Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Këshillin Bashkiak Elbasan, zhvilloi ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Elbasanit” për shkrimtarin, studiuesin, publicistin dhe pedagogun e shquar elbasanas, Astrit Bishqemi, një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare për fëmijë dhe të studimeve letrare në vend.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit, në prani të autoriteteve akademike dhe vendore, pedagogëve, studentëve, familjarëve, miqve dhe dashamirësve të shkrimtarit, të cilët u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e një personaliteti që ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe arsimin shqiptar.
Në këtë aktivitet morën pjesë Zëvendësrektorja e universitetit Blerina Papajani, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Ardian Lami, si dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Lutfi Lala, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe arsimore, si edhe shumë personalitete të jetës publike.

Një vlerësim i merituar, Astrit Bishqemi, një jetë në shërbim të dijes
Në fjalën e saj përshëndetëse, Zëvendësrektorja Blerina Papajani theksoi se titulli “Qytetar Nderi i Elbasanit” përfaqëson mirënjohjen më të lartë që qyteti u jep personaliteteve që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për zhvillimin e tij kulturor dhe intelektual.
Ajo nënvizoi se Astrit Bishqemi ishte qytetar nderi në çdo dimension të jetës së tij – në modestinë, integritetin moral dhe përkushtimin ndaj dijes, duke u shndërruar në një model të rrallë të intelektualit shqiptar.
“Ky titull pasqyron mirënjohjen më të madhe për një personalitet që me jetën dhe veprimtarinë e tij ka nderuar qytetin e Elbasanit dhe kulturën shqiptare,” u shpreh ajo gjatë ceremonisë.

Dorëzimi i titullit nga Këshilli Bashkiak
Në emër të Këshillit Bashkiak, kryetari Lutfi Lala i dorëzoi familjarëve të profesor Bishqemit titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm si studiues i letërsisë shqiptare, krijues i spikatur i letërsisë për fëmijë dhe pedagog i përkushtuar që ka edukuar breza të tërë nxënësish dhe studentësh.
Në këtë moment simbolik, familjarë, kolegë dhe miq të tij ndanë kujtime të veçanta nga jeta dhe veprimtaria e profesor Bishqemit, duke theksuar rolin e tij në zhvillimin e mendimit letrar shqiptar dhe në formimin e brezave të rinj.
Sesion shkencor për figurën e tij

Në vijim të ceremonisë, Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane organizoi një sesion shkencor me temë “Astrit Bishqemi: Njeriu, shkrimtari, studiuesi”, i zhvilluar në sallën kryesore të bibliotekës së Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Ky aktivitet akademik solli në qendër të vëmendjes figurën dhe kontributin e shumëanshëm të Astrit Bishqemi në kulturën dhe studimet letrare shqiptare.
Studiues dhe pedagogë paraqitën kumtesa që analizuan dimensione të ndryshme të veprës së tij, duke e trajtuar atë në tre rrafshe kryesore:
• si shkrimtar i spikatur i letërsisë për fëmijë,
• si studiues dhe kritik letrar, dhe si pedagog që ka formuar breza të tërë studiuesish dhe mësuesish të gjuhës dhe letërsisë.

Një krijimtari që ndërthur artin me reflektimin kritik
Në kumtesat e paraqitura u theksua se krijimtaria e Bishqemit përfaqëson një ndërthurje të veçantë të ndjeshmërisë artistike me reflektimin kritik. Veprat e tij ndërtojnë një dialog të natyrshëm mes traditës dhe modernitetit, duke sjellë histori dhe personazhe që pasqyrojnë realitetin shoqëror dhe dilemave të rritjes.
Sidomos në letërsinë për fëmijë, personazhet e tij janë të gjalla dhe të besueshme, gjë që e ka bërë krijimtarinë e tij shumë të dashur për lexuesit e vegjël dhe të përdorur gjerësisht në mjediset shkollore.

Kontribut i veçantë në studimet për letërsinë për fëmijë
Një nga aspektet më të rëndësishme të veprimtarisë së tij shkencore mbetet studimi dhe sistematizimi i letërsisë shqipe për fëmijë.
Studiuesit theksuan se vepra e tij “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj” përbën një nga studimet më të rëndësishme në këtë fushë, duke ofruar një analizë të plotë historike dhe teorike të zhvillimit të kësaj letërsie në Shqipëri.
Përmes metodologjisë që ndërthur analizën historiko-letrare, studimin tekstual dhe krahasimin kritik, Astrit Bishqemi ka ndihmuar në ngritjen e letërsisë për fëmijë në nivelin e një disipline të mirëfilltë akademike.
Një pedagog që edukoi breza të tërë
I lindur në Elbasan më 18 korrik 1943, Bishqemi zhvilloi një karrierë të gjatë në arsim, fillimisht si mësues në disa zona të vendit dhe më pas si pedagog në Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Përvoja e tij në shkollë dhe universitet ndikoi drejtpërdrejt në krijimtarinë dhe studimet e tij, duke e bërë atë një figurë që ndërthurte teorinë me praktikën dhe që e shihte arsimin si një mision të rëndësishëm shoqëror.

Një figurë që mbetet pjesë e identitetit kulturor të Elbasanit
Organizatorët e aktivitetit theksuan se aktivitete të tilla nuk kanë vetëm karakter përkujtimor, por synojnë edhe të nxisin debatin shkencor dhe reflektimin mbi zhvillimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Ceremonia dhe sesioni shkencor për Astrit Bishqemi u konsideruan një moment i rëndësishëm për rivlerësimin e figurës së tij dhe për thellimin e studimeve mbi letërsinë shqipe për fëmijë, duke e vendosur emrin e tij në panteonin e intelektualëve që kanë ndikuar fuqishëm në formimin kulturor dhe arsimor të shoqërisë shqiptare.
Në këtë mënyrë, Elbasani nderoi një nga bijtë e tij më të shquar, një intelektual që e ktheu dijen, kulturën dhe edukimin në një mision të përjetshëm në shërbim të brezave./ Albaniaexpress.al

Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Cillian Murphy është shprehur në një intervistë të fundit,...
Në datat 7 dhe 8 mars Cirku Kombëtar vjen me dy shfaqje pë...
Në datat 11 dhe 12 mars do të rikthehet në skenën teatrore...
Kryeministri Edi Rama vjen këtë herë për publikun si autor...
Muzeu i njohur botëror Louvre nuk është thjesht një hapësi...
1 Marsi në Korçë erdhi si çdo vit me aromën e kulaçit të s...
Aktori i mirënjohur, Zhani Ziçishti, u lind më 31 maj të v...
Një artikull i botuar në revistën spanjolle “El Nuevo Hera...
Rastësisht pashë në facebook Aleksin, shokun tim të gjimna...
Këtë të mërkurë u nderua me titullin e nderit shkrimtari d...
Ferdinand Samarxhi, gazetari i mirënjohur i të gjitha besi...
E Mërkura e Përhirtë shënon fillimin e 40 ditëve të Kreshm...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...