Reportazh/ Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Nga Luan Rama Pas kalasë, nën hijen e së cilës lindi dhe ...

Mes dhimbjes dhe respektit, familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit artistit të njohur pogradecar Ilirjan Shkurti, i cili u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.
Ceremonia mortore u zhvillua në qytetin e Pogradecit, aty ku ai jetoi dhe kontribuoi për dekada me radhë në jetën artistike dhe kulturore.
I njohur për publikun pogradecar dhe më gjerë, Shkurti e nisi rrugëtimin e tij që në fëmijëri në Teatrin e Kukullave, për të vijuar më pas me dhjetëra role në skenën e teatrit dhe në kinematografinë shqiptare.

Përmes personazheve të tij, ai arriti të fitojë dashurinë e publikut, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike.
Të pranishmit e kujtuan si një njeri të përkushtuar, të thjeshtë dhe me një humor të veçantë, që e shoqëroi gjatë gjithë jetës.

Figura e Ilirjan Shkurtit u vlerësua edhe nga kolegë të tij të skenës, të cilët ndanë kujtime nga vitet e bashkëpunimit dhe miqësisë. Për aktoren Marilda Furxhi, ai nuk ishte vetëm koleg, por edhe mik i hershëm i jetës studentore.
“Nuk do doja të vija në këto momente. Kemi qenë shokë kursi në fakultet. Bashkëshorti im, Vangjush Furxhiu, e kishte strateg. Që në fillimet e para i tha: je për në Tiranë, jo për në Pogradec, por ai i tha që Pogradecin nuk e ndërroj me asnjë. Jeta e deshi këtu për aktivitetin; këtu la edhe jetën. Megjithatë, Pogradeci duhet ta ketë për nder dhe për krenari që e pati në gjirin e vet. Teatri i estradës së kukullave, gjithë jeta artistike kulturore e Pogradecit kanë humbur një talent, kanë humbur një njeri të mirë, kurse unë shokun e kursit. Megjithatë, ai do shkojë e do takojë pedagogun e tij në jetën e përtejme, sepse e kishte tamam si fëmijën e tij. Ngushëllime fëmijëve, gjithë artdashësve, të gjithë atyre që e kanë njohur. Ai do jetë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, u shpreh aktorja Marilda Furxhi.
Kontributi i tij në art u theksua edhe nga figura të botës akademike, të cilët e cilësuan si një nga artistët që i dha shumë qytetit të tij.
Sipas profesor Jovan Bashos, humbja e tij është një humbje për të gjithë artin shqiptar.
“Ilir Shkurti ishte një nga artistët e vërtetë të qytetit të Pogradecit, me një dashuri të veçantë për profesionin e vet, për artin e Pogradecit. Ka marrë pjesë në shumë filma artistikë në kinostudion shqiptare të shquar. Në fakt, me humbjen e tij, qyteti i Pogradecit humbi një nga njerëzit që e deshi shumë dhe që bëri shumë për të. Arti humbi shumë nga Ilir Shkurti dhe ne, shokët, miqtë dhe familjarët e tij, humbëm shumë”, tha profesor Jovan Basho.
Ndërkohë, për miqtë e fëmijërisë, kujtimet me të mbeten të paharrueshme, të lidhura ngushtë me hapat e parë në skenë dhe pasionin për artin.
Një nga miqtë më të afërt rrëfen lidhjen e tyre të hershme dhe mbështetjen që Shkurti i dha ndër vite.

“Më ka ikur shoku më i ngushtë i jetës, artit dhe kulturës. E kam njohur Ilirin që në fëmijëri; e ndiqja vazhdimisht. Ai merrte pjesë në të gjitha programet e Shtëpisë së Pionierit, derisa tha regjisori Tomi Mato: do ta marrim, sepse është i apasionuar pas këtij lloj arti. E kam ndier shoqërinë e tij deri sot që ai u nda nga jeta. Unë kam pasur shumë role me humor të këndshëm me Ilirin. Ai më thoshte që ti je i apasionuar dhe duhet ta vazhdosh këtë lloj arti. Ishin disa detaje që më pengonin dhe nuk e vazhdoja dot shkollën e lartë për dramaturgji. Ai më rrinte gjithmonë pranë. Ishte shumë i apasionuar pas artit dhe kulturës. Ai ishte një aktor i shkëlqyer, merrte pjesë në teatro dhe në kinematografi. Unë e kam shoqëruar dhe ai më ka përkrahur gjithmonë”, tha Vangjush Buda.
Përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan figurën e tij si një nga më të dashurat për qytetin.

“Sot Pogradeci humbi djalin e tij, Ilir Shkurtin, aktorin, qytetarin, bashkëshortin dhe familjarin e shkëlqyer. Ilir Shkurtin e njihnin të gjithë edhe me pseudonimin e tij Ilir Kaposhka, pjesë e Teatrit të Kukullave. Që i vogël ai mori pjesë në Teatrin e Kukullave dhe vazhdoi derisa u shkëput nga jeta e tij artistike. Ka mjaft personazhe, emocione për fëmijët e Pogradecit. Më tej, rrugëtimi i tij vazhdoi në teatrin e Pogradecit, edhe në filma. Ishte një njeri i shkëlqyer me një humor të cilin të gjithë do e mbajnë mend. Rridhte nga një familje me tradita të larta patriotike; gjyshi i tij, Koçi Shkurti, ishte një patriot i denjë i Pogradecit. Rridhte nga një familje që linte qytetari, edukatë dhe thjeshtësi pas. Iliri ishte modest, por me artin e tij do të kujtohet gjithmonë”, tha nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho.
Ilirjan Shkurti do të kujtohet si një artist që i dha jetë skenës, buzëqeshje publikut dhe vlera të qëndrueshme artit shqiptar. Përmes dhjetëra roleve në teatër, estradë dhe kinematografi, ai arriti të përcjellë emocione, buzëqeshje dhe mesazhe që do të jetojnë gjatë në kujtesën e publikut. Trashëgimia që lë pas Ilirjan Shkurti është një pasuri e çmuar për kulturën shqiptare, një dëshmi e një jete të jetuar me pasion dhe dinjitet. Edhe pse sot i jepet lamtumira e fundit, emri dhe veprat e tij do të vijojnë të jetojnë, duke mbetur pjesë e pandashme e memories artistike dhe qytetare të vendit./ CNA
Nga Luan Rama Pas kalasë, nën hijen e së cilës lindi dhe ...
Në Korçë është çelur për herë të parë ekspozita ndërkombët...
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka sh...
“Zorba -The Greek”, kështu titullohet një koncert i veçant...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme shp...
Në Teatrin "Andon Zako Çajupi" u shfaq dokumentari “Nikoll...
Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëhe...
Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të ...
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
UNESCO ka caktuar Medelinin e Kolumbisë, si Kryeqytetin Bo...
Zona arkeologjike Bylis-Klos njihet si një nga peizazhet m...
Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...