakti. Fredi Bleri nuk u lejua as të betohej, kurse Erion Veliaj po kërkon të shkojë dhe të lexojë disa copa letrash.
Precedenti është Fredi Beleri, Ols Dado është përballë faktit a do të respektojë precedentin ligjor apo do të bjerë pre e zhurmës dhe firmave të atyre që në këtë rast duken si sharlatanë pasi më 23 shtator e shkarkuan Erion Veliajn dhe tani duan ta dëgjojnë si kryetar bashkie në mbledhje të tillë.
Në fund shtrojmë një pyetje: Çfarë ka më shumë Erion Veliaj se Fredi Beleri që duhet të shkojë në zyrë apo në mbledhjen e Këshillit Bashkiak?/ CNA
Zv.kryeministrja Belinda Balluku në replikën e saj ndaj de...
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi so...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirden...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën ...
Ministrja Delina Ibrahimaj në fjalën e saj në Kuvend ku pr...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, akuzoi sot mazhorancën se...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dhënë një de...
Deputeti Erald Kapri reagoi mesditën e sotme lidhur me për...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u përjashtua ng...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zë...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë i komunikoi sot deputeti...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukture...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë detaje në Kuv...
Demokrati Flamur Noka deklaroi sot se programi për paqen f...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Kuvend lid...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur ditën e so...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka fol...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se paqja ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend ka fol...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...