web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

30 Janar 2025, 15:46, Kulturë CNA

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Pogradeci është një nga qytetet e Shqipërisë që pjesë të tij ka njerëz që e sot e kësaj dite mbajnë gjallë traditën e vjetër të zanatçinjve. Në ditët e sotme, ku vendin më të madh e ze teknologjia, ka nga ata qytetarë si Pirro Icka, i cili kurrë nuk ka hequr dorë nga pasioni për drugdhendjen. Gjatë ditës, profesorin e gjejmë pranë auditorit me studentët, ndërsa pasditen ai e kalon në punishten e tij duke gdhendur si një formë kënaqësie dhe çlodhje për të.

Drugdhendja është një zanat që mund të duket i vështirë në pamje të parë, por sapo mëson teknikat e para, ai bëhet pasion i pandashëm për këdo që do ta zhvillojë edhe më tej.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

"CNA Tv" ka zhvilluar një intervistë mjaft interesante me artistin pogradecar, i cili ka treguar për shikuesit kujtime të vyera nga rrugëtimi i tij shumëvjeçar me pasionin për drugdhendjen. Me shumë kënaqësi, Pirro Icka na mirëpriti në punishten e tij në qytetin e Pogradecit, atje ku u ndeshëm me një shumëllojshmëri punimesh, aq të veçanta e të mrekullueshme e të kuruara deri në detaj.

Në familjen Icka në Pogradec prej katër brezash vazhdon tradita e të bërit art me dru. I pari që e ka nisur këtë traditë ka qenë stërgjyshi i Pirros, i cili u rikthyer nga Rumania pas një tërmeti të madh që ra në Pogradec, e prej rikthimit të tij në qytet u bë marangoz duke ndërtuar dritare për shtëpitë e prekura në atë kohë. Pas stërgjyshit, tradita vazhdoi tek gjyshi i Pirros, më pas tek babai i tij e sot e kësaj dite ka mbetur vetë Pirro dhe kushëriri i tij i parë në këtë zanat.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Profesori tregon se pasioni për drugdhendjen është i lindur, duke u rritur në një familje zanatçinjsh ai u bë akoma edhe më i rëndësishëm për të.

"Pasioni është i lindur, me familjen duke ndenjur pranë babait që i vogël. Babai ishte brezi i tretë që merrej me drurin në familje dhe unë i katërti. Detyrimisht duke u rritur në një familje zanatçinjsh që është marrë me drurin, lindi dhe pasioni. Fillimi i artit të drurit të Ickave ka lindur me stërgjyshin tim.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Ai ishte emigrant në Rumani, pasi u bë tërmeti më i madh në Pogradec, iu shkatërrua shtëpia, u detyrua të kthehej dhe të bënte shtëpinë e parë me dritare të mëdha në Pogradec. Duke dashur të rrijë në qytet, ju deshën të bëntë dritare të mëdha, dritare të shtëpive të tjera, e kështu u detyrua të bëhej marangoz.

Më pas e vazhdoi gjyshi tim, duke qenë më i madhi ishte krah mbështetës i të atit e më pas në atë familje me marangozë lindën e shumë të tjerë. Madje në Pogradec ata kanë patur dy makineritë e para që kanë ardhur nga Franca.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Artin e gdhendjes së drurit e zhvilloi më shumë im atë. Me ardhjen e komunizmit u ndërprenë të gjitha, u mbyllën dhe dyqane, im gjysh u detyrua të punonte në koperativën e marangozëve. Im atë pati fatin e mirë se ishte mësues i punës me dru dhe e zhvilloi shumë me nxënësit.

Aty filloi të merrej me drugdhendje. Më pas jam unë dhe djali i xhaxhait që vazhdojmë me gdhendjen duke ndjekur traditën".

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Ruajtja e një tradite të vjetër është shumë e vështirë në ditët e sotme. Icka thotë se drugdhendja është një zanat shumë i bukur për t’u zhvilluar si pasion, por s'mund të jetë zanat për të siguruar një jetesë dhe të ardhura të mjaftueshme.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Kjo vjen për shkak edhe të vështirësive të këtij profesioni, por edhe për arsye se blerësit nuk ia dinë vlerën.

"Që ta ruash si traditë duhet të kesh disa kushte specifike. Ky është një zanat i bukur për ta zhvilluar si pasion por jo si zanat për tu ushqyer. Duke ditur vështirësitë që ka, e jo vetëm të zanatit por edhe të blerësit që një pjesë nuk e kupton e një pjesë s'kanë mundësi për ta blerë. Unë kam fatin e mirë që e punoj për pasion jo për të ngrënë bukë, e mbase kjo më ka bërë që ta ruaj”.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Nuk ka si puna e dorës - thotë profesori. Vlerat e punimeve që krijohen nga duart e njeriut nuk kanë të krahasuar me ato që prodhojnë makineritë e kohës. Pirro Icka shpreh kënaqësinë e madhe që përjeton gjatë orëve që mbyllet brenda punishtes së tij për të gdhendur në dru e për të krijuar art. Ato që e tërheqin më shumë janë punimet me motive florale, të cilat i ka mësuar prej babait të tij që në vegjëli dhe vijon të jetë i dashuruar me to.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

"Puna e dorës mbetet punë dore. Unë e bëj për kënaqësinë time në rradhë të parë, për të kaluar ato orët e çlodhjes për mua, në një mënyrë ndryshe nga të tjerët. Po të shikoni këtu, ka motive florale duke u bazuar shumë tek tradita e vjetër e ikonostaseve. Kemi patur një traditë shumë të bukur që sot nuk po zhvillohet më. Këto floralet janë më të lehta për mua, mbase jam mësuar me