Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Sot përkujtohet 128 vjetori i lindjes së intelektualit të njohur Llazar (Zai) Fundo.
Fundo u lind në Korçë, më 20 mars 1898, në një familje tregtare me origjinë nga Voskopoja. Ndoqi Liceun Francez në Selanik, më pas studioi për drejtësi në Sorbonë në Paris, ku ra në kontakt me idetë komuniste.
Në vitin 1923 u kthye në Shqipëri. Ai ishte veprimtar dhe kryetar i shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rustemit, eksponent i njohur i lëvizjes komuniste, pastaj gazetar socialdemokrat. Ndërkohë mori pjesë në Shoqërinë “Bashkimi” (1922-1925) dhe pas vrasjes së Avni Rustemit në vitin 1924 zgjidhet kryetar i shoqërisë dhe drejtoi gazetën “Bashkimi”. Në fund të dhjetorit, kur ra qeveria e Nolit, ai u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë dhe Rusi.
Gjatë kësaj kohe, Fundo bashkëpunoi me gazetën “Liria Kombëtare” të Omer Nishanit. Gjatë qëndrimit në Vjenë, ai u bashkua me Federatën Komuniste Ballkanike, ku përfshihej Komiteti i Kosovës, ku vepronte Zai Fundo. Më pas emigroi në BRSS, u diplomua për filozofi në Moskë dhe mbajti leksione për këtë temë në Shën Peterburg (Leningrad) ku dhe u bashkua me Kominternin.
Fundo mori pjesë në Kongresin e 8-të të Federatës Komuniste Ballkanike ku diskutoi për formimin e Partisë Komuniste në Shqipëri, duke ndihmuar në formimin e Grupit Komunist të Korçës.

Në vitin 1933, Llazar Fundo ishte në Gjermani ku pa zjarrin e Rajhstagut dhe u nis për në Bashkimin Sovjetik me mikun e tij Gjergj Dimitrov, njeriu që disa vite më pas do i shpëtonte jetën, pasi u dënua me vdekje nga Kominterni për qëndrimin e tij antistalinist.
Në vitin 1939, pas pushtimit italian, arrestohet nga italianët dhe internohet në ishullin famëkeq të Ventotenes, si eksponent komunist. Fundo do të ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë dhe debatues me Altiero Spinellin dhe Sandro Pertinin.
Fundo ishte bërë komunist në Paris gjatë studimeve universitare. Ndërsa intelektualizmi i tij, njohja e disa gjuhëve ia shtuan besimin, angazhimi i tij politik kishte arritur përtej Shqipërisë dhe kur Dimitrov u arrestua pas zjarrit të Rajhstagut, Fundo ishte në Berlin si një nga bashkëpunëtorët e tij. Ai i shpëtoi arrestimit dhe rihyri në Moskë ku punoi në International. Kur filloi era e spastrimeve të mëdha, ai, një komunist besnik, por i arsimuar në një atmosferë kulturore liberale në vendet demokratike, kishte frekuentuar jo pak kundërshtarë të Stalinit...
Në Ventotene ai ishte afruar natyrshëm me ish-komunistët dhe socialistët, me të cilët fliste shpesh për mallkimin e regjimit të Stalinit.
Përndryshe ai ecte i qetë, i drejtë, i bukur, me flokë bionde që frynin nga era, duke mërmëritur butësisht fjalët e Platonit që po lexonte greqisht, duke kërkuar në tekstet e lashta qetësinë shpirtërore që i kishte marrë dështimi i përvojës komuniste të tij dhe se nuk e gjente askund. Pas 8 shtatorit, kur u lirua dhe grupi i fundit i të internuarve Ventotene, Lazar Fundo zbriti në bregdetin e Pulias, më pas qëndroi në Romë, kaloi në Shqipëri me vëllezërit Kryeziu.
Me gjithë mbështetjen vëllazërore e miqësore që Sandro Pertini i dha, në një takim të fundit me të në Romë, në gusht 1943, që donte ta bindte të qëndronte në Itali për të luftuar me të fashizmin, ai vendosi të kthehej në Shqipëri për të luftuar, ku u bashkua me vëllezërit Kryeziu dhe me misionin britanik pranë tyre në Malësinë e Gjakovës.
Në shtator 1944 kapet nga partizanët e Titos dhe Fadil Hoxha në malin e Dobrejtit të Tropojës dhe iu dorëzua komunistëve shqiptarë. I dënuar për "trockizëm" dhe bashkëpunim me Shërbimin Informativ Britanik. U arrestua dhe u vra nga forcat partizane në Kolesjan të Kukësit më 23 shtator 1944, pa gjyq.
Në radiogramin e Enver Hoxhës më 21 shtator 1944 thuhet: “Zai Fundon e torturoi për vdekje dhe më pas e pushkatoi”.
Llazar Fundo ishte një hartues i Manifestit të Ventotenes “Për një Europë të lirë dhe të bashkuar”. Por më pas nga idetë e tij parimore u përplas me Spinelin dhe autorët e tjerë, sipas shumë dorëshkrimeve të tyre. "Manifesti i Ventotenes", njihet si pararendës i Kongresit të Hagës dhe i Deklaratës së Shumanit.
Ata zhvilluan një vizion të ri për krijimin e një Europe të lirë dhe të bashkuar, të bazuar në idenë e sovranitetit, lëvizjes së punëtorëve, të monedhës së përbashkët, etj. Studiuesit italianë do t'i quanin si pararendës të Bashkimit Europian./CNA
Me një vendim gjykate të vitit 1948 u shpallën të ndaluar ...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se të premten ...
UNESCO ka caktuar Medelinin e Kolumbisë, si Kryeqytetin Bo...
Zona arkeologjike Bylis-Klos njihet si një nga peizazhet m...
Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por...
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Cillian Murphy është shprehur në një intervistë të fundit,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...