web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Redon Makashi i jep fund beqarisë/ Zbulohet kush është vajza që "ia mbushi mendjen"

13 Nëntor 2022, 13:19, Lifestyle CNA

Redon Makashi i jep fund beqarisë/ Zbulohet kush është vajza

Kantautori Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë.

"Intervista.al" ka publikuar një foto ku shfaqet Redon Makashi dhe balerinën Rexhina Çuko.

Në foto shihet balerina, teksa mban në gisht një unazë që nënkupton simbolin e fejesës.

Redon Makashi i jep fund beqarisë/ Zbulohet kush është vajza

Sipas të njëjtit burim, lajmi është bërë i ditur nga miqtë e rrethit të ngushtë të dyshes, pasi çifti deri tani nuk ka folur publikisht për këtë.

Redon Makashi edhe pse prej vitesh është pjesë e skenës, gjithmonë është kujdesur që ta mbajë hermetike jetën e tij private.

Kujtojmë se dy vite më parë, Redoni tregoi se ai është i dashuruar, por nuk zbuloi identitetin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën.

Këngëtari shprehej aso kohe se beqarisë i ka ardhur fundi, dhe se duhet të provonte martesën, ndërkohë që ai është rreth të 50-ave.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjitha orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja.

Përveç klipit që doli një brune”, shprehej dy vite më parë Redon Makashi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga