Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në Korçë është çelur për herë të parë ekspozita ndërkombëtare e dekorimit të vezëve të Pashkës, një aktivitet që sjell në vëmendje simbolikën e jetës, besimit dhe kulturës.

Ekspozita mbledh punime artizanale nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë, ku çdo vezë është e realizuar me dorë, duke përdorur teknika tradicionale me dyll dhe bojëra organike.

Përmes motiveve të pasura dhe simboleve të veçanta, këto vepra artistike përcjellin mesazhe të thella për rilindjen dhe shpresën.

Ideatorja dhe kuratorja e ekspozitës, Maria Shukulli, tregon se gjithçka nisi si një frymëzim familjar, pas një vizite në një muze të vezëve të Pashkës në Rumani. Nga një ide e thjeshtë, projekti u shndërrua në një ekspozitë të plotë artistike, ku çdo detaj mbart një kuptim të veçantë.
"Ideja kryesisht ka lindur nga im atë, pasi gjithmonë ka pasur shpirtin e udhëtarit dhe në Rumani është ndeshur me muzeun e parë të vezës së Pashkës. Nga atje mori një vezë për ta parë e për ta vlerësuar. Duke qenë se jemi familje artistësh, na lindi ideja për ta kthyer në diçka më shumë. E veçanta e ekspozitës është që përmban vezë të dekoruara Pashke, por me simbole, jo thjesht dekorime që mund të shihen në pamje të parë. Veza e Pashkës ka simbolin e një fillimi të ri, të jetës, ringjalljes, shpresës dhe, nëpërmjet shumë motiveve të bukura dhe mënyrave të jashtëzakonshme të dekorimit të vezëve, ajo arrin të shprehë këtë simbol. Të gjitha vezët janë bërë me dorë nga artizanë të ndryshëm, me dyll dhe bojë organike të krijuar nga bimët. Një vezë e vogël mund të dojë pak orë për t’u punuar, ndërsa vezët e strucit që kemi në koleksion mund të duan një deri në dy javë",-tha Shukulli.
Kjo ekspozitë hapet në prag të Javës së Madhe, duke sjellë jo vetëm art, por edhe reflektim shpirtëror për qytetarët. Për besimtarët ortodoksë, veza e Pashkës mbetet një simbol i fuqishëm i jetës së re.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, thekson se ashtu si zogu që çan vezën për të nisur jetën, edhe ringjallja e Krishtit përfaqëson fillimin e një jete të re për njerëzimin.
"Gëzim i veçantë që jemi sot në këtë ekspozitë që ka në qendër të saj vezën, sepse veza është simboli i jetës për ne të krishterët ortodoksë. Ashtu siç zogu e çan vezën nga brenda dhe fillon një jetë e re, ashtu edhe Krishti, duke dalë nga brenda varrit, na solli një jetë të re, të gëzueshme; prandaj i bëjmë vezët e kuqe. Është emocionuese që kjo ekspozitë hapet në vigjilje të Javës së Madhe dhe të shenjtë të Pashkës. Më jepet rasti i parë që t’u uroj të gjithë bashkëqytetarëve tanë një Javë të Madhe të bekuar, të mbarë dhe Pashka të na gjejë të gëzuar",-u shpreh Imzot Anastasi.
Ndërkohë, sipas organizatorëve, aktiviteti nuk do të ndalet në Korçë. Ai pritet të udhëtojë edhe në qytete të tjera si Tirana, Berati, Fieri dhe Gjirokastra, për të përcjellë më tej këtë mesazh simbolik.

Regjisori Julian Napoloni e cilëson këtë ekspozitë si një thirrje për të vlerësuar jetën dhe për të reflektuar në një kohë kur bota përballet me sfida dhe shkatërrime. Përmes artit, kjo iniciativë synon të rikujtojë rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe besimit.
"Është një ekspozitë unike, e cila ndodh për herë të parë. Zgjodhëm Korçën sepse unë kam bindjen se Pashkët nuk festohen më bukur se këtu. Pas Korçës kemi zgjedhur Tiranën, Beratin, Fierin dhe Gjirokastrën. Sjellim një element të vogël si veza, por me shumë kuptim që lidhet me rilindjen, ringjalljen. Pavarësisht se flasim për Pashkën dhe vezën, fatkeqësisht sot në botë shkatërrohen kisha, rrënohen jetë. Le të jetë kjo ekspozitë një mesazh për të menduar më thellë, për t’i mbrojtur këto simbole dhe të mendojmë më shumë për ringjalljen dhe rilindjen e jo shkatërrimin. Këta autorë janë vajza kryesisht dhe vijnë nga vende si Ukraina, Rumania dhe Bullgaria, nga vende që aktualisht, me këtë shkatërrim që ndodh, sjellin këtë gjë të bukur",-tregon regjisori.
Kjo ekspozitë e veçantë ka bërë së bashku artin, traditën dhe besimin, duke rikujtuar përmes një simboli të thjeshtë si veza mesazhe të forta për jetën, ringjalljen dhe shpresën. Në prag të festës së Pashkës Ortodokse, kjo nismë vjen si një ftesë për reflektim dhe për të ruajtur vlerat që na bashkojnë, duke e kthyer artin në një urë komunikimi mes kulturave dhe brezave./CNA
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka sh...
“Zorba -The Greek”, kështu titullohet një koncert i veçant...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme shp...
Në Teatrin "Andon Zako Çajupi" u shfaq dokumentari “Nikoll...
Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëhe...
Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të ...
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
UNESCO ka caktuar Medelinin e Kolumbisë, si Kryeqytetin Bo...
Zona arkeologjike Bylis-Klos njihet si një nga peizazhet m...
Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...