web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët të jenë gati, aleanca me Amerikën do na japë rajonin e tretë

23 Qershor 2023, 18:47, Opinione Spartak Ngjela
Shqiptarët të jenë gati, aleanca me Amerikën do na japë
Avokati Spartak Ngjela

Shqiptarët kanë qenë populli më i sulmuar dhe më i masakruar i Evropës. Por nuk janë sulmuar kot: se shqiptarët kanë qenë fuqi e madhe.

Pse, po të mos ishin të tillë, a mund t'i bënin për 25 vjet betejat e mëdha me Gjergj Kastriot Skënderbeun?

Si mund të luftosh 25 vite rresht, dhe me fitore heroike, kundër superfuqisë më të madhe të kohës, po të mos kesh qenë edhe t'i fuqi e madhe!

Sepse kanë qenë fuqi e madhe, prandaj dhe janë luftuar me dhunë të tejme shqiptarët në histori.

Në luftrat kastriotiane kanë qenë 4 milionë shqiptarët.

E kuptoni se çfarë kanë bërë hordhitë sllave kundër tyre?

Shqipëria kastriotiane ishte deri në Nish në Veri të saj, dhe deri në Janinë e Prevezë në Jug të saj.

Por...

Tani gjysma teritorit të pushtuar të  Shqipërisë është marrë nga shqiptarët me një shtet të ri - Kosovën; e cila emrin real të Arbërisë e ka Dardania.

I.

Por, pikërisht për këtë histori të madhe na duhet të theksojmë se:

Pa iliro-arbënorët, nuk do të kishte as Perandori Bizantine, as Perandori Osmane, dhe, Perandoria Romake nuk do ta kishte marrë shkëlqimin e saj të madh.

Perandoria Romake ka pasur 20 perandorë ilirë, nga viti 259 e deri në vitin 560 te erës së re. Por ishin betejat e mëdha të ilirëve kundër Romës të vitit 238-7 para erës së re, të Mbretëreshës Teuta të Ilirisë, që e tronditën Romën deri në themelet e saj, por që u dhanë edhe mundësinë princave të saj që të fillonin periudhën Ilirikum të Perandorisë Romake.

Dhe, Periudha Ilirikum e Perandorisë Romake është drejtuar nga ilirët e famshëm për 300 vjet. Këta kanë qenë 20 perandorët ilirë, të cilët e konsoliduan Perandorinë dhe krijuan modernizimin e saj në funksion të shtetit.

II.

Por, gjithashtu edhe...

Tre themeluesit e Bizantit dhe gjeneralët më të fuqishëm të tij, kanë qenë arbënorë; por edhe strukturat e brendshme të Bizantit, në rreth 900 vjet, janë drejtuat nga arbënorët e mëdhenj, shqiptarët e famshëm, princa dhe dukë të mëdhenj. Duka më i famshëm i të cilëve ka qenë në Durrës.

Por janë  shqiptarë edhe perandorët e famshëm si Anastazi i Parë, Justini  dhe, sidomos, Justiniani i Parë që i dha Perëndimit jurisprudencën e kodifikikuar me kodin e tij. Dhe Kodi i Justinianit është sot në themelet e jurisprudencës evropiane.

E pse të vijojmë, se, edhe Perandorinë Osmane, shqiptarët, si pashallarë të mëdhenj, ata e kanë drejtuar.

Por...

Pikërisht kjo histori e gjatë arbënore me kulmin e saj në luftrat kastriotiane me Gjergj Kastriotin, erdhi dhe, në fillim të Shekullit të XX, ka trembur edhe Francën, edhe Anglinë, por jo Perandorinë AustroHungareze, e cila i dha me forcën e saj pavarësinë Shqipërisë në vitin 1912.

E pra, të tremburit nga shqiptarët, kanë sjellë dhunimin e Arbërisë në favor të sllavëve, i cili vijoi egërsisht gjatë, deri në vitin 1912. Por që vazhdoi edhe deri në vitin 1999, në lidhje me Kosovën

III.

Por, që nga viti 1999, ka ndryshuar gjithçka: Arbëria e Madhe po ecën drejt bashkimit të saj, sepse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1999, pasi bombarduan Serbinë, i dhanë shqiptarëve shtetin e dytë në Gadishullin Ilirik - Kosovën...

Dhe...

Mbajeni mend se në këtë periudhë do të vijojë të ecë përpara çështja shqiptare në Gadishullin Ilirik. Kjo është e sigurt...

Sepse...

Tani që nuk ekziston më AustroHungaria, aleanca e shqiptarëve është me superfuqinë unike të Botës: me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte kjo aleancë që u dha shqiptarëve shtetin e dytë, por, historia që po ecën na thotë që do të jetë po kjo aleancë që Bashkimit Shqiptar do t'i japë edhe rajonin e tretë: Çamërinë shqiptare, e cila sigurisht që do të bëhet shkaku vendimtar për krijimin e Federatës Albaneze - Albanian Federation: Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri.

Tani...

Kjo federatë është domosdoshmëri për historinë e kësaj kohe; dhe shqiptarët duhet të jenë gati, sepse historia moderne ka ardhur tek ata: Pa botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e fitojnë dot luftën me Rusinë; prandaj aleanca e madhe me Amerikën është për shqiptarët fati i kësaj historie aktuale, kurse për Amerikën është domosdoshmëri në suksesin e saj politik të kësaj kohe.





19:12 Opinione Ekrem Spahiu

A ka burra ky vatan?

Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...

Lajmet e fundit nga