web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punime në Kalanë e Borshit/ Plan për hapjen si sit i ri muzeal me biletë hyrëse

19 Prill 2026, 18:57, Kulturë CNA

Punime në Kalanë e Borshit/ Plan për hapjen si sit i ri muzeal me

Në Kalanë e Borshit po kryhen punime për një ndërhyrje të rëndësishme, që pritet të theksojë vlerat historike dhe monumentale të objektit.

Siç bëhet me dije nga Ministria e Kulturës, punimet në këtë kala janë pjesë e një projekti të financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me, CHëB, IKTK dhe Bashkinë Himarë.

Projekti për Kalanë  e Borshit parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, paneleve interpretuese, platformës së vëzhgimit dhe ndriçimit artistik.

Në përfundim të punimeve, Kalaja e Borshit është planifikuar të hapet si sit i ri muzeal me biletë hyrëse, që i ofron edhe vizitorëve një destinacion të ri kulturor./CNA

 





Lajmet e fundit nga