Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Një artikull i botuar në revistën spanjolle “El Nuevo Herald” nga gazetari Enrique Cordoba ndan një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, që siç theksohet, po shfaqet për vizitorët e huaj si një perlë e panjohur e Europës.
Tirana: Kryeqyteti plot jetë
Tirana është një kryeqytet i gjallë, plot ngjyra dhe jetë, ku sheshi "Skënderbej" dhe lagjja e Bllokut tregojnë kontrastin mes së kaluarës e së tashmes: nga xhamitë dhe katedralet që rikthehen në qytet, te baret, libraritë dhe kafetë moderne ku rinia diskuton për Europën dhe të ardhmen.
Në pamje të parë, Tirana duket një kryeqytet i ri, plot jetë dhe ngjyra të ndezura, me një trafik që duket i pakufizuar. Pak hapa më tej, kuptohet se pas këtij dinamizmi fshihet një histori e rëndë, që ende merr frymë. Në Pazarin i Ri, tregu i vjetër i rinovuar, frutat shkëlqejnë si një manifest: shegë të kuqe, fiq të purpurt, grumbuj ullinjsh. Në një qoshe, një grup burrash luajnë tavëll mes tymit të cigareve e të qeshurave të thella.
Njëri prej tyre më përshëndeti me një spanjishte të rrjedhshme: e kishte mësuar ndërsa punonte në Valencia.
“Vëlla, këtu gjithmonë ka hapësirë për turistë”, tha ai duke afruar një karrige. Quhej Leka dhe fliste me qetësi. Kur përmendi vitet e Enver Hoxhës, biseda ndryshoi ton: nuk ishte histori, ishte kujtim i ndjerë.
Ajo “heshtje” nuk është metaforë. Shqipëria jetoi nën një nga regjimet më të mbyllura të Europës: komunizëm stalinist që e ktheu frikën në sistem. Simbol mbetën bunkeret: dhjetëra mijëra të shpërndara përgjatë plazheve, maleve e rrugëve, kupola të vogla betoni që edhe sot duken në peizazh si plagë.
Por, Tirana e sotme sheh përpara. I gjerë e pothuajse skenik, sheshi “Skënderbej” funksionon si zemra urbane: familje, muzikantë, studentë.
Muzeu Kombëtar ekspozon mozaikun e madh në fasadë si një kartolinë nga e kaluara; pak metra më tutje, xhamitë dhe katedralet rikthehen në vendin e tyre, në një shoqëri ku besimet bashkëjetojnë natyrshëm.
Zona e ish-Bllokut tregon tranzicionin: aty ku dikur jetonte elita e partisë e qasja ishte e kufizuar, sot janë ndërtuar bare, librari, kafene dhe të rinjtë diskutojnë për Europën, punën në distancë e të ardhmen.
Kontrasti është një atraksion turistik: të ecësh në ish-Bllok do të thotë të shohësh një qytet i cili shndërron një mur të padukshëm në jetë publike.
Tirana është një nisje e shkëlqyer për të shijuar produktet shqiptare: byrek (me djathë ose spinaq), sallata me djathë të bardhë, mish qingji në skarë dhe kafeja, mbeten tradicionale. Nëse dikush ju ofron raki, kujtoni se: nuk është thjesht një gëzim, është një mikpritje e ngrohtë.
Kruja: Qyteti i identitetit
Kruja, qyteti i identitetit shqiptar, ngjitet mbi luginën e Adriatikut, ku kështjella dhe Pazari i Vjetër tregojnë historinë dhe artizanatin e vendit. Një pjatë qengji, djathë, bukë e ngrohtë dhe mjaltë, përçojnë më shumë se çdo histori muzeale.
Rreth 40 minuta nga Tirana, ndodhet qyteti i Krujës, historia e të cilit lidhet me Heroin e madh Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhëheqësi i cili u rezistoi osmanëve në shekullin XV.
Kalaja e Krujës dominon luginën si foltore shqiponjeje. Nga lart, mund të shihni Adriatikun… edhe gjate ditëve të kthjellëta. Tirana duket larg. Në muzeun e dedikuar Heroit Kombëtar, Skënderbeut, epika bëhet objekt: harta, armë, simbole.
Pazari i Vjetër shfaq jetën e përditshme: artizanë që gdhendin shqiponja dykrenare në dru, që shesin qilima, qëndisma e thika. Në Krujë, gjithashtu mund të shijoni një vakt me mish qengji, djathë, bukë të ngrohtë dhe mjaltë.
Nga mali në det: Durrësi
Durrësi, porta e Adriatikut, ku shfaqet e kaluara romake dhe veneciane, ndërsa plazhet dhe bulevardi bregdetar ofrojnë kombinimin perfekt të relaksit e historisë.
Durrësi është 30 minuta larg nga Tirana dhe funksionon si porti kryesor i vendit. Era e kripës përzihet me naftën e trageteve që nisen për Itali; vinçat lëvizin ngadalë; qyteti tingëllon si derë e hapur. Nën pamjen e një bregdeti modern, Durrësi ruan një të kaluar shumë të lashtë: i njohur dikur si Durraco dhe pikënisje e Via Egnatias, rruga lidhte Adriatikun me Bizantin e lashtë.
