Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian)
Takimi i liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, më 23 qershor, u zhvillua në sfondin e luftës së përgjakshme agresive të Putinit. Ata duhësisht u solidarizuan me Ukrainën, viktimën aktuale dhe me Moldavinë viktimën potenciale të radhës; të dyjave u dhanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union. Por një Këshill Europian në kohë lufte do të kishte në rend dite domosdoshmërisht shtrëngimin e radhëve përballë armikut.
I vetmi shtet deviator brenda orbitës së BE-së, i cili ka refuzuar sanksionet europiane kundër Rusisë së Putinit dhe ka rikonfirmuar miqësinë me agresorin, ka qenë Serbia. Sipas traktateve në fuqi Serbia është detyruar të linjëzohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Presidenti Vuçiç, megjithatë, as në të kaluarën nuk ka miratuar masat e BE-së kundër Putinit. Megjithatë, ky vend po bën negociata anëtarësimi me BE-në që prej tetë vjetësh dhe ka mbyllur disa kapituj.
Çuditërisht nuk pati shumë bujë për këtë në mbledhjen e Këshillit apo në samitin paraprirës të liderëve të BE-së dhe homologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor. Vuçiçi mori ndihmë nga dikush që në përgjithësi nuk do të pritej të ishte aleat për këtë gjë: nga Kryeministri i Republikës sonë!
-Perdja e tymit
Së pari, në një lëvizje që spostonte vëmendjen, Vuçiçi u propozoi kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të bojkotojnë samitin e ardhshëm, pasi kishte pak mundësi që këto të fundit të merrnin një datë për fillimin e negociatave me BE-në. Shkak për këtë dihet se në dy vitet e fundit është një veto bullgare pa lidhje për të cilën është folur e shkruar shumë.
Se si një bojkot i tillë do të ishte i dobishëm për të gjetur një zgjidhje për problemin, mbetet një mister. Edhe pse pikërisht Serbia duhet t'u propozojë fqinjëve të saj një të tillë mënyrë veprimi mbetet e pakuptueshme.
Megjithatë, kryeministri Rama nxitoi të njoftojë se do të ishte dakord me bojkotin. Një gjest i tillë i paprecedentë u bë tema e ditës në mediat kryesore e vazhdoi të bënte jehonë edhe pasi bojkoti u ndërpre një ditë më pas. Së bashku me veton bullgare, “bojkoti” theksoi "dramën e negociatave" në Bruksel duke mos lënë hapësirë për të diskutuar çështjen urgjente të një kolone të pestë në mesin të europianëve.
-Apologjeti
Edi Rama në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe në vijim me deklaratën e tij në konferencën për shtyp me Vuçiçin, justifikoi haptazi qëndrimin serb ndaj Rusisë; duke shtrembëruar ose ekzagjeruar faktet historike dhe ekonomike. Rama shkoi më tej duke kritikuar Bashkimin Europian e Perëndimin për presionin e tij ndaj Serbisë për këtë çështje.
Një qëndrim i tillë është një risi e papritur dhe shqetësuese në Shqipërinë post-komuniste, ku qeveritë e klasa politike, të mbështetur nga opinioni publik, janë rreshtuar gjithmonë me BE-në dhe me Perëndimin në çështjet e sigurisë.
-Mungesa domethënëse
Po kaq e paprecedentë sa apologjia për Vuçiçin ishte edhe qasja e tij ndaj Kosovës. Me të drejtë Rama kritikoi Brukselin për vonesë në liberalizimin e vizave për kosovarët (kuptohet pa përmendur se orteku i emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria duke filluar nga v.2014 është një shkak kryesor). Shumëkush do të donte që këtë deklaratë Kryeministri shqiptar të enjten ta bënte në konferencë shtypi përkrah Presidentes së Kosovës. Por nuk mund t'i kesh të tëra në jetë.
Risia shqetësuese është se Rama as në samit e as në konferencë shtypi nuk apeloi për njohjen diplomatike të Kosovës: as njohjen nga Serbia që mbetet strumbullari i problemit e as nga pesë shtete anëtare të BE-së. Në të shkuarën, një apel i tillë në samite si ky, ka qenë pasazh fiks i fjalimit të ofiqarit të Tiranës; qoftë ky president, kryeministër apo ministër i jashtëm. Befas po rezulton se nuk është më kështu.
Njohja diplomatike e Kosovës nga Beogradi ka qenë një kërkesë konstante e Perëndimit. Ndërsa Uashingtoni e ka shprehur publikisht, qartë e përsëritur edhe Europa fatmirësisht po ecën në këtë udhë. Mjafton të kujtojmë deklaratat e kancelarit gjerman para pak javësh në Prishtinë e Beograd. Pikërisht në këtë moment të artë Edi Rama e çon dëm platformën e samitit duke heshtur për njohjen e Kosovës. Pikërisht, ai Edi Rama, i cili në nëntor 2014 në Beograd, bënte lajm duke i kërkuar Vuçiçit njohjen e Kosovës (e kam thënë atëhere dhe përsëritur së fundmi se diplomacia e karshillëkut dhe e megafonit është kundërproduktive. Të tilla ishin edhe ekzagjerimet verbale të ditëve të fundit kundrejt Bullgarisë. Edhe pse në thelb me vend ato në Europë u perceptuan përgjithësisht si kllouneske).
Problemet që rrjedhin nga mosnjohja e Kosovës prej Beogradit kanë sjellë pasoja penguese në Procesin e Berlinit dhe në realizimin e produktit të tij Tregut të Përbashkët Rajonal. Vuçiç e Rama e "zgjidhën" problemin duke përjashtuar Kosovën tok me dy shtete të tjera nga nisma e tyre në Novi Sad (Minishengeni, "Ballkani i Hapur").
Kjo nismë që konsiderohet si një "konkurrencë e pashëndetshme për integrimin në BE" nga zyrtarët e Komisionit Europian ka marrë së fundmi mbështetjen retorike të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Si Rama ashtu edhe Vuçiç kanë konsoliduar pushtetin e tyre personal gjatë dekadës së fundit duke çmontuar kontrollet e balancat kushtetuese, duke heshtur median dhe duke politizuar burokracinë shtetërore. Skandalet e korrupsionit të lartë dhe të përzierjes me mafian kanë qenë të shumta.
Por zhvillimi gjeopolitik i fundit shtron, të paktën për Shqipërinë, një shqetësim shtesë që duhet trajtuar. Opozita politike në Tiranë, tashmë e ringjallur, e ka denoncuar që herët afrimin e dyshimtë me Beogradin pasi e shikoi se po bëhej në kurriz të Kosovës. Tashmë do të ketë më shumë motive për të kundërshtuar me fjalë e me vepra.
Genc Pollo
Ish-ministër dhe deputet
24 qershor 2022
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...