Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Nuk di se ç’ëmbëlsirë shërbehet për drekën e Bajramit, por mamaja ime përherë na bënte pengjir. Kështu i thonë në Korçë, në zonat e tjera më duket se quhet revani. Bakllavanë e shijonim për viti të ri andaj na e ndërronte shijen. Festa në kalendar kishim plot, por dy herë në mot na kapte dhëmbi ëmbëlsirë. Se veç sheqerit me vështirësi gjendej mielli, gjalpi dhe fat i madh të të binte në dorë ndonjë kokërr arrë. Aq u rralluan sa dhe bakllavanë e fundvitit e bënim me biskota të thërmuara.
Në sy dukeshin si arra, në shije si copka nga një bukë e thekur deri në djegie. Kujtoj që racionet e pengjirit mamaja i priste të mesme, ama na i vinte në pjata të vockla që të na e mbushnin syrin. Ah, ai çast, ai çast, thotë poezia! Suleshim me pirunjtë e vegjël dhe si zogjtë ulnim kokat e nuk merrnim frymë deri sa shijonim edhe thërrimen e vogël që ngelej majë pirunit dhe që ne e rrëmbenim me gjuhën tonë. Që e zgjatnim sikur qemë bretkocat poshtë shelgut me degët varur mbi lumë. Sa mbaronte dreka, ndërsa nuk ia hidhnim më sytë tavës se qemë velur me të, nëna numëronte thelat që kishin ngelur.
Na shihte si me shaka, por dhe si me qortim, dmth të mos guxojë kush t’i prekë se ia kam bërë inventarin tavës. Pastaj e përfshinte dhe e vendoste mbi dollapin e rrobave te dhoma e saj. Garderobë i thonim. Atje e linte çdo vit, nuk ia ndërroi asnjëherë vendin. Sërish ne do t’i hanim ato të flamosurat, por me krëk, me racion dhe jo çdo ditë. Por të themi psh një ditë po e tre ditë jo.
Ditën e parë nuk ndërmerrnim inkursion mbi tavën. Hynim, dilnim nga dhoma e prindërve, shihnim vendin ku ishte pengjiri, por kaq. Tundnim kokën e betoheshim sipas shprehjes, nesër avazi, nesër. Dhe vërtet e nesërmja mua dhe vëllain, sapo vinim nga shkolla e prindërit qenë ende në punë, na gjente me karriken e kuzhinës në dorë e gati për të hypur mbi të. Por nuk e arrinim dot ëmbëlsirën, ishim akoma të vegjël. I thoja vëllait të sillte një sirtar të komodinës.
E vendosja te këmbët e mija. Ia nisja me pak sforcim në zgjatje, bëhesha si ajo hardhuca që shëmbëllen si llastik kur do që të kapë një mushkonjë në mur. Shpesh ndodhte që në dhomë atë çast solemn na hynte motra. Ishte pa mbushur 5 vjeç, por i bilbilonte goja për spiunlliqe. Që mos i shkonte mendja te akti ynë sabotues ndaj pengjirit nisja e kërceja majë karrikes. Vëllai fishkëllente e motra duartrokiste.
Kaq se më pas ia bëja me shenjë vëllait, na e hiq se do na çojë në gijotinë goja e kësaj. Kryesorja; nuk donim t’ja dinim që mamaja kishte numëruar copat që na krekoseshin aty brenda në tavë. As që na bënte syri tërr. Ato shiko e ne shiko. Pandehnin se do i sulmonim kur na shihnin me aq neps në sy dhe me aq guxim lufte në taktikën ushtarake. Por jo, kishim tjetër strategji. Betejën do e bënim pa armë, pa barut. Do e bënim me lugë. Ndaj me to në duar nisnim kasaphanën. Sa mbaroja unë me lugën time fap mbi karrike vëllai me lugën e tij. Vaterlo, or Vaterlo. E pasi fërkonim barkun nga kënaqësia prisnim si i bukuri majmun mamanë kur të vinte nga puna.
