Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Rastësisht pashë në facebook Aleksin, shokun tim të gjimnazit. Më rrëmbeu një mall i madh dhe shpejt i kërkova miqësi. Ndërkohë u zhyta te faqja e tij. Jeton në Boston, siç duket ka shumë vite atje se plot postime e komente i shkruan anglisht. Ndërsa prisja të më bënte friend më bujisnin në kokë motet tona të shkollës së mesme.
Ai banonte në fshat, në Dishnicë, por kurrsesi nuk e quaje fshatar. Se mund të vinte me çizme deri në Korçë, ama në shkollë hynte me këpucë. Mund të vinte me xhup minatori deri në qytet, ama në klasë hynte me xhaketë ose pardesy si ne. Ashtu qethej e mbahej pastër si drita, paçka se ecte kilometra në këmbë e normal që futej në pellgje e gropa.
Leksi, kështu e thërrisnim të gjithë, qe besnik në shoqëri. Nuk nxehej kot, nuk donte sherre, ndante ata që grindeshin e përherë i qeshur. Nuk ia harroj kurrë atë buzagaz. Sot me siguri e kanë mbuluar thinjat, por unë e sjell ndër mend me flokë të zinj dhe që valëzonin onde-onde.
Nuk them se ishte më i dalluari në klasë, por e them me siguri që ishte afër majës, afër më të dalluarve. E të mendosh që harxhonte dy-tre orë veç rrugë në ditë. Në se ato do i shfrytëzonte për studim sot Aleksi do të kishte zëvendësuar në Akademi Aleks Budën. Kaq kisha mall këto ditë për të sa më vinte inat që nuk po më pranonte si mik. Ndaj i shkruajta në mesenger.
-Jam shoku yt, mbase më ke harruar, por unë të kam në mendje e në zemër.
Ashtu vërtet se shoqëria e gjimnazit ngrihet mbi virtyte dhe nuk vdes kurrë. E ndërkohë mendja ime më pyeste mua:
-Ore, a do të të mbajë mend ai? A do t’i kujtohesh? Se kaq gjatë që po rri pa të miratuar kërkesën tënde për miqësi ndoshta të ka harruar?
I përjshtova të gjitha. Se ai nuk ishte me mua shok veç në shkollë. Vinte shpesh edhe te shtëpia. Takohej dhe me prindërit, dhe me vëllain, dhe me motrën. E mes këtyre përjetimeve më mbërriti pranimi prej tij si friend dhe më pas një tekst mallëngjyes që ma dërgoi në mesenger. Më shkruante:
“Vëllai im. U gëzova sa më s’ka. Vite e vite pa u parë. Unë punova mësues në fshat deri sa erdha në Amerikë. Për ty mësova që ishe në Tiranë, u bëre gazetar, ashtu siç ëndërroje, më pas kam ndjekur shkrimet dhe botimet e tua. Kujtoj babain, nënën, motrën vëllain tënd dhe kurrë, po kurrë nuk e harroj bukën e përditshme për mua”
Në këtë pasazh ngeca. Për ç’bukë e ka fjalën? Edhe në se hante ndonjë pjatë gjellë te ne e ndonjë kafshore bukë s’kishte pse e zinte në gojë. Nuk qe diçka që ngulet në tru. Por vazhdova, pa u ngatërruar me pyetje e dyzime.
“Ishte jetike për familjen time ajo buka…”
Prapë përmend bukën ky, po flisja me vete. Sa do i shkruaja:
-Po lere, ç’na shkruan buka, buka?
Vazhdova leximin.
“Ti dhe familja jote keni marrë bekimin për gjithë ato vite që merrnit bukë për mua.”
Ah, tani m’u kujtua. Më erdhi ndër mend buka, buka.
Çdo ditë unë shkoja te dyqani dhe merrja një bukë 2 kg për Aleksin. Merrja një pllakë, kështu i thonim nga qe ishte e madhe. Ngopej një familje me të. Shpesh e blija para se të shkonim në shkollë. Ai trokiste te dera ime dhe unë zbrisja me vrap e me vrap ngjisja bukën e ngrohtë.
Nga e hëna deri të shtunë. Të shtunë pas meje ose shkonte vëllai, ose motra te dyqani. Kishte raste ose dhe babai a nëna. Atë ditë ai fuste në qese dy bukë se të dielë nuk vinte në qytet, ishte pushim. Kaq vite kanë kaluar dhe Aleksi ndër kujtimet me mua përmend bukën e grurit. Se ajo ishte jetike, në fshat tregtohej veç bukë misri, gatuar kaq keq sa dhe me plumb nuk e çaje dot.
Leksi, tani ti jeton në Amerikë. Ke atje dhjetra lloje bukësh, njëra më e shijshme se tjetra. Por nuk harron miqësinë tonë ndërtuar mbi bukë. Miqësi që ka simbol shëndetin, jetën. Së shpejti ai më premtoi se do të jetë në fshatin e tij Dishnicë.
Do e takoj patjetër e do t’i çoj një bukë gruri që ta ndajmë mes nesh duke e çarë me dorë. Ta hapim mes tavolinës siç do të hapim zemrat e do të flasim për vitet që i kemi munguar njëri-tjetrit. Dhe më pas…Më pas a bëhet dolli me bukë? Ta provojmë. Se shoqëria është si alkimia. Çdo gjë që prek e kthen në ar. Në ar të pastër, 24 karat./ CNA
Këtë të mërkurë u nderua me titullin e nderit shkrimtari d...
Ferdinand Samarxhi, gazetari i mirënjohur i të gjitha besi...
E Mërkura e Përhirtë shënon fillimin e 40 ditëve të Kreshm...
“Kam dëshiruar gjithë jetën, Zgjuar, në gjumë, Të jem rrje...
Në Kullat e Ali Pashës në fshatin Qeparo kanë nisur disa p...
Me djegien e dordolecit, Shkodra i dha fundin ‘Karnavaleve...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe besimi janë ndërth...
Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavale...
Në Chambery të Francës, Shqipëria dhe kultura e vendit do ...
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të ktheh...
Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të liqenit të S...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gj...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zbuluar sht...
Ditën e sotme janë shënuar 90 vite nga lindja e shkrimtari...
Më 28 janar 1936 u lind në Gjirokastër shkrimtari i madh I...
Shfaqja teatrale “24 orë nga jeta e një votuesi” është shf...
Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main (...
Në laboratorin e restaurimit të Institutit Kombëtar të Tra...
Këtë të mërkurë feston ditëlindjen e 69-të aktori i mirënj...
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tash...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...