Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Këtë të mërkurë u nderua me titullin e nderit shkrimtari dhe ish-i përndjekuri politik Lekë Koço Tasi, për kontributin e tij në dokumentimin e së shkuarës dhe për qëndresën njerëzore përballë padrejtësive.
Titulli iu dorëzua nga nënkryetarja e Bashkisë Divjakë, Silvana Keku, me motivacionin: “Për rezistencë dhe dinjitet njerëzor të ish-të përndjekurit, si person aktiv në dokumentimin e së shkuarës.”

Vlerësimi erdhi pas propozimit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në kuadër të angazhimit për të nxjerrë në dritë historitë e panjohura të së kaluarës dhe për të nderuar dëshmitarët e saj.
Jeta dhe veprimtaria e Lekë Tasit
Lekë Tasi u lind më 15 prill 1929. Punoi violonçelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet '20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi.

Arrestohet dhe dënohet në gjyqin special në vitin 1945. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, me profesion gazetar, vdiq në burgjet e diktaturës.
Leka u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik "Grabjani rrëzë kodrave", Tiranë, 2009, një burim parësor informacioni për brezat e ardhshëm mbi jetën e të internuarve.

Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve etj.
Vijon edhe sot veprimtarinë aktive për dokumentimin e krimeve dhe pasojave të diktaturës si dhe punon për integrimin shoqëror të njerëzve të goditur në mënyra të ndryshme nga sistemi diktatorial./CNA
Ferdinand Samarxhi, gazetari i mirënjohur i të gjitha besi...
E Mërkura e Përhirtë shënon fillimin e 40 ditëve të Kreshm...
“Kam dëshiruar gjithë jetën, Zgjuar, në gjumë, Të jem rrje...
Në Kullat e Ali Pashës në fshatin Qeparo kanë nisur disa p...
Me djegien e dordolecit, Shkodra i dha fundin ‘Karnavaleve...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe besimi janë ndërth...
Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavale...
Në Chambery të Francës, Shqipëria dhe kultura e vendit do ...
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të ktheh...
Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të liqenit të S...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gj...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zbuluar sht...
Ditën e sotme janë shënuar 90 vite nga lindja e shkrimtari...
Më 28 janar 1936 u lind në Gjirokastër shkrimtari i madh I...
Shfaqja teatrale “24 orë nga jeta e një votuesi” është shf...
Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main (...
Në laboratorin e restaurimit të Institutit Kombëtar të Tra...
Këtë të mërkurë feston ditëlindjen e 69-të aktori i mirënj...
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tash...
Kisha e Shën Sotirit, që ndodhet në fshatin Thanë, në Bash...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...