A quhet seksi në zyrë: Krim, kundërvajtje apo shkelje etike?
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...

Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që banonte te shkalla tjetër e pallatit. Ai quhej Stefanaq, por unë e thirrja shkurt. Në fakt nxehej e bërtiste:
-Mos më quaj Naqe, por Stefi, kupton?
Ashtu thosh përherë dhe unë përherë Naqe e thirrja. Më shihte egër, por u zbut më pas kur i shpjegova.
-Stefi quhet gjyshi i Goles e ti akoma nuk je më baba, pa le gjysh.
Një mëngjes kur po e prisja te dera doli Stela, e motra. Nga pas i vinte e ëma.
-Punë të mbarë bijë e të më bëhesh si Nerënxa! - e uroi ajo.
Stela sa mbaroi të mesmen po niste punë te Leshpunuesja e Korçës. Do bëjë qilima, më tha Naqja. E ndërsa ajo iku si flutur mua më erdhi pa kuptim urimi i së ëmës: “Të më bëhesh si Nerënxa!”
-Për kë Nërenxë fole?
-Për tonën, për gjyshen e Ladit, - më tha ajo dhe u fut brenda në shtëpi.
Atë çast mendova që ose Niqka, kështu quhej mamaja e Naqes, është e lojtur nga trutë e kokës, ose ka dashur të thotë emër tjetër, por gjuha i nxori Nerënxën.
Ngaqë Nerënxa qe një invalide me një këmbë, me një protezë druri që ato vite i bënin marangozët aq të rënda sa ajo donte gjysmë ore të ngjiste shkallët deri te shtëpia e saj në katin e dytë dhe… o nëne, o nëne, sa zhurmë i bënte këmba prej druri. Në çdo shkallë sa shkelte dëgjohej sikur shkarkohej një makinë me gurë. Ja pra pse nuk mund t’i uroje një vajze, u bëfsh si Nerënxa.
Në drekë i kërkova gjyshes të më thoshte pse Nerënxa qe me një këmbë.
-Ka marrë pjesë në një demonstratë kundër fashizmit dhe ushtarët pushtues gjuajtën me predha mbi njerëzit. Një prej tyre i preu komplet kockën dhe damarët e gjakut. Në spital ia sharruan se ndryshe nuk do qe gjallë. - më tha ajo.
Nuk e besova hiç. Nëse do qe e vërtetë do na vinte në shkollë e të na tregonte trimëritë e saj. Por kur pyeta babain dhe mora përgjigje njësoj thashë me vete, uau, Nerënxa qenka trime pa bujë, heroinë pa mburrje! Dhe nisa ta shoh më me respekt.
Më pas, ndër vite, invalidja e pallatit u gjendej të gjithëve sikur të qe me katër-pesë këmbë, jo me një. Dhe luftonte që mungesën e këmbës ta harronte vetë, por të mos e kuptonin as të tjerët. Mbaj mend që te Jani furrtari e çonte vetë lakrorin. E kapte me dorën e djathtë një anë, anën tjetër e ngjishte te barku dhe në dorën e majtë shtrëngonte bastunin. Ecte si patok krenar, nuk lejonte t’i afrohej kush. Apo kur shkonte për pazar te Sofroni. Rrinte në radhë si të gjithë. Shihte vëngër atë që i afrohej për ndihmë apo donte ta nxirrte në krye. Kapte vendin e vet pas të fundit që gjente dhe si favor kishte një karrike që ia sillte shitësi. Ulej atje e sa ecte radha para aq herë kërciste karrikja që ajo e luante vendit.
Ditë pas dite Nerënxa u bë një lloj administratore e pallatit. Pa rrogë, pa shpërblim. Ndodhte shpesh që ndonjëra nga gratë kishte fëmijën sëmurë, afrohej Nerënxa ta mbante, ta ushqente, t’i jepte ilaçet kalamanit që nënat të mos e humbnin një ditë pune. Ajo qe hera-herës dhe “orë me zile”. P.sh. sa herë Berti, shoferi i autobusit, kishte linjën e minierës Nerënxa i trokiste te dera që në 4 të mëngjesit.
