web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ardhmëria e Kosovës, e kërcënuar nga delirantët e mbipushtetshëm në Prishtinë

23 Qershor 2023, 16:00, Opinione Piro Ahmetaj

Ardhmëria e Kosovës, e kërcënuar nga delirantët e

Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam ushtruar, si dhe në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s, 26 vitet e fundit, kam ndjekur me vëmendje të shtuar dhe përgjegjësi shtesë situatën e Sigurisë në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, kam pasur privilegjin, sigurisht dhe detyrën që vlerësimet dhe rekomandimet strategjike për stabilitetin si dhe sfidat Euroatlantike të Kosovës, i kam  prezantuar dhe mbrojtur në NATO dhe forumet më të larta të sigurisë, në konferenca, panele dhe mijëra faqe të publikuara në kryeqytetet e rajonit, përfshi Beograd; në  Këshillin e Atlantikut dhe Institutin e Luftës në Washington; me Ekpertë/kolegë të sigurisë në Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Kolegjin e NATO-s Romë, etj, dhe pothuaj në 30 vendet e NATO-s. 

Me këtë rast, por për shkak të së vërtetës, doja të përmendja që "e vetmja vrejtje" (që sigurisht e kam për nder), në 36 vjet karrierë ushtarake, ka qenë gjatë funksionit të Përfaqësuesit Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s, kur nga Autoritetet më të Larta të Aleancës më është “tërhequr vëmëndja që të mbaja vendin”, pasi: “nuk Përfaqësoja Kosovën por vetëm RSh"!  

Në pamundësi për t'u dhënë përgjigje të dedikuar secilës nga studiot televizive, gazetave dhe portaleve të interesuara, në vijim po paraqes një përmbledhje mbi respektivisht dy çështjet thelbësore që dominojnë  debatin strategjik, politik, zyrtar dhe publik në Prishinë, Tiranë, Rajon, Bruksel, Washington, etj:  

SË PARI, mbi përshkallëzimin e situatës së sigurisë mbas arrestimit brutal të 3 policëve të FSK si dhe adresimi me papërgjegjshmëri delirante nga Prishtina Zyrtare:  

Pikësëpari, për sa vendimet e pamatura dhe aktivitetet  e pakonsultuara të Prishtinës Zyrtare, nuk mundet të mos shpreh jo vetëm shqetesimin por edhe revoltën strategjike për mungesën delirante të “sensit të mirënjohjes kombëtare” si dhe të  “detyrimeve shtetërore” për t'u konsultuar paraprakisht me “çlirimtarët/SHBA”  "domosdoshmërinë jetike" që ka Kosova për forcimin e bashkëpunimit me ShBA-në. 

E parë kështu, shpreh keqardhjen, për të mos thënë neverinë jo vetëm për: “riciklimin e kokëfortësisë marksiste, të bejteve populiste dhe të sovranitetit folklorik nga Qeveria e Prishtinës por edhe ndaj politikanëve të bunkerizuar; opinionistëve të gjithëditur në Prishtinë & Tiranë; përfshi këtu edhe ndaj 10-ra egocentrikëve të vetëvendosjes që protestuan ndaj të drejtës legjitime të Qeverisë së një Shteti tjetër sovran (Tiranës Zyrtare) për ushtrimin e përgjegjësive në mbështetje “të pakushtëzuar ndaj Kosovës”, për më tepër gjysmës tjetër të Kombit? 

Duke nderuar pa asnjë mëdyshje të rënët dhe sakrificat në shekuj, mbas 24 vitesh besoj edhe fort se në koshiencën mbarëkombëtare dhe  mbarëkombëtare dhe Institucionale, është inventarizuar dhe do të mbetet përjetësisht e kthjellët si kristal, që: “çlirimi nga pushtimi Serb në 12 qershor 1999 nuk u arrit as nga luftërat dhe as nga qëndresa e popullit të Kosovës”.

Për këtë mjafton të sjellim në memorien kombëtare, që SHBA/NATO/UK, u angazhuan për herë të parë në një luftë “jashtë artikullit 5”. Dhe vetëm falë kësaj lufte, Millosheviçi u gjunjëzua, më 9 qershor 1999,  nënshkroi në Kumanovë marrëveshjen e kapitullimit si dhe të  tërheqjes së forcave pushtuese (ushtarake & policore) deri në kufijtë e përcaktuar nga rezoluta  1244, por të shenjtëruar në Flamurin Zyrtar të Kosovës, nga vetë Shenjëria e Tij Ibrahim Rugova.    

