Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët, apo të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. Por koha është të kërkojnë dhe të gjejnë fuqi nga vetja, fuqinë e burrave të kombit; që motivohen për brezat e ardhshëm, jo për votat e ardhshme; që interesin kombëtar e vënë përpara çdo interesi tjetër; që dinë të orientohen pikërisht në situata kritike sikurse gjëndet sot Kosova; që dinë të ndërtojnë komunikim, jo të bëjnë karshillëk mes vetit. Për më tepër, të pyeten nga burrështetasit e aleatëve natyralë të shqiptarëve, jo të mënjanohen prej tyre.
Vatani i përbashkët shqiptar kërkon pikërisht të tillë burra.
Pas 15 vjetësh shtet i pavarur, Kosova gjendet përsëri në një moment kritik. Një çerek shekulli më parë, ajo u gjend në pikë kritike, por për jetë a vdekje përfundimtare. Atëherë, SHBA dhe Europa, e shqiptarët natyrshëm bashkë me ta, ia arritën të bëjnë detyrën historike: bënë luftën ndoshta më të madhe për arsye vlerash perëndimore: çlirimin e Kosovës nga sundimi barbar njëshekullor serb dhe ndëshkimin e spastrimit më të egër etnik të kohëve moderne që kryente regjimi i Millosheviçit.
Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike në një çast tjetër kritik në atë vit të largët 1878 kur, në Kuvendin Mbarëkombëtar, në Prizren, lidhën besën, vullnetet dhe armët për bashkim kombëtar në vatanin e përbashkët shqiptar. Ashtu, sikurse i dhanë një mesazh të vendosur Europës se ishin bashkë dhe se Europa nuk duhet të harronte që pikërisht shqiptarët e bashkuar, pesë shekuj më parë, ishin bërë muri mbrojtës i saj.
Shqiptarët e patën bërë këtë detyrë historike edhe në vitin 1912, kur trojet shqiptare u tentuan të copëtoheshin përfundimisht nga fqinjët ballkanikë. Dhe këtë herë, të gjithë shqiptarët, nga Mitrovica në Çamëri, e bënë detyrën në Vlorë ku e shpallën vatanin e përbashkët shqiptar të lirë e të mosvarur. Këtë herë, në aleancë të paktën me gjysmën e Europës.
Nuk ishte më pak kritike periudha midis dy luftërave botërore, ku Shqipëria u rrezikua përsëri të copëtohej. Ishte një burrështetas amerikan, Uodrou Uillson që e shpëtoi për të mos e fshirë nga hartat. Por ishte edhe një burrështetas shqiptar si Mbreti Zog, që bëri zgjidhjen më të mënçur pas atij destabiliteti të gjatë gati 15 vjeçar: që i dha Shqipërisë shtetin, instrumentin themelor për t’u ndjerë i barabartë midis kombeve e për të zgjidhur, pas këtij hapi, çfardo obligim tjetër kombëtar, sikurse ishte bashkimi kombëtar, të cilin e kodifikoi në Statutin Themeltar të Mbretërisë. Sikurse bëri edhe zgjidhjen tjetër të mënçur: sigurimin e mbështetjes së SHBA, qeveria e së cilës e njohu nga të parat nën titullin “Mbret të Shqiptarëve” dhe që Ahmet Zogu i siguroi “... mirënjohjen më të thellë për këtë akt të miqësisë së përzemërt ndaj meje personalisht dhe për popullin shqiptar ...”, që e demonstroi deri edhe me përzgjedhjen për krijimin e familjes mbretërore.
Kosova sot po gjendet në një pikë të ngjashme kritike. Ku aspektet e tjera kombëtare kanë errësuar perspektivën themelore: njohjen ndërkombëtare. Ku nuk gjëndet unifikimi apo mirëkuptimi me Shqipërinë, e provuar si aleat strategjik i SHBA-së, antare e NATO-s dhe kandidate për antare e BE-së. Ndërkohë që po kjo Shqipëri, është e lidhur me detyrim kushtetues si shtet amë për çështjen kombëtare, çka shprehet në preambulën e Kushtetutës “... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Një obligim që e zbatoi në periudhën e terrorit dhe genocidit të Serbisë në Kosovë, kur i gjithë spektri politik shqiptar u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb - një qëndrim”.
Situata aktuale në Kosovë kërkon të evokohet përësëri thirrja “Një komb - një qëndrim”. Shteti shqiptar, krahas qëndrimeve të natyrshme si aleat i NATO-s, e ka të detyrueshme të shfaqet me një qëndrim kombëtar, jo vetëm deklarativ, as vetëm qeveritar, por mbarështetëror. Për interesa të tilla mbipartiake, çfardo pozitë dhe çfardo opozitë, lënë mënjanë interesat politike partiake, apo “luftën” reciproke, për të përcjellë një mesazh të përbashkët çka mund të ishte një “Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë”.
Për interesa të tilla strategjike mbarëkombëtare, burrështetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet ta kishin gjetur dhe duhet ta gjejnë atë hapësirë të artë, që shtrihet mbi xhelozirat e ngushta, për të diskutuar mbarëkombëtarisht alternativat më racionale për sigurinë dhe të ardhmen kombëtare.
Këto objektiva nuk arrihen kur karroca vihet përpara kalit, kur sovranizmi vihet përpara fuqisë ekonomike dhe ushtarake. As kur sovranizmi vihet përpara njohjes ndërkombëtare. Kur shpërfillen këto raporte madhore, sot pengmerren policë dhe jo që nuk tregohet dinjitet, jo më fuqi. Po nesër, kur mund të futen në lojë projekte edhe më të egra goditëse?
Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët, apo të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. Por koha është të kërkojnë dhe të gjejnë fuqi nga vetja, fuqinë e burrave të kombit; që motivohen për brezat e ardhshëm, jo për votat e ardhshme; që interesin kombëtar e vënë përpara çdo interesi tjetër; që dinë të orientohen pikërisht në situata kritike sikurse gjëndet sot Kosova; që dinë të ndërtojnë komunikim, jo të bëjnë karshillëk mes vetit. Për më tepër, të pyeten nga burrështetasit e aleatëve natyralë të shqiptarëve, jo të mënjanohen prej tyre.
Vatani i përbashkët shqiptar kërkon pikërisht të tillë burra.
Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimi...
Nga At Gregor Pelushi Ështe në fakt një nga temat më të m...
Sa kisha filluar gjimnazin. Në shkollë shkoja me Naqen që ...
Presidenti Bill Klinton kreu marrëdhënie seksuale orale me...
Sherbestaria ndaj politikës ia hoqi edhe këtë herë publiku...
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit...
Video-skandali i Gjicit nuk është erotik. Erosi është ...
Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashk...
Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e krye...
Tre policë nga Kosova, secili me një kallash, një dylb...
Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sot një pleksje nervash ...
Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të T...
Kur në vitin 2005 në skenën politike të Partisë Demokr...
Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të N...
12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupav...
Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të...
Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...
Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...