Safeti s’bëri thjeshtë gojore, por palloi me lekët tona
Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamsho...

Matura shtetërore, në vend që të ishte një sfidë e të rinjve që në një moment delikat të jetës së tyre vë në provë arritjet e tyre në fushën e dijes, është bërë një farsë ku sfida është: kush arrin të kopjojë më shumë? Një farsë me pasoja të dhimbshme sidomos për maturantët e atyre shkollave ku provimi është zhvilluar sipas rregullave dhe që besojnë te studimi e jo te kopjimi.
Në vend që maturantët të kishin një sfidë se sa kujtojnë nga ato që kanë mësuar si p.sh.: virtytin sokratik, sipas të cilit, më mirë të pësoj të keqen se sa ta bëj; virtytin aristotelian, si e mesme e artë ndërmjet dy veseve ekstreme; virtytin senekian të miqësisë që do të jetë mbi çdo interes; virtytin volterian të përgjegjshmërisë njerëzore për të mirat që nuk bën; apo parimin jonasian të veprimit në atë mënyrë që veprimi t’i shërbejw jetës në tokë (duket utopi, por nga eksperienca në Itali, kjo është sfida e një maturanti italian), sfida e maturantëve bëhet kush kopjon i pari dhe dalja e tezës është treguesi kryesor i kësaj farse.
Gjithçka që maturantët kanë dëgjuar, lexuar në Letërsi, Edukimi qytetar, Sociologji, Filozofi u bëhet tërësisht e pavlefshme. Mësojnë virtytin e do sillen pa virtyt.
Shoqëria tërësisht e kalbur e baballarëve të tyre vë bijtë e saj në konkurrencën e aftësisë së kopjimit apo mashtrimit. Kjo ndodh prej vitesh dhe nuk po gjendet një zgjidhje. Para ca vitesh një koleg, që kishte korrigjuar disa teza, kishte venë re se në një ushtrim të matematikës gjithë klasa kishin vendosur shenjën e barazimit tek emëruesi i thyesës në vend që ta vendoste te vija ndarëse. Natyrisht, më i miri i kalesës e kishte vendosur rastësisht, pastaj gjithë klasa “të përpiktë ” në kopjim.
Të gjithë nxënësit që kopjojnë në këtë mënyrë mund të marrin më shumë pikë se më i miri klasës që kishte bërë ushtrimin i pari. Jo vetëm mbarojnë maturën në këtë mënyrë, por zgjedhin degë më të preferuara për shkollë të lartë, sepse shpërndarja e studentëve në shkollë të lartë është 50% bazuar te matura shtetërore.
Është koha të gjendet mënyra që maturantet të çlirohen nga ky stres i panevojshëm. Matura shtetërore është kthyer në një “sfidë” “jetë a vdekje”, që përcakton shpërndarjen në shkollë të lartë; “sfidë” në të cilën përfshihen prindërit, miqtë, paratë korruptive, pushtetarët për të krijuar kushtet që të kopjojë djali apo vajza e dikujt. Kështu prodhohet një diskriminim ku viktimat janë ata që mësojnë dhe fëmijët pa mbështetje.
Fare mirë mund të mendohet diçka ndryshe. Duke marrë si shembull Italinë, asnjë të keqe nuk do të kishte po të alternohet mënyra e zhvillimit të provimit të maturës dhe me bashkëbisedim me të dërguar të ministrisë e më mësues të jashtëm, ndërsa për shkollë të lartë le të bëjnë universitetet testin e hyrjes aty ku kërkesat janë më të larta se kuotat, ashtu si po fillojnë ta bëjnë te mjekësia. Mënyra e padrejtë e vlerësimit e për rrjedhojë e shpërndarjes në shkolla të larta, ua bën akoma më të neveritshëm këtë vend të rinjve dhe jo vetëm.
Në momentin që më mbërritën në celular, pamjet prej hamsho...
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...