Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëllojshmëri reagimesh duke filluar nga reagimet më entuaziaste që me gjasa barasvlerësojnë çeljen e negociatave me anëtarësimin në BE (ndërkohë që janë dy gjëra krejt të ndryshme) deri te reagimet më pak entuaziaste dhe gjykuese për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri në konferencë.
Europa është një destinacion shpirtëror për një pjesë të mirë të shqiptarëve. Shumë shqiptarë kanë qenë përkatësi e Europës pa i kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Kanë dashur muzikën e saj, artin e saj, shkrimtarët e saj dhe gjithçka tjetër. Përtej kësaj panorame nuk mund të ketë shqiptar që nuk mund t'i gëzohet një afrie me Europën për vetë faktin se nuk ka një familje shqiptare që nuk ka të paktën një anëtar të familjes që ka emigruar në Europë. Shqiptarët e kanë krejt të qartë pasi e provuan kalimin nga radha rraskapitëse e ambasadave te procesi i liberalizimit të vizave. Pra, çdo shqiptar e di domethënien e një hapi drejt Europës.
Ajo çka rrudh entuziazmin e shqiptarëve në këtë rast është kartëvizita që është përdorur për çeljen e këtyre negociatave dhe kjo është një çështje që e kalon përkatësinë partiake, pasi skandali më i madh dhe ai më i afërt që prek çështjen e inceneratorëve, nuk është një skandal që i përket veç opozitës, por çdo shqiptari pasi milionat e eurove që kanë shkuar në drejtim të paditur nuk kanë dalë nga buxheti i opozitës, por nga buxheti i shtetit dhe buxheti i shtetit i përket çdo shqiptari pavarësisht bindjes partiake, prejardhjes apo besimit fetar.
Edhe një film vizatimor ka skenar më të besueshëm se skenari i skandalit të inceneratorëve dhe kur kryeministri i vendit flet për drejtësi në zemër të Europës duke mohuar opozitën e vendit, duhet të jesh ose i marrë ose i dehur për të qenë entuziast.
E theksoj dhe e ritheksoj, mohimi i opozitës nuk është mohimi i një individi të vetëm, por është mohimi i të gjithë vullnetit të atyre shqiptarëve që kanë votuar kundër Partisë Socialiste dhe kjo është e rëndë, pasi është shkelje e hapur e demokracisë në sytë e Europës.
Rrudhja e entuziazmit vjen edhe kur përballesh me deklaratat e lirisë së shtypit në Shqipëri, ndërkohë që kryeministri ka hapur një shkollë riedukimi për çdo gazetar që guxon t'i vërë në dukje standardet e shumëfishta që aplikon kryeministri, ku burri i ministres gdhihet investitor strategjik me paratë e fituara në emigracion.
Të gjitha këto skandale e shumë të tjera para këtyre, mpakin entuziazmin e çdo njeriu që nuk mendon veçse sa për të jetuar, por mendon edhe për të menduar.
Skandalet që ndodhin në Shqipëri do të përbënin skandal në çdo vend të Europës, por për Shqipërinë kemi standard tjetër gjykimi dhe qasjeje. Fabrikimi i një standardi të posaçëm për Shqipërinë, e rrudh entuziazmin.
Nga çelja e negociatave tek anëtarësimi i një vendi në BE është një rrugë krejt e gjatë. Nëse kjo rrugë do të përshkohet me kartëvizita inceneratorësh, atëherë çdo shqiptari i lind e drejta të pyesë veten: Ku po shkojmë?!
Post Scriptum- Fjalët që u thanë dje nga Ursula von der Leyen, më kujtuan poezinë e Dritëro Agollit me të cilën gjej rastin të përshëndes edhe kryeministrin e vendit për çeljen e negociatave.
Gënjeshtra
Ti fole për mua një fjalë të mirë
tek thithje cigaren në dhomën e qetë.
Dhe vera e fjalës më bëri të pirë,
megjithëse, e dija që s'ishte e vërtetë.
Di vetem një gjë, që fjalën e mirë
e duan dhe princër dhe mbretër,
prandaj nuk e kam aspak të vështirë
të them:
"Faleminderit, gënjeshtër"!
Dritëro Agolli/CNA.al
Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor z...
Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsy...
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...