-Çohu bir, feksi dita!
Po urimet më së shumti i merrte nga burrat e pallatit. Se kjo grua mirëdashëse shkonte pa gdhirë te dyqani i qumështit dhe zinte radhë për gjithë familjarët që ia kërkonin një natë para. Për vete linte karriken si shenjë, pastaj nga ana e burrave vendoste çanta, gurë, tulla dhe xha Andonit ia zinte radhën me një kapele të vjetër. Kështu ata çoheshin nga ora 5 e gjysmë e sa afroheshin te dyqani mbërrinte dhe makina e furnizimit. Blinin nga dy shishe qumësht, se aq lejohej, e secili nuk largohej pa uruar:
-Nerënxë, t’u bëftë dita një mijë!
Tani kur sjell ndër mend gjithë episodet më vjen me kuptim urimi i Niqkës për bijën e saj Stela:
-U bëfsh si Nerënxa!
E ka pasur fjalën për zemrën e kësaj gruaje të palodhur, për thelbin e jetesës së saj; të qe e dobishme për njerëzit paçka se jeta e kishte tronditur rëndë me traumën e mungesës së një gjymtyre. Në sjelljen e saj dukej e kuptohej që ajo kishte bërë një kompromis me paaftësinë që ia solli predha. Nuk iu nënshtrua dhimbjes dhe dobësisë, por ra dakord që të jetonin të dyja bashkë: Nerënxa dhe gjymtimi. Por jo të pengonin njëra-tjetrën, por të ndihmoheshin. Një mbasdite isha dëshmitar i këtij kompromisi. Shkova të takoja Ladin, nipin e saj, në dhomë pashë Nerënxën me protezën e këmbës në dorë. E ledhatonte, e fërkonte dhe i fliste:
-Shumë vickla ke hedhur sot, ma ke bërë gjurin copë. Por do qetësohesh, s’ke rrugë tjetër, duhet ta lësh rehat plagën se ndryshe do të të ndërroj. Do t'i them Mirit të më bëjë një protezë të re me dru të butë panje e ty do të të flak nga dritarja. Jo, jo, do të të mbaj, bëra shaka.
E ndërsa me një dorë fërkonte drurin, me tjetrën lyente gjurin me krem. Kalonin ditët me aq protagonizëm për të sa na dukej se edhe po të na shkrepte të mësonim balet ndonjë ditë do t'i drejtoheshim Nerënxës. Siç na ndodhi çudia e një mbasditeje nëntori. Ndërsa po luanim futboll mes mëhallash te sheshi para pallatit loja u bë aq e egër sa nuk po merrnim vesh në gjuanim për gola a shanim njëri-tjetrin. Një çast Golja tha se pa një arbitër nuk do luajmë dot. E na pëlqeu kjo zgjidhje. Po vrisnim mendjen se kush do qe arbitri.
-Të bëjmë Nerënxën, - thashë unë.
Vëllai im më pa me çudi:
-E si do na ndjekë Nerënxa ne në fushë?
Kishte të drejtë, por dhe unë kisha të drejtë. Për fat Nerënxa qe te hyrja e pallatit, bënte muhabet me Hajrien.
-A bëhesh arbitër i ndeshjes sonë të futbollit?
-Bëhem si s’bëhem, - tha ajo.
Dhe iku përpjetë, shkallëve. Do marrë bilbilin apo atletet, u tallën ata të mëhallës tjetër. Por ja që Nerënxa doli majë ballkonit te kati i dytë. Si kapiten anije zotëronte gjithë fushën. I ra bilbilit e briti:
-Lojë!
Një pamje unike, emocionuese. Arbitrim nga ballkoni.
Tani Nerënxa nuk rron më. Ka vite që iku andej matanë. E varrosën bashkë me protezën. Ama jetoi krejt si ne normalët. Vërtet pati një këmbë mangët, ama e jetoi fort, fort çdo sekondë. Se në gjoksin e saj nuk qe një. Ishin dy zemra…
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...
Drafti “konfidencial” i pakërkuar i Ramës për Asociaci...
Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsër...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...