Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Nëse je në dilemë për dhuratën që duhet t’i bësh një mikut tënd kinez, zgjidh çfarë të duash, vetëm portofol jo. Kuletës – siç i themi ne rëndom – ia kam harruar “fytyrën” edhe unë që kam vetëm 9 muaj në Pekin, imagjino vendasit. Duket e çuditshme, por në Kinë edhe dy gjethe sallatë jeshile te fshatari në skajin më të humbur, do të duhet ta blesh duke skanuar kodin QR me telefon. Pa folur pastaj për qytetin, autobusët, metrotë, biçikletat smart, taksitë, supermarketet, baret e restorantet e deri te dentisti apo spitali. Të gjitha ato që ua merr, por edhe ato që nuk ua merr mendja, paguhen vetëm me telefon, pa para "cash" dhe pa kartë krediti. Madje, edhe borxh po të të duhet, e merr nga dikush tjetër, po përmes telefonit. Mund të frikësoheni, p.sh. nga humbja e celularit (vetëm po të ra në ujë, sepse këtu ka shumë pak shanse të ta vjedhin), ose për baterinë e rënë. Për këtë të dytën e kanë gjetur zgjidhjen: edhe nëse telefoni juaj është bosh mjafton ta afroni atë te lexuesi i kodit QR për të marrë p.sh. biletën e metrosë. Ndërkohë, pothuajse në çdo metër, në çdo njësi tregtare, mund të marrësh një "power bank" me një pagesë simbolike...
Sipas një raporti të fundit, publikuar në 15 qershor nga Shoqata e Pagesave të Kinës, numri i përdoruesve të pagesave online arriti në 904 milionë në fund të 2021-shit, rreth 50 milionë më shumë se një vit më parë. Vetëm gjatë kësaj periudhe bankat kineze trajtuan 102.28 miliardë transaksione të këtij lloji, me një vlerë totale prej 2.353.96 trilionë juanë (rreth 350.000 miliardë dollarë). Shifra të çmendura, të cilat e bëjnë Kinën të mos ketë asnjë rival në glob në atë që quhet “revolucioni i pagesave pa para”. Imagjinoni të jeni në gjendje të paguani për çdo gjë me një objekt që e keni gjithmonë me vete, siç është celulari juaj: që nga një buqetë me lule, një biletë avioni për në Europë apo një "Tesla" apo "Rolls-Royce". Edhe ndonjë lypës i rrallë e preferon dhurimin me aplikacion. Ndryshe nga sa mund të mendohet, pagesat me celular janë shumë të zakonshme, jo vetëm nga të rinjtë. Ato kryhen përmes dy aplikacioneve kryesore: "Alipay" aktualisht ka mbi 1 miliard përdorues aktivë, ndërsa "Wechat Pay" rreth 1.1 miliard. Ndërkohë, konkurrenti më vip i aplikacioneve kineze, "Apple Pay", ka “vetëm” 383 milionë përdorues në mbarë botën.
“Cashless revolution” (Revolucioni i pagesave pa para) gjithsesi do të ishte i mangët pa infrastrukturën e internetit. Vetëm gjatë dekadës së fundit Kina ka zhvilluar rrjetin e komunikacionit të lëvizshëm dhe internetit të brezit të gjerë me fibra optike më të mëdha dhe teknologjikisht më të përparuar në botë. Stacionet bazë 4G të Kinës përbëjnë më shumë se gjysmën e vëllimit të përgjithshëm botëror, ndërkohë që janë ndërtuar 1.615 milionë stacione bazë 5G për 413 milionë përdorues të telefonave 5G. Ky rrjet tashmë mbulon të gjitha qytetet në nivel prefekture dhe zonat urbane në nivel konteje, si dhe 87 për qind të zonave urbane në tërë vendin me 1.4 miliardë banorë. Telefonat celularë apo smartfonët në Kinë janë aq të domosdoshëm e të “respektuar”, saqë në disa rrugë qytetesh si p.sh. në Chongqing janë krijuar korsi me dizajnin e telefonave inteligjentë, të rezervuar për ata që ecin duke i përdorur. Sipas Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit, edhe 2.400 projekte "5G+internet industrial" janë në ndërtim e sipër, duke krijuar mbi 20 mijë skenarë përdorimesh të teknologjisë 5G. Aktualisht në Kinë sot operojnë 301 kompani me një vlerë të paktën mbi 1 miliardë dollarë në sektorin e internetit, duke zënë 25% të vëllimit të përgjithshëm botëror.
Por pavarësisht këtyre arritjeve, duket të nxitojmë dhe të mos shkruajmë “ngadalë”. Duket e çuditshme, madje futuriste, por edhe pagesa përmes aplikacionit së shpejti mund të bëhet e vjetëruar në Kinë, duke u zëvendësuar nga pagesa me njohjen e fytyrës. Gjithsesi, deri atëherë për pagesat do të duhet telefoni celular, apo më mirë smartfoni. Çdo orë studiuesit kinezë shpallin shpikje të reja, sidomos për t’i zgjatur jetën baterisë, ose për ta karikuar atë pa pasur nevojën e energjisë elektrike. Më kuriozi është gjeneratori “Steg”, i eksperimentuar në Universitetin e Pekinit, i cili arrin të karikojë përmes elektroneve të prodhuara nga trupi ynë, të cilat “transferohen” nga dora në baterinë e celularit. I çuditshëm është edhe projekti i studiuesve të “China Academy of Launch Vehicle Technology”, të cilët kanë arritur që nxehtësinë e ujit (që ekziston në çdo tavolinë kineze) ta shndërrojnë në energji elektrike. Një shishe e veçantë me usb mund të sigurojë 20 deri në 30 minuta energji elektrike, vetëm duke u mbushur me 300 deri në 500 mililitra ujë të vluar. Edhe për smartfonin me baterinë më të fuqishme, Kina mban rekordin botëror. Së fundi brendi kinez i dorës së dytë “Ulefone”, ka lançuar një telefon me bateri-monstër që zgjat deri në 25 ditë. Bateria e saj “Power Armor 13” garanton deri në 600 orë kohë gatishmërie, 5 ditë përdorim standard ose 17 orë pa ndërprerje. Edhe në këto momente që po lexoni, po shpallet një shpikje e re kineze...(CRI)./CNA.al
Viti 1963. Gjimnazist. Viti i dytë. Në klasë futet Fi...
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të...
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...