Rama dhe Kurti kanë mazhoranca solide, ndryshimi mes tyre
Albin Kurti nuk e ka patur një ditë të qetë në qeverisje q...

Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shihet që media i kushton më shumë vëmendje mbytjes së 5 personave kureshtarë për të parë së afërmi mbetjet e anijes Titanik, sesa mbytjes së 700 refugjatëve në brigjet e Greqisë që kërkonin një jetë më të mirë në Europë.
Korit të revoltës që buçet në rrjetet sociale ju bashkua edhe ish Presidenti amerikan Obama që kritikoi “hipokrizinë e medias perëndimore”
Kontrasti mes 5 personave që paguan 250 mijë dollarë secili për të shuar kureshtjen për rrënojat e Titanikut të zhytur 3800 metra në thellësi të oqeanit Atlantik dhe 700 emigrantëve nga Afganistani dhe Pakistani, i bën komentet dhe reagimet edhe më cinike.
Ky është rasti klasik ku vendimi se cila ngjarje merr përparësi jo vetëm ngre pyetje, por edhe çon në protesta publike.
Përplasja e “dy aventurave” është rasti për të shpjeguar se si funksionon media. (Media tradicionale dhe jo ajo e rrjeteve sociale)
1.Lajmi
Padyshim, siç edhe dihet jo çdo ngjarje që ndodh përbën lajm. Ka një sërë elementësh që e bëjnë një ngjarje me bindëse, më të rëndësishme dhe me interesante për audiencën.
Në rastin e incidentit të nëndetëses lidhur me rrënojat e Titanikut, natyra unike dhe historike e ngjarjes mund të kenë qenë faktorët që redaktorët të mendojnë se publiku do të jetë i interesuar. Ngjarje si mbytja e Titanikut ndodhin njëherë në 100 vjet, ashtu siç lajme ku një ekip milionerësh humb jetën nga kurioziteti për të parë rrënojat e anijes në fund të oqeanit ndodhin vetëm një herë.
Historia e 5 milionerëve që bëhen famozë edhe për shkak të aventurës të pazakontë, është përballë një aventure tjetër e shkaktuar jo nga qejfi por nga drama e emigracionit.

Megjithatë, për audiencën ndërkombëtare kategorizohet si ngjarje “rutinë” panorama ku qindra refugjatë nga vende të shkretuara nga lufta humbin jetën në kërkim të një jetë më të mirë në perëndim. E tillë do të ishte edhe nëse pranë rrënojave të Titanik, incidente të tilla do të ishin të zakonta.
Në kriteret e veçanta që një ngjarje e kthejnë në lajm janë: E pazakonta, drama dhe personazhi publik.
“Vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e 10 mijë personave është statistikë”, thoshte me cinizëm Stalini.
A ka fituar shoqëria imunitet ndaj vdekjeve të njerëzve të zakonshëm? Ky është një debat tjetër që natyrisht ka nevojë për një sërë aktorësh historik, politik, mediatik apo psikologjik të cilët mund ta orientojnë.
2. Interesi dhe angazhimi publik
Titaniku zë një vend të rëndësishëm në kulturën popullore dhe misioni për të parë mbetjet e tij mund të ketë zgjuar kureshtjen dhe të ketë krijuar një ndjenjë magjepsjeje te njerëzit.
Një ngjarje dramatike që mban kuriozitetin gjallë për disa ditë është nga ato raste që redaktorët nuk i lënë të humbasin. Këtu mjafton të kujtoni edhe historinë e Ajlanit, vogëlushit të gjetur pa jetë në brigjet turke i cili u shndërrua në simbol të dramës së klandestinëve sirianë ku media e mbajti gjerë e gjatë në fokus historinë e tij. Madje edhe u kritikua se kaloi çdo limit etik për ta servirur ngjarjen nga çdo kënd.
3. Qasja në informacion
Nëse një incident ka informacion më të disponueshëm në krahasim me një tjetër, ai mund të ndikojë që të marrë përparësi Në rastin e fundosjes së refugjatëve, marrja e informacionit të saktë dhe të detajuar ishte sfiduese, duke çuar në mbulim të kufizuar dhe sporadik. Megjithatë, loja mediatike për ta ilustruar ngjarjen me histori që buronin nga e shkuara, lidhje mes momenteve të ndryshme historike apo gjysmëkonspiracione, e bëri akoma edhe më intriguese për të stacionuar njerëzit përballë këtyre zhvillimeve.
4. Koha dhe konkurrenca
Media është një industri dinamike me konkurrencë të egër. Lajmet e fundit dhe ngjarjet në kohë reale shpesh kanë përparësi. Raportimi “DIREKT” duke shtuar edhe fjalën “NGA VENDNGJARJA” është tejet tundues. Drama e nëndetëses në lidhje me mbetjet e Titanikut u shfaq si një lajm i madh, i veçantë dhe interesant në një kohë të varfër me ngjarje të mëdha.
Ka gjithmonë një keqkuptim mes ngjarjeve me interes publik dhe ngjarjeve interesante për publikun. Dhe kjo vlen edhe për median profesioniste pa folur këtu për median e re dhe median e rrjeteve sociale ku zhytja në uji e një personazhi “publik” mund të gjenerojë me shumë pëlqime dhe komente se shpërthimi i nëndetëses ku humbën jetën 5 milionere.
Thënë më thjesht ngjarjen nuk e bënë interesante paratë që ata kishin mbi tokë, por historia që ata lanë nën oqean.
Albin Kurti nuk e ka patur një ditë të qetë në qeverisje q...
Shqiptarët kanë qenë populli më i sulmuar dhe më i mas...
Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam usht...
Matura shtetërore, në vend që të ishte një sfidë e të rinj...
Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamsho...
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...