Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe besimi janë ndërthurur për shekuj me radhë, një prej monumenteve më përfaqësuese të trashëgimisë orthodokse po ringrihet nga themelet.

Kisha “Burimi Jetëdhënës”, e njohur gjerësisht nga qytetarët si Mitropolia e Korçës, është sot në një proces të thellë rindërtimi, që synon jo vetëm rikthimin e funksionit të saj fetar, por edhe rivendosjen e dinjitetit historik dhe arkitektonik.

E ndërtuar në fillimet e shekulli të XVIII-të, kjo katedrale madhështore ka qenë për një kohë të gjatë qendra shpirtërore e qytetit, një simbol identiteti dhe kujtesë për breza të tërë korçarësh. Pas viteve të përdorimit si muze dhe ndërhyrjeve të ndryshme strukturore, sot Mitropolia e Korçës po rikthehet gradualisht në pamjen dhe misionin e saj të hershëm.
Punimet kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare, ku fokusi kryesor mbetet pjesa e jashtme e objektit, ndërsa brendësia është drejt finalizimit.

“Siç e shikoni, punimet janë në një fazë goxha të avancuar. Pjesa e brendshme është thuajse e përfunduar. Puna më e madhe mbetet tani në pjesën e jashtme. Ka disa mbetje të godinës së vjetër, të cilat kanë qenë shtesa për nevojat e muzeut, edhe ato po rrëzohen. Gjithashtu do të prishet edhe një pjesë e jashtme dhe më pas do të fillojnë suvatimet. Ka mbetur edhe çatia. Jemi në proces për të ndërtuar kupolën ashtu siç ka qenë më parë, e mbuluar me fletë plumbi. Rikonstruksioni i kësaj kishe nisi pas Pashkëve të vitit 2019”,-tregoi At Mihal Sanellari.
Rindërtimi i Mitropolisë së Korçës është i veçantë jo vetëm për nga vlera historike, por edhe për mënyrën se si po realizohet. I gjithë investimi po kryhet me fonde të mbledhura nga komuniteti fetar dhe qytetarët, pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga burime të jashtme.
“Imzot Joani, i cili ishte mitropolit në atë kohë, kishte një vizion të tillë. Kjo është një kishë simbol për qytetin, historikisht dhe shpirtërisht për Korçën. Vizioni i tij ishte që ta ndërtonim me të ardhura të brendshme. Ky objekt është realizuar me donacione nga brenda vendit, nga korçarë dhe besimtarë të tjerë, të cilët kanë kontribuar. Është një vlerë shumë e madhe të ndërtosh një objekt kaq të rëndësishëm vetëm me kontribute të brendshme. Është një sinjal që, nëse ne duam, të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë”,-tha At Mihali.

Përgjatë procesit të rindërtimit, është treguar kujdes i veçantë për të ruajtur identitetin origjinal të kishës, duke respektuar elementët arkitektonikë që e kanë karakterizuar ndër shekuj.
“Pa dyshim që kjo është një vlerë që rikthen memorien historike të qytetit, por edhe një vlerë shpirtërore e shtuar për të, aq më tepër kur financohet nga kontribute të brendshme. Jemi përpjekur të ruajmë identitetin e kishës ashtu siç ka qenë. Kolonat rrethore janë ruajtur në formën e tyre origjinale. Dikur ishte një lloj ndërtimi tjetër, kryesisht me strukturë druri dhe pak beton. Sot struktura është beton, por fizionomia e objektit ka mbetur e njëjtë”,-tha At Mihali.

Një tjetër pasuri e rrallë e Mitropolisë së Korçës është fondi i saj i pasur i objekteve kishtare, mes të cilave spikat ikonostasi historik, një vepër unike e artit në dru që daton prej vitit 1720.
“Ne disponojmë ikonostasin e kishës, i cili është një punim shumë i bukur në dru, që daton rreth viteve 1720. Është një vlerë e papërsëritshme dhe kudo ku është ekspozuar ka lënë mbresa. Kemi edhe objekte të tjera kishtare, kryesisht ikona, të cilat janë mbledhur gjatë këtyre viteve. Në përfundim të punimeve, ballkoni mund të shërbejë si një ekspozitë, për t’u dhënë këtyre objekteve vlerën e tyre reale”,-tha At Mihali.
Pavarësisht kostove të larta që kërkon një ndërhyrje e tillë, rindërtimi i Mitropolisë së Korçës shihet si një investim i domosdoshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të qytetit. Rikthimi i saj në funksion pritet të jetë jo vetëm një moment i rëndësishëm për komunitetin orthodoks, por edhe një shtysë e re për turizmin kulturor në Korçë./CNA
Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavale...
Në Chambery të Francës, Shqipëria dhe kultura e vendit do ...
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të ktheh...
Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të liqenit të S...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gj...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zbuluar sht...
Ditën e sotme janë shënuar 90 vite nga lindja e shkrimtari...
Më 28 janar 1936 u lind në Gjirokastër shkrimtari i madh I...
Shfaqja teatrale “24 orë nga jeta e një votuesi” është shf...
Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main (...
Në laboratorin e restaurimit të Institutit Kombëtar të Tra...
Këtë të mërkurë feston ditëlindjen e 69-të aktori i mirënj...
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë tash...
Kisha e Shën Sotirit, që ndodhet në fshatin Thanë, në Bash...
Aktori i madh, Robert Ndrenika, një nga kolosët e skenës d...
Këtë të enjte u mbajt ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kom...
Më 6 janar, në fshatin Polenë të Bashkisë Korçë, prej vite...
Më 6 janar, Epifania festohet nga miliona njerëz në mbarë ...
Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e...
Për më shumë se tetë dekada, Llazar Zai Fundo mbeti një em...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...