Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Në galerinë “Guri Madhi” në Korçë është çelur një ekspozitë e veçantë kushtuar piktorit të merituar Rafail Dembo, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij. Një aktivitet që rikthen në vëmendje një nga emrat e rëndësishëm të artit pamor shqiptar, i cili për vite me radhë ka mbetur disi në harresë. I njohur ndryshe si “piktori i dritës”, Rafail Dembo ka spikatur për peizazhet e tij, ku në qendër qëndron Korça dhe fusha e saj.
Krijimtaria e tij mbart ndikime të dukshme nga shkolla sovjetike, pasi ai ishte ndër artistët e parë shqiptarë që studioi në ish-Bashkimin Sovjetik. Kjo ekspozitë vjen për herë të parë me një koncept të veçantë, duke sjellë për publikun jo vetëm vepra të njohura, por edhe punime që nuk janë ekspozuar më parë.
Sipas organizatorit të ekspozitës, Aleks Suljoti, kjo është një ndër nismat më të rëndësishme për të rikthyer në galeri piktorët korçarë dhe për t’i prezantuar ata te brezat e rinj.
“Në fakt, jemi shumë të lumtur dhe shumë krenarë që rikthejmë ciklin e personazheve dhe piktorëve korçarë në galeri. Kësaj radhe vjen piktori i merituar Rafail Dembo, ose 'piktori i dritës'. Një piktor i cili përkujtohet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Është një piktor, i cili i përket shkollës sovjetike, pasi ka qenë nga 100 artistët e parë shqiptarë që kanë studiuar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ka një kontribut të veçantë dhe quhet 'piktori i dritës' pikërisht sepse është marrë me Korçën, me fushën e Korçës dhe me peizazhe në pikturat e tij”, u shpreh Suljoti.
Suljoti thekson se ekspozita kushtuar Dembos është ndër më të veçantat, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për faktin se për herë të parë sjell për publikun vepra të paekspozuara më parë, të cilat janë pjesë e koleksionit familjar. Për realizimin e saj është dashur një punë e gjatë kërkimore në institucione si Arkivi i Shtetit, Biblioteka Kombëtare dhe fondet e Galerisë “Guri Madhi”, për të rindërtuar sa më plot figurën dhe krijimtarinë e artistit.
“Në fakt, është një nga ekspozitat më të veçanta që ne kemi sjellë në galerinë 'Guri Madhi', pikërisht sepse piktori Rafail Dembo është harruar prej vitesh dhe familja e tij nuk kishte pasur asnjë ftesë për të sjellë veprimtarinë e tij. Më është dashur disa kohë të përgatitem, të bëj një studim pranë Arkivit të Shtetit, pranë galerisë 'Guri Madhi' dhe fondit të mbyllur që kemi, si dhe pranë Bibliotekës Kombëtare, për të gjetur materiale dhe për të bërë më në fund një shkrim, një portret të tij, të cilin ta sjellim në kohë dhe ta njohin brezat e rinj. Është një ekspozitë që vjen për herë të parë, pasi ka një veprimtari miks: ka afërsisht 15 vepra nga koleksioni i mbyllur i familjes, të cilat dalin për herë të parë dhe ekspozohen për publikun dhe artdashësit korçarë, por ka edhe disa nga veprat që ne kemi në galerinë 'Guri Madhi', si nga fondi i mbyllur, ashtu edhe nga fondi i hapur”, tha organizatori i ekspozitës.
Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu, e konsideron këtë ekspozitë pjesë të një cikli më të gjerë që synon të rikthejë në vëmendje figurat më të rëndësishme të artit korçar. Sipas saj, ky cikël ka nisur me emra të njohur të artit dhe do të vijojë gjatë gjithë vitit, duke sjellë në vëmendje jo vetëm artistë me vlerë, por edhe personalitete që kanë lënë gjurmë si qytetarë dhe kontribuues në jetën kulturore.
“Galeria 'Guri Madhi', përveç fondit të saj të veçantë që ka këtu, të cilin e rinovon herë pas here, ka kënaqësinë të çelë një cikël portretesh të figurave më të njohura, që kanë bërë emër të jashtëzakonshëm jo vetëm në Korçë, por edhe përtej saj. E kemi nisur me Vangjush Tushin, një emër i madh, dhe kemi vazhduar me Rafael Dembon, për të cilin ky vit përkon me 100-vjetorin e lindjes së tij. Ai është një figurë e jashtëzakonshme e artit pamor, që ka frymëzuar piktorë të tjerë, por edhe ne si artistë që e duam veprën e tij. Ndërkohë, dua të theksoj se, përveç tij, gjatë gjithë vitit do të kemi edhe emra të tjerë, të cilët kanë qenë jo vetëm piktorë me vlerë, por edhe qytetarë të jashtëzakonshëm. Besoj që ky cikël do të vazhdojë për shumë vite me radhë”, tha Belliu.
E sjellë për herë të parë në këtë formë, ekspozita për Rafail Dembon rikthen në vëmendje jo vetëm veprën, por edhe historinë e një artisti që la gjurmë në artin shqiptar. Një ftesë për artdashësit dhe për brezat e rinj që të njohin më nga afër “piktorin e dritës”, i cili përmes krijimtarisë së tij vijon të mbetet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore./CNA
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Puk...
Në Kalanë e Borshit po kryhen punime për një ndërhyrje të ...
Disa gërmime të reja arkeologjike të kryera në Kodrën e Pu...
Këtë të enjte u përkujtua 10-vjetori i themelimit të Mitro...
Nga Arkivat e Shtetit: Një dëshmi mbi trashëgiminë italian...
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës këtë të martë,...
Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri vjen k...
“Këtu prehet shërbëtori i zotit Reposhi, Duka Ilir, viti 6...
Aktori i njohur i humorit, Arben Dervishi ka një kontribut...
Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në t...
Mes dhimbjes dhe respektit, familjarë, të afërm, miq dhe k...
Nga Luan Rama Pas kalasë, nën hijen e së cilës lindi dhe ...
Në Korçë është çelur për herë të parë ekspozita ndërkombët...
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka sh...
“Zorba -The Greek”, kështu titullohet një koncert i veçant...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme shp...
Në Teatrin "Andon Zako Çajupi" u shfaq dokumentari “Nikoll...
Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëhe...
Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të ...
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan Donald Tr...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...