Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të plotë të premten, krijoi një entuziazëm të madh mediatik për shpëtimin që na vjen nga ky organ sa herë flitet për rreziqe të sigurisë kombëtare. Shqipëria është nga vendet e pakta në kontinent, që nuk ofron studime pasuniversitare për sigurinë kombëtare. Profesionistët e vërtetë të kësaj fushe formohen duke punuar ose duke ndjekur kurse specializimi afatshkurtra. Madje, si për ironi të fatit, ditën e daljes në dritë të këtij raporti z. Bendaj vijonte në USA një trajnim afatshkurtër për elementë të lidhur me sigurinë kombëtare.
I vetmi specializim që ofron një përgatitje për mbrojtjen e elementëve të sigurisë kombëtare, organizohet çdo vit në Akademinë Ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe zgjat 3 muaj. Çdo studim tjetër në nivel master që zhvillohet në Shqipëri, ka lidhje me formimin në fushën e sigurisë publike. Shpesh nocioni siguri kombëtare dhe siguri publike janë përzier rrëmujshëm dhe pa një merak shkencor për definicion korrekt. Por në debate dhe këndvështrime të mirëfillta shkencore ato kanë dallime thelbësore. Megjithatë, nga një anketim i bërë së fundi në nivel ballkanik, vetëm 7% e shqiptarëve kanë dijeni bazike mbi rreziqet e sigurisë kombëtare që ju kanosen. Pjesa tjetër ose nuk kanë dijeni aspak, ose i ngatërrojnë këto rreziqe me ato të rendit dhe sigurisë publike.
Raporti i fundit i SHISH, pavarësisht se futi në kurth opinionin publik me histori spiunazhi, shkruar nga kalemxhinj të vjetër që jetojnë ende me përditshmëritë e komunikimit me kabina telefonike të harruara, ia doli të japë një ekspoze të shkurtër dhe të ngurtë të rreziqeve kombëtare.
Për një përkufizim të shpejtë, rreziqet e sigurisë kombëtare janë flukse veprimesh armiqësore që vijnë nga vende jo mike dhe që favorizohen nga elementë të brendshëm destruktiv të sigurisë publike. Ky koncept në dukje abstrakt merr trajtë reale kur flitet për çështje konkrete.
Për sa më lart, Shqipëria rrezikohet kryesisht nga këto elemente:
- Krijimi i një destabiliteti të brendshëm për të dëmtuar proceset integruese dhe imazhin e Shqipërisë si vend pro perëndimor dhe anëtar i NATO-s;
- Dëmtimin ose uljen e efektivitetit të kapaciteteve tona mbrojtëse, që janë ndërtuar dhe ekzistojnë falë koordinimit dhe mbështetjes nga strukura partnere, kryesisht vende të NATO-s;
-Dëmtimin e resurseve ekonomiko-financiare duke depërtuar me subjekte në mbulim që synojnë të dëmtojnë ose marrin në kontroll dhe varësi sektorë jetikë në këto fusha;
- Korruptimin e vazhdueshëm të niveleve drejtuese politike dhe vendimmarrëse në Shqipëri për nevoja të përmbushjes së misionit të tyre jo miqësor;
- Nxitjen e panikut dhe pasigurisë së brendshme publike, e lidhur edhe me fuqizimin e grupeve kriminale, duke ndikuar në mënyra të ndryshme për përkeqësim të parametrave të sigurisë;
- Propagandimin për mungesë shprese, pesimizmi dhe emigrimi si zgjidhje, me qëllimin për të nxitur shpopullimin e Shqipërisë brenda një kohe sa më të shkurtër;
- Marrjen nën kontroll të elementëve që ndikojnë në opinionin publik për të tërhequr sa më shumë qytetarë në simpatinë dhe kauzat e tyre jomiqësore;
-Dëmtimin e elementëve mjedisorë dhe të atraksioneve turistike për uljen e përfitimeve ekonomike dhe rrudhjen e të ardhurave në këtë fushë;
Përveç sa më lart, rreziqe të tjera mund të quhen të bardha. Ato vijnë nganjëherë edhe nga vende mike, të cilat pavarësisht partneritetit, duan të penetrojnë në forma tradicionale dhe jotradicionale spiunazhi për të kuptuar pikat e dobëta dhe seriozitetin e angazhimeve tona institucionale në marrëdhënie me ta. Pra, ata duan të kuptojnë nëse jua kemi me hile ose jo dhe sa të vërtetë jemi në ato që ju premtojmë dhe bashkëpunojmë.
Krahas vëmendjes dhe seriozitetit institucional për t'i trajtuar rreziqet e mësipërme me përparësitë e duhura, të gjithë qytetarët kanë detyrimin të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në përditshmërinë e tyre. Sipas të gjitha kalkulimeve strategjike të elementëve të sigurisë kombëtare, Shqipëria ka probabilitetin të pësojë më shumë humbje nga një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj, sesa nga një shpërthim i madh që do t'i prishte pjesë të konsiderueshme të shtëpisë.
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...