Për shkak të së vërtetës, duhet ta sjellim në vëmendje që në Kumanovë, UÇK-ja nuk ishte as palë nënshkruese, as vëzhguese, megjithëse aty u vendos shkrirja dhe shndërrimi i saj në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ndërsa siguria territoriale e Kosovës, iu ngarkua KFOR-it, me mbi 37 mijë forca këmbësorie nga 36 shtete.

Në përmbledhje, e thënë fare më qartë, as ligjëratat marksiste mbi sovranitetin dhe as bejtet patriotike për të drejtat sovrane nuk do munden kurrsesi të errësojnë rolin përcaktues të “çlirimtarëve të vërtetë” [ShBA/NATO/UK] për çlirimin e Kosovës nga pushtimi Serb dhe as peshën kritike që USA/NATO vijojnë prej 24 vitesh të mbajnë për stabilitetin dhe ardhmërinë Euroatlantike të Republikës së Kosovës.  

E parë nga ky këndvështrim, data e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb (12 Qershor 1999), meriton të skalitet përjetësisht si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA si dhe dita e falënderimeve ndaj 36 vendeve dhe mbi 500 mijë ushtarakëve/misionarëve të KFOR-it për peshën kritike që kanë mbajtur për paqen dhe sigurinë, gjatë 24 viteve që lamë.

SË DYTI, sa ndërthuren arrestimi brutal i 3 policëve të FSK dhe Lufta në Ukrainë, si dhe A/Pse/Si po përdoret Beogradi zyrtar për interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor? 

Gjatë 25 viteve të fundit, kam pasur po ashtu, privilegjin dhe përgjegjësinë që "shqetësimet gjeostrategjike mbi armatosjen deri në dhëmbë dhe shpërdorimin e Beogradit nga Kremlini”, i kam ndarë në vetë të parë me formuluesin e “Planit të Paqes”, Ahtisaarin; me Senatorin e ndritur John McCain; Komandantët Supremë të NATO-s/Gjeneralët-USA me 4 yje (Klark, Jones, Cradook, Stavridis, Breedlove, Mattis, Petraus); si dhe me autoritetet më të larta të Prishtinës dhe Tiranës Zyrtare. Po ashtu për këtë çështje kam publikuar dhjetra vlerësime në Tiranë, Prishtinë, Rajon, Washington, Bruksel, dhe jo vetëm.

Gjithashtu, në 10 vitet e fundit i kam adresuar publikisht (në Shqip, Anglisht, Serbisht), disa pyetje të thjeshta, z.Vu?i? dhe Gjeneralëve të Tij, të cilat po i citoj: "Përse shpenzon më shumë se 1 miliard € në vit dhe pse armatoset deri në dhëmbë Serbia, (kryesisht nga Rusia) me Tanke; me18 Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe raketa FK-3 (Kineze), etj? Përse 3/4 e strukturave dhe fuqisë ushtarake ofensive i ka dislokuar në kufijtë shtetërorë të Kosovës? Nga cili vend apo Aleancë rrezikohet tërësia territoriale e Serbisë (?), si dhe integritetin e cilit vend sovran, përveçse të Kosovës kërcënon Serbia?

Jam i lumtur që pavarësisht që pyetjet e sipërcituara ende nuk kanë pëgjigje nga z. Vuçiç, [fatkeqësisht jo vetëm nga Ai], këto “shqetësime janë dëgjuar/lexuar” deri në Zyrën e Senatorit të ndjer, John McCain. Për pasojë, në vitin 2016 u realizua një vizit ispektimi dhe Beogradit iu kërkua zyrtarisht nga Senati i ShBA të “ngrijë” programet e armatmit (Mig/29 & Raketa) që kërcënojnë jo vetëm integritetin territorial të Kosovës, por edhe balancat e fuqisë ajrore si dhe interesat gjeopolitike të ShBA/NATO-s në rajon. 

Gjithsesi, më duhet ta përsëris qartë, përfshi për sovranistët folklorikë të Prishtinës: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Kosovës (që në të njëjtën kohë është nën përgjegjësinë e KFOR-it), përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Thënë këto, nuk ka kërkush mëdyshje, që historikisht, 24 vitet pas çlirimit të Kosovës apo 18 muajt e fundit të luftës në Ukrainë: “përqasja, qëndrimet dhe veprimet e Beogradit Zyrtar, janë/mbeten të ndërthurura dhe sikronizuara me interesat gjeopolitike të Rusisë në Rajon”. 