Qeshte që larg e mira jonë. Por dhe ne ashtu qeshnim se qe tamam dita që do të na jepte secilit nga një thelë pengjir. E merrte tepsinë nga dollapi, e vinte mbi tavolinë, hidhte një sy që përfshinte krejt tavën, numëronte copat e fap na vinte nga një për çdo pjatë. Kështu edhe pas disa ditësh. Ndërsa ne luftonim me lugë, mamaja qe e lumtur që nuk i mungonte asgjë nga numërimi i saj.
Preçiz i delte llogaria. Se ne s’qemë budallenj. Nuk hanim copa kur hypnim mbi karrike. Në të vërtetë përherë tundoheshim t’i përlanim. Ato qenë si sirenat e Uliksit, na ftonin në ngasje me ëmbëlsinë e aromën e tyre, por ne ndalnim. Nuk shkonim më tej. E tillë qe strategjia, sulmo, por mos u dekonspiro. Nuk i preknim fare thelat, përlanim shurupin. E thithnim bre. Çdo ditë me lugë. Vët e vët e vët. Deri sa tavën pas disa ditësh e merrte malli për shurupin e vet. Ashtu si toka në verë që rënkon kur s’bije shi.
E pikërisht ato ditë kur pengjiri nuk kishte pikë lagështie rreth e qark, qenë bërë thelat si biskota të tharra, mamaja mburrej para babait, para gjyshes apo tetos:
-E qaj këtë ëmbëlsirë unë. Askush nuk më afrohet, jam numri një. Shih si e ka përthithur sherbetin, shih! Se shërbeti nuk është gjë e thjeshtë, siç mendohet gabim. Duhet ta bësh me masat optimale mes ujit dhe sheqerit e ta hedhësh mbi tavë jo porsa e nxjerr nga furra, por kur të ftohet pak. Pas disa sekondave a minutave.
E më tej nuk jepte sqarime. E pyesnin të gjithë, por ajo gojën me kyç. Gjasme kishte plot sekrete ky sherbet. Thosh veç kaq:
-Eh, sa ka zanati. Sa ka.
Ne qeshnim. Na dukej se atë çast qeshnin edhe lugët brenda te sirtari i tavolinës. Që qenë dëshmitare të Vaterlosë, të betejës sonë me tavën majë dollapit. Kështu çdo ditë Bajrami. Kështu çdo vit…Trima me lugë në brez./ CNA
14 Marsi është një ditë e veçantë në Shqipëri, pasi sot fe...
Xhevahir Zeneli është atipik. Një siluetë që nuk pranoi ku...
Këngëtari legjendë i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të ...
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës ka çelur e...
Disa gërmime arkeologjike kanë çuar në zbulimin e një vend...
Në një ceremoni të veçantë akademike dhe qytetare, Univers...
Drama e regjisorit Arben Kumbaro “Drejtësi në Nuremberg” ë...
Më datë 12 mars në sallën e madhe të Universitetit të Arte...
"Paddington The Musical" ka dominuar Çmimet “WhatsOnStage”...
Arkivi i rrallë me koleksionin e fotografive të fotografit...
Të shtunën më datë 7 Mars u mbajt eventi lançues i Agjenci...
20 vite më parë filmi i bazuar në marrëdhëniet ndërraciale...
Triple Concerto dhe Simfonia nr. 5 e Beethovenit do të vij...
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell në skenë këtë f...
Cillian Murphy është shprehur në një intervistë të fundit,...
Në datat 7 dhe 8 mars Cirku Kombëtar vjen me dy shfaqje pë...
Në datat 11 dhe 12 mars do të rikthehet në skenën teatrore...
Kryeministri Edi Rama vjen këtë herë për publikun si autor...
Muzeu i njohur botëror Louvre nuk është thjesht një hapësi...
1 Marsi në Korçë erdhi si çdo vit me aromën e kulaçit të s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...