Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Ermal Mamaqi ka trazuar prej disa ditësh rrjetin, e kjo e gjitha për shkak se ka botuar një libër. Shumë personazhe i dolën kundër, duke e akuzuar herë si mashtrues, herë si një person jo të denjë për të botuar dhe një sërë akuzash të tjera, të cilat Ermali u përpoq t’i mirëpriste me sportivitet.
Por së fundmi ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kishte mbledhur disa nga komentet negative dhe u kishte dhënë një përgjigje. Lexoni reagimin e plotë.
Postimi i plotë i Ermalit:
Lexoj disa prej komenteve në rrjet dhe më vjen keq që konstatoj se mentaliteti i shoqërisë sonë ka ndryshuar pak ndër vite.
E njëjta gjë ndodh me çdo projekt timin. I njëjti proces, tashmë i parashikueshëm. Ulem, punoj, bëj plot pasion dhe dëshirë projektin që dua të realizoj. Më tej, vjen një valë e madhe kundërshtish, paragjykimesh, sulmesh nga njerëz që dinë fare pak për mua. Vetëm atë që kanë parë në ekran. Por edhe atë në shumë raste mund ta keni keqkuptuar.
Më pas, e gjithë kjo energji negative e akumuluar, kthehet në konsum dhe në fund, në duartrokitje.
Sipas një hulumtimi që kam bërë, në botë shkruhen përafërsisht 1 milionë libra në vit. Jetojmë në një shoqëri të lirë, ku çdo njeri ka të mundësinë të shfrytëzojë të drejtat themelore, në këtë rast, lirinë e shprehjes. Është tregu që i bën më pas ndarjet, sipas meritave dhe aftësisë.
Në librin “Në garë me veten”, nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam treguar copëza nga historitë e jetës sime, mësimet që kam marrë në trajnimet e shumta dhe reflektimet e mia personale nga gjithçka kam kaluar. Aty do të gjeni të rrëfyera me shumë sinqeritet, ngjarje që nuk i kam treguar asnjëherë më parë dhe kjo është bërë me qëllimin për të ndihmuar ata që gjenden në të njëjtat rrethana dhe vënë në dyshim veten nëse mund t`ja dalin.
Nuk e di pse kjo iniciativë shihet si një sfidë ndaj shkrimtarëve apo kandidaturave për “Nobel” në vitin e ardhshëm, kur unë nuk kam shfaqur ndonjë pretendim të tillë. Shihini gjërat kthjellët, ashtu si ato janë. Në librin tim madje mund të mësoni se si t`i menaxhoni më mirë emocionet dhe kjo do t’ju vlejë shumë . Kudo në botë, artistët, futbollistët, trajnerët e motivimit, ndajnë historitë dhe përvojat e tyre jetësore me të tjerë. Edhe ju, jeni po aq të lirë të shkruani, të realizoni gjithçka ju vjen në mend, pasi asnjë dëm nuk mund të vijë nga krijimtaria dhe aq më pak, nga një libër vetëzhvillimi.
Uroj shumë që kohën tuaj ta përdorni në mënyrë më produktive (ashtu si unë kur realizoj projektet e mia) dhe nëse doni të dini diçka më shumë edhe për këtë, mund të gjeni disa këshilla të shkruara në libër.
Bëhuni versioni juaj më i mirë,
Përqafime për të gjithë nga Ermali/CNA.al
Mbrëmjen e djeshme një debat i fortë ka ndodhur mes ju...
Ndonëse rrugëtimi i tij nuk ishte shumë i gjatë në “Big Br...
Filloreta Raçi dhe Granit Cana ishin dy personazhe që bënë...
Çifti Bora-Donald është një ndër çiftet më të lakuara të k...
Moderatorja Megi Pojani risolli mbrëmjen e djeshme në “Dan...
Kamila, konkurentja e “Përputhen” ka rrëfyer se babai ...
Modelja, Trejsi Sejdi është një nga vajzat më të komen...
Ylli i "Aquaman", 43 vjeç, u zhvesh në mes të intervistës ...
Eliza Hoxha prej kohësh është shkëputur nga muzika dhe ësh...
Ermal Mamaqi së fundi ka botuar një libër, i cili prej dis...
Një "Youtuber"-e në Tajlandë ka përfunduar në prangat e po...
Ribashkimi i çiftit Bora-Donald sa i gëzoi shumë njerëz, a...
Koncerti i fundit i artistes shqiptare Dua Lipa, në Sidnej...
Anna Gjebra është një personazh mjaft i njohur tashmë, kjo...
Aktori i njohur, Ardian Cerga, nuk e konsideron artist Erm...
Emri më i përfolur për të zënë vendin e Grida Dumës pa...
Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj kanë gati surprizën ...
Këngëtarja Xhesika Polo ka folur për këngën e saj “Lot...
Këngëtarja Rovena Stefa është shfaqur me një shumë të ...
“Përputhen” është reality show, mjaft i ndjekur nga shikue...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...