Amfiteatri romak, i zbuluar në vitet ’60, shfaqet në mes të qytetit me shkallë, harqe, bar ku dikur uleshin 20 mijë spektatorë. Në bulevardin bregdetar, familjet ecin e restorantet ekspozojnë peshkun e pjekur, ndërsa deti kujton se këtu kanë kaluar grekët, romakët, venedikasit, osmanët dhe emigrantët modernë.
Berati dhe Gjirokastra
Berati, qyteti i një mbi një dritareve dhe Gjirokastra, trashëgimi të UNESCO-s me shtëpi osmane e rrugë të pjerrëta, tregojnë harmoninë mes kulturës, historisë e jetës së përditshme. Rruga përmes kodrave me ullinj duket si e pikturuar me durim.
Berati, një Trashëgimi Botërore, kuptohet me një shikim të vetëm: shtëpi të bardha të grumbulluara në shpat, dhjetëra dritare që vëzhgojnë luginën. Lumi i Osumit ndan lagjet me histori myslimane e kristiane, por e tashmja i përzien ato me një bashkëjetesë të qetë.
Rrugës për në Kalanë e Beratit do të shihni kishat, mbetjet bizantine dhe rrugët me kalldrëm. Zgjidhni një nga lokalet me tarracë dhe shijoni ushqimet tradicionale si mish qengji, speca të pjekur, kos i trashë, verë lokale.
Më në jug, ndodhet Gjirokastra, një tjetër qytet në UNESCO që duket i gdhendur në shkëmb. Shtëpitë osmane dhe rrugët e pjerrëta krijojnë një atmosferë magjepsëse.
Këtu lindi Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar dhe gjithashtu Enver Hoxha: dy biografi të kundërta nga e njëjta tokë. Vizita në Shtëpinë e Kadaresë jep një kontekst intim: si shkruhet në një vend që mësoi të heshtë.
Tunelet e Luftës së Ftohtë, ndërtuar për një sulm që kurrë nuk ndodhi, plotësojnë portretin e një epoke ku frika ndërtohej në beton.
Deti Jon, aty ku “skena” ndryshon
Saranda dhe Ksamili ofrojnë det të kaltër, ishuj të vegjël e perëndime dielli teatrale, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion mesdhetar të pastër. Parku arkeologjik i Butrintit, gjithashtu i përfshirë në UNESCO, sjell një udhëtim përmes qytetërimeve, në një peizazh të ruajtur magjik.
Rruga drejt Sarandës dhe Ksamilit ofron peizazhe si në kartolina, me ujëra të kristalta e bregdet të ndritshëm. Saranda vibron me hotele të reja, kafene, tarraca dhe turizëm në rritje.
Me ishujt pranë dhe “dritën teatrale” të perëndimit të diellit, Ksamili është vendi ku Shqipëria bëhet “destinacioni kryesor Mesdhetar”: not, pushim, peshk i freskët, verë e bardhë e ftohtë.
Parku natyror: Butrinti
Një Park Arkeologjik dhe një Trashëgimi Botërore, në Butrint do të zbuloni një teatër helenistik, shtresa romake, bazilika bizantine, kështjella veneciane. Butrinti nuk është thjesht një park me rrënoja: por ofron një udhëtim përmes qytetërimeve në një peizazh lagune dhe pylli, ku heshtja duket e ruajtur me kujdes.
Shqipëria është vendi ku historia mbetet aty, e dukshme, por nuk paralizon. Çmimet janë më të arsyeshme se vendet fqinje, natyra ende e egër dhe mikpritja e drejtpërdrejtë e bën vizitën të paharrueshme.
Ky vend i fton vizitorët të ëndërrojnë e të zbulojnë një histori që sapo është zgjuar.
Rastësisht pashë në facebook Aleksin, shokun tim të gjimna...
Këtë të mërkurë u nderua me titullin e nderit shkrimtari d...
Ferdinand Samarxhi, gazetari i mirënjohur i të gjitha besi...
E Mërkura e Përhirtë shënon fillimin e 40 ditëve të Kreshm...
“Kam dëshiruar gjithë jetën, Zgjuar, në gjumë, Të jem rrje...
Në Kullat e Ali Pashës në fshatin Qeparo kanë nisur disa p...
Me djegien e dordolecit, Shkodra i dha fundin ‘Karnavaleve...
Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe besimi janë ndërth...
Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavale...
Në Chambery të Francës, Shqipëria dhe kultura e vendit do ...
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të ktheh...
Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të liqenit të S...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gj...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zbuluar sht...
Ditën e sotme janë shënuar 90 vite nga lindja e shkrimtari...
Më 28 janar 1936 u lind në Gjirokastër shkrimtari i madh I...
Shfaqja teatrale “24 orë nga jeta e një votuesi” është shf...
Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main (...
Në laboratorin e restaurimit të Institutit Kombëtar të Tra...
Këtë të mërkurë feston ditëlindjen e 69-të aktori i mirënj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...