SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Shumica e njerëzve duan të jenë të suksesshëm. Kjo është një shtysë psikologjike shumë e fuqishme, jo vetëm sepse tek arritjet tona gjejmë vetëvlerësim, por edhe për vlerën që u jep atyre shoqëria. Ne jemi të magjepsur nga ky koncept, dhe është e sigurt se cilido drejtues i suksesshëm, në biznes apo kinematografi është pyetur të paktën një herë nga dikush: “Cili është sekreti i suksesit tuaj?”
Unë mendoj se përgjigjen më të mirë për këtë pyetje e ka dhënë gazetari amerikan Herbert Suop: "Unë nuk mund t’ju jap një formulë të sigurt për suksesin, por mund t’ju jap një formulë për dështimin: përpiquni që t’i kënaqni të gjithë gjatë gjithë kohës!”
Ky citim, prek në fakt thelbin e suksesit të kujtdo: Ai nuk është i njëjti për të gjithë. Pavarësisht sa qëllimmira mund të jenë këshillat e një personi të suksesshëm, ato nuk na japin një formulë për të pasur sukses. Ato vetëm sa na tregojnë mënyrën se si përparoi dikush në situatën e tij unike.
Që të jetë i suksesshëm, çdokush duhet të gjejë formulën e tij, bazuar te qëllimet dhe rrethanat e tij unike. Dhe ekziston një gamë e gjerë formulash suksesi, që jo të gjitha janë të lidhura me karrierën apo llogarinë tuaj bankare. Më poshtë janë 5 gjërat që duhen marrë parasysh për t’u përgatitur për arritjen e suksesit.
1. Niseni me vlerat tuaja, dhe jo me qëllimet tuaja
Kurthi i parë që duhet shmangur, është besimi se suksesi kërkon të jeni i suksesshëm në gjithçka. Duke u përpjekur të bëni gjithçka, shumë shpejt do ta gjeni veten duke u përballuar me shumë ngarkesë. Për të shmangur mbingarkimin e vetes, Nir Ejal këshillon që ta filloni me vlerat tuaja, dhe t’i përdorni ato për të zbuluar sukseset që janë të përshtatshme për ju.
Pra niseni duke i kategorizuar vlerat tuaja në 3 fusha të jetës: vetjake, në punën tuaj dhe në marrëdhëniet tuaja. Më pas përdorni ato si udhërrëfyes për të përcaktuar se ku ta fokusoni vëmendjen tuaj, cilat synime dëshironi të arrini, dhe sa kohë do t’ju duhet.
2. Mësoni para se të hidheni në veprim
Një kurth mendor i zakonshëm, është supozimi se ju e kuptoni se çfarë është e nevojshme për të arritur suksesin, dhe nisni ta ndiqni atë menjëherë. Në një intervistë mbi suksesin në rolet udhëheqëse, Majkëll Uotkins, profesor i lidershipit dhe ndryshimit organizativ, i këshillon liderët e rinj që të fokusohen te të mësuarit.
Ata duhet të marrin kohë për të kuptuar ekipin dhe qëllimet e tyre të reja, të mendojnë se si do të angazhohen, të përcaktojnë vizionin e tyre për rolin që do të luajnë, të kuptojnë kulturën e kompanisë, dhe të mësojnë nga ata që kanë njohuri mbi sfidat e tyre të ardhshme.
3. Ndërtojeni vrullin e hershëm nëpërmjet fitoreve të vogla
Ndonjëherë, ndryshimet e nevojshme mund të duken si shumë të mëdha. Por suksesi sjell më shumë sukses, sado e vogël të jetë fitorja. Për këtë arsye, Uotkins rekomandon përdorimin e sukseseve të vogla për t’ju shtyrë të ecni drejt atyre më të mëdha. Për shkak se hapat më të vegjël janë më të realizueshëm dhe më pak të frikshëm, do të keni më shumë gjasa që t’i filloni dhe realizoni ato.
Nga ana tjetër, kjo ndërton besimin tek aftësitë tuaja për të pasur sukses, dhe çdo arritje shndërrohet në një moment historik që mund ta përdorni për të çuar më tej synimet tuaja.
Në një intervistë, Emi Herman, themeluesja e Artit të Perceptimit, shpjegoi se si kjo qasje e ndihmoi të kishte sukses në shërimin nga kanceri në vitin 2014.
Kur u njoftua për herë të parë mbi diagnozën e saj, ajo ishte e mbingarkuar nga sfidat dhe rruga plot emocione që e priste përpara: seancat e kimioterapisë, operacionet, dieta, efektet anësore. Në vend se të përqendrohej te të gjitha këto, ajo prishi çdo hap të procesit, u fokusua vetëm te hapi i radhës, dhe nuk u shqetësua për të tjerët derisa atyre t’u vinte radha.
4. Mos ecni përpara vetëm
Një mënyrë tjetër për të hedhur bazat e suksesit, është të përdorni rrjetin tuaj në funksion të qëllimeve tuaja. Pavarësisht mitit të njeriut të “bërë vetë”, kushdo që ka qenë ndonjëherë i suksesshëm e ka bërë këtë me ndihmën e kolegëve, miqve, marrëdhënieve, mentorëve dhe një mori gjërash të tjera.
Kjo ishte po aq e vërtetë për Oktavian Çezar Augustin por edhe Bill Gejtsin. Një avantazh është zgjidhja e problemeve. Në rrugën për arritjen e qëllimeve tuaja, do të hasni në mënyrë të pashmangshme probleme. Duke përfshirë të tjerët në procesin e zgjidhjes së problemeve, ju mund të përfitoni nga mbështetja emocionale shumë e nevojshme, dhe potencialisht një perspektivë e jashtme që ju çon në një zgjidhje.
Për shembull, një studim i vitit 2018 i shkollës së biznesit në Universitetin e Harvardit, zbuloi se inteligjenca kolektive e një grupi e tejkaloi atë individuale në aspektin e zgjidhjes së problemeve. Një arsye tjetër për të punuar me të tjerët e bën më kuptimplotë suksesin tuaj. Ndihma e të tjerëve dhe marrja e kësaj ndihme, është një mënyrë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet duke krijuar një ndjenjë përkatësie dhe tek e fundit triumfin e përbashkët.
5. Është normale që suksesi të arrihet pas disa dështimesh
Ndërsa mund ta kuptojmë në nivelin teorik se çdo sukses ka ardhur pas disa dështimesh, ne jemi të bombarduar vazhdimisht me triumfet e të tjerëve në TV, gazetat dhe përmes burimeve tona të mediave sociale. Dhe kur ato suksese mbërrijnë te ne, dështimet e tyre janë në plan të dytë, ndërsa tonat në plan të parë.
Kjo mund të çojë në një autoreflektim poshtërues, që e shndërron aftësinë tonë të veçantë për të analizuar veten në një mallkim dhe jo në një bekim. Ajo vë në rrezik performancën, vendimmarrjen, marrëdhëniet, lumturinë dhe shëndetin tonë. Nëse jeni të prirur për një lloj reflektimi të tillë tejet fshikullues ndaj vetes, duhet që të rikalibroni zërin tuaj të brendshëm për ta parë ndryshe dështimin.
Një praktikë e tillë është vetëreflektimi i distancuar, pra të flasësh me veten me të njëjtën dhembshuri dhe distancë që do të kishit ndaj një miku të mirë. Një tjetër është krijimi i një rituali që ju jep një ndjenjë kontrolli mbi momentin aktual. Suksesi është kushti i tejkalimit të dështimit dhe përmirësimit.
Nuk ka zgjatur më shumë se 7 ditë rrugëtimi i tij bren...
Spektakli i mbrëmjes së sotme të Big Brother Vip ka ni...
Koreografi dhe balerini Ilir Shaqiri, ka folur për një...
Aktorja Olta Gixhari është kthyer në një nga personazh...
Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini, i kanë dhënë fund hatë...
Një nga sfidat e “Big Brother VIP” për banorët e shtëp...
Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pas skualifik...
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, është frymëzuar nga ro...
Luiz Ejlli është një nga konkurentë më të fortë të “Bi...
Këngëtari Luiz Ejlli, ka zbuluar sekretin e produksion...
Banorja e "Big Brother VIP Kosova", Juliana Nura, ka t...
Aktorja Olta Gixhari është një nga personazhet më të k...
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kanë r...
Një zarf i zi ka hyrë pasditen e sotme në shtëpinë e “Big ...
Mes Krist Aliajt dhe Kiara Titos ka pasur një debat sh...
Këngëtari Luiz Ejlli e ka konsideruar aktoren Arjola D...
Debate të ashpra janë regjistruar në shtëpinë e “Big Broth...
Një nga personazhet më të komentuar dhe të pëlqyer të ...
Gazetarja angleze, Alice Taylor, ka rrëfyer se për dy vite...
Trejsi Sejdini është një nga modelet më provokuese dhe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...