Konsideruar këtë, fatmirësisht, bashkë me humbjen e luftës në Ukrainë, Rusia – Putiniste ka keqdështuar për të ndezur një front të ri, duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar, ekstremistët e tipit Dodik, për të mbajtur ndezur frymën antiperëndimore apo duke diskretituar Beogradin zyrtar që kërcënon “deri me agresion ushtarak nën inspektimin e Ambasadorit Rus në Serbi !!” jo vetëm sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it.  

NË SHTESË, në kapacitetin e Ekspertit të SK, Rajonit dhe NATO-s, po paraqes respektivisht pesë rekomandime strategjike: 

1. Prishtina dhe Beogradi zyrtar, (jo vetëm në rastin konkret) do duhet të tregohen të përmbajtur duke i dhënë kohë dhe besim investigimit të KFOR-it, i cili sipas Marreveshjes së Kumanovës (06/1999), pra prej 24 vitesh vijon të mbetet strukturë përgjegjëse e kufijve të Kosovës. E thënë më qartë, ndërsa palet (Serbe dhe Kosovare) ende nuk i zgjidhin dot mosmarreveshjet ndërkufitare, OKB/NATO/BE mbeten në terren si albitër/garant ndërkombëtar.  

2. Beogradit zyrtar, kurrsesi të mos avokatojë grupet kriminale dhe radikalët nacionalistë në veri; të mos aplikojë qasje të shteteve terroriste për aktivitetet ndërkufitare (të ngjashme me sjelljen e Kim Jong-ut ndaj fqinjëve jugorë). Ndërsa Zoti Vuçiç, ish/Ministri Millosheviçit dhe i llastuari jo vetëm i Moskës mos t'i hedhë benzinë zjarrit me komente cinike  (me gjatarë dhe kërpudha) por të lirojë menjëherë 3 policët e prangosur brutalisht dhe t'i rikthehet dialogut “pa kushte” me Kosovën. 

3. Prishtina Zyrtare, për asnjë arsye, pa u konsultuar me aleatet strategjikë (USA/NATO), nuk do duhet kurrsesi të ndërmarrë (as ta mendojë), vendimmarrje dhe veprimtari me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit nga/me “Çlirimitarët/USA, që prej 24 vitesh mbajnë ende peshë kritike për sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”. Ndërsa gjenerata e rritur në liri dhe faktorët mëndjehapur të Prishtinës do ti këshilloja vllazërisht që: “marrëzinë e kërcënimeve ushtarake të Beogradit ndaj integritetit territorial të Kosovës si dhe ndaj prezencës së SHBA/NATO-s”, gjithashtu të mos e konsiderojnë vetëm si rrethanë të favorshme por një sfidë shtetërore për të ndërtuar paqen mes dy vendeve sovrane, (përtej prezencës së NATO-s që sigurisht nuk do të jetë e përjetshme…) ku qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës moderne, nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin dhe integrimin në NATO & BE.

4. Në të njëjtën kohë, do këshilloja faktorët e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që përfshi dhe përtej këtij rasti: “reagimeve të papërshkallezuar dhe kakofonisë për protagonizëm ballkanik”, e çmoj si emergjencë kombëtare, ngritjen e një “Grupi të urtësh/mendjehapur”, që përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe interesave kombëtare duke përgatitur një Patformë afatgjatë (2050): “Dy Shtete sovrane një Komb i vetëm”. Nga ana tjetër duhen garantuar parnerët strategjik (SHBA/NATO) se kjo “platformë e vonuar” jo vetëm nuk kërcënon por vetëm do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

5. Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj do t'ju sugjeroja që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta parakushtëzojnë me një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen dhe monitorohen nga USA/NATO/BE” se: do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitet (Mig/29, Raketa, Tanke, etj) deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin territorial dhe nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (sipas standardeve të NATO-s= 25 km ajrore & 5 tokësore), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve. 

Gjithsesi, përkundër riciklimit të klimës/rrënjve të konfliktit, pas 24 vjetësh besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor. 

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut;

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe

ish-Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.





19:12 Opinione Ekrem Spahiu

A ka burra ky vatan?

Shqiptarët nuk janë një komb që tremben nga të tjerët,...

14:30 Opinione Ilir Levonja

Basha, heroi i humbjeve

Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...

Lajmet e fundit nga