Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsyeje, ruan si sytë e ballit gjithçka ka shkruar e punuar aty. Edhe 10 dokumente të kesh hedhur apo 5 foto të kesh shkrepur... nga ankthi se ato mund mos i gjesh më në kompjuter për njëmijë e një arsye i hedh të gjitha në një USB dhe e bën gjumin më të qetë.
Pa ankthin se një kolpo dritash apo një bllokim kompjuteri mund të t'i “ vjedh” dokumentet apo kujtimet e tua. Individi, pra, plot zgjuarsi e me shumë prakticitet e krijon të sigurt "back up"-in e tij. Po shteti? Ai që mori përsipër dhe shitësin e misrave të pjekur ta fiskalizojë me fatura elektronike?
Që të besosh çdo detaj të jetës së një populli në "prizën” e një serveri duhet të kesh siguri e garanci super të forta. Në vazhdën e amullisë së krijuar, për shkak të pamundësisë për të përdorur shërbimet e ofruara nga platforma e-Albania, duke cituar mbi të gjitha, deklaratën e një institucioni zyrtar si AKSHI që garanton sigurinë e të dhënave të qytetarëve shqiptar, atëherë:
-"Back Up"-i i supozuar prej AKSHI-t pse nuk funksionon?
Normalisht kur punojmë mbi një dokument në kompjuterat tanë personalë, sigurohemi që përpos kompjuterit ku po punojmë, ta ruajmë dokumentin edhe në mënyra të tjera siç janë USB/Hard Disk të jashtëm madje duke shkuar edhe më tej te platformat online si "DropBox", "ICloud" etj.
Përderisa një përdorues i thjeshtë ndërmerr këto hapa për të siguruar të dhënat e tij, pritshmëritë e secilit prej nesh janë që parimisht kjo procedurë të ndiqet dhe nga specialistët që kanë në dorë të dhënat e të gjithë shqiptarëve.
Përderisa e-Albania është e paaksesueshme prej disa ditësh, për këtë çështje duket se ka dy mundësi:
1- "Back Up"-i nuk ekziston, gjë që të shtyn të mendosh që është lënë në mënyrë të qëllimshme dhe me urdhër të prerë sepse çdokush që është pjesë e botës së informatikës e di mjaft mirë që puna nuk kryhet pa një "Back Up".
2- "Back Up"-i ekziston, por nuk është i përditësuar, kjo vjen si pasojë e një neglizhence në rastin më të mirë, për të mos thënë paaftësie, nga ana e strukturave përgjegjëse për menaxhimit e platformës dhe të AKSHI-t si institucioni që ka për detyrë të kryejë kontrolle të vazhdueshme për të siguruar kryerjen e çdo veprimi në platformë konform standardeve dhe certifikimeve, në mënyrë që të dhënat të jenë të sigurta.
Nëse "Back Up"-i i e-Albania do të ishte korrekt, platforma do të ishte online për çështje minutash në rastin më të keq orësh.- të paktën kështu mendojnë ekspertët e kësaj fushe.
Dhe sigurisht që pas kësaj situate e cila duhet vlerësuar dhe si një përvojë për të nxjerrë mësime lind si domosdoshmëri që organet ligjzbatuese të marrin masa emergjente për:
• Shtimin e kapaciteteve të strukturave të hetimit kibernetik në Policinë e Shtetit. Kjo masë të vazhdoj zinxhir dhe në përforcimin e kapacitetetev hetimore në Prokuroritë e të gjitha niveleve.
• Paisja me mjetet e nevojshme dhe mbështetje institucionale e financiare e strukturave të hetimit kibernetik në të gjitha nivelet.
• Rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Proçedurës Penale në lidhje me këto vepra, dhe përcaktimin e procedurave specifike për mënyrën e dokumentimit dhe hetimit të tyre.
• Rishikimi i ligjeve që prekin këto fusha, duke harmonizuar përvojën, dështimet, por dhe risitë e teknologjisë.
• Rritja e ndërgjegjësimit institucional. Krimi kibernetik po merr një vëmendje të veçantë kohët e fundit pasi shihet si një nga dyert e hapura të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
• Gjetja e formave dhe mënyrave të shpërblimit për strukturat e hetimit kibernetik dhe rritjen e aftësive të tyre profesionale, për t’iu përgjigjur vrullit të rritjes së shpejtë të teknologjisë.
Të gjitha këto do të na shërbejnë që nesër të mos na “fiken llambat” nga një pirat shqipfolës apo gjuhëhuaj folës.
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...