Kujtohet Karl Patsch, Neritan Ceka: Qeveria nuk financon arkeologjinë
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...

Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej emrit të autorit të librit “Përballë së keqes”, më imponoi ndërkaq edhe një vëmendje të shtuar e një përqëndrim deri në detajet më të imëta, nëse do të arrija të gjeja realisht në librin e tij, Aredin Shytin, të cilin edhe pse e kisha takuar disa herë në vigjilje të momenteve më të vështira të jetës së vet (para se ta arrestonin të akuzuar padrejtësisht bashkë më disa kolegë të tij për vrasjen e katër protestuesve më 2 prill 1992 në Shkodër), më shumë e kam njohur prej rrëfimeve të kolegëve e bashkëpunëtorëve të tij në Policinë e Shtetit, ku ai shërbeu për një kohë të gjatë në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale e deri edhe në detyrën e Ministrit të Rendit Publik.
Me këtë dua të nënvizoj se përfytyrimi im për të si njeri, si karakter, si personalitet, si shërbëtor i shtetit, si qytetar dhe intelektual, kishte projektuar edhe pritshmëritë bazuar në gjithë rrefimet mbi të e për të.
Dhe më duhet ta them që në fillim se po, Aredin Shyti ia ka dalë jo vetëm të përligjë pritshmëritë e mia si lexues, por më shumë se kaq, të dëshmojë se respekti dhe vlerësimi, nderimi dhe mirënjohja e të gjithë atyre që puna i ka çuar ta njohin e të kenë të bëjnë me të si vartës apo drejtues të tij, si kolegë e si profesionistë, si studentë të shkollës së Policisë së Shtetit apo edhe si bashkëpunëtorë nga institucione të tjera, kanë qenë e mbeten të merituara.
Me librin “Përballë së keqes”, Aredin Shyti na sjell me shumë objektivitet dhe paanësi profesionale për t’u patur zili, një analizë të detajuar të ngjarjeve, të dokumentave dhe dëshmive që kanë të bëjnë me dy momentet më të rënda e më të vështira të jetës së tij dhe të familjes së vet; arrestimin për ngjarjen e 2 prillit 1992 në Shkodër dhe akuzat për të ashtuquajturën Organizatë e Hakmarrjes për Drejtësi.

Ndërsa po e lexoja librin, gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte sinqeriteti dhe ndershmëria, kushte shumë të rëndësishme për të shkruar libra të këtij lloji, ku bëhet fjalë për ngjarje konkrete, për njerëz realë, për protagonistë të akuzuar dhe akuzues, për personazhe me impakt apo ndikim publik dhe politik.
Aredin Shyti e ka shkruar librin duke ia dalë ta mbrojë veten prej yshtjes së mllefit apo mërisë së njeriut viktimë. Autori ka ditur të dominojë çdo emocion të tepërt që do ta dëmtonte librin.
Ai e vendos mençurisht veten në rolin e të tretin, pra të vëzhguesit të baraslarguar nga palët dhe e bën analizën e vet prej andej, anipse i duhet ta shohë edhe veten e dramën e tij prej nga ai pozicion.
Sepse atij nuk i intereson të na rrëfejë emocionin e vet, por të na japë prova, të na ofrojë përqasje, analiza dhe arsyetime bindëse që e marrin lexuesin dhe e venë përballë të vërtetave, me qëllim që ai të gjykojë vetë pa qenë i sugjestionuar prej komenteve të autorit.
Shumë i kujdesshëm dhe etik në gjithë korrelacionin me ata që i është dashur të përballet, objektiv, i matur e padyshim i ndershëm në gjithë qasjen e vet, Aredin Shyti duke zgjedhur një gjuhë profesionale e duke shkruar me sqimë dhe gjithë kulturë, bëhet vetiu edhe imponues për lexuesin.
Kur m’u dha mundësia të shërbeja si Ministër i Rendit Publik, saktësisht pak më shumë se 11 vjet pasi vetë Aredin Shyti kishte qenë disa muaj në atë detyrë, jam ndjerë mirë kur nga kontaktet e punës prej shumë punonjësve të policisë emrin e tij e ndeshja në rendin e parë ndër ata që nderoheshin dhe respektoheshin për çfarë kishin bërë e dhënë në shërbim të atdheut dhe në zbatim të ligjit për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike.
Sakaq, libri “Përballë së keqes” është një kontribut tjetër i vyer i Aredin Shytit, i cili edhe pse ka qenë i detyruar e pa zgjedhjen e vet të jetë personazhi kryesor i tij, ia ka dalë ndershmërisht të hedhë dritë mbi çfarë ai ka dashur të evidentojë, duke na dhënë kësisoj sipas vlerësimit tim, një prej librave më të mirë në morinë e shumë të tillëve, që kanë për objekt ngjarjet e 2 prillit të vitit 1992 në Shkodër dhe sagën e të ashtuquajturës organizatë Hakmarrja për Drejtësi.
Eshtë pra një libër i shkruar bukur, por mbi të gjitha, një libër i shkruar me ndershmëri dhe vërtetësinë që imponon dhimbja prej padrejtësisë që vuajti jo vetëm autori dhe kolegët që u akuzuan dhe bashkëvuajtën me të, por fatkeqësisht, e gjithë Policia e Shtetit, e cila ende vazhdon dhe vuan pasojat./CNA.al
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallë...
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Në ambientet e Akademisë së Shkencave, po zhvillohety sot ...
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikan...
Festivali "Sunny Hill" i themeluar nga Fondacioni me këtë ...
Ish-kryeministri dhe studiuesi Aleksandër Meksi, bën t...
Qyteti i Korçës ka qenë gjithmon në fokusin e turistëv...
Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshë...
Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...
Pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të pandemisë rikt...
Më 10 Dhjetor 1916 atdhetarët korçarë me në krye Themi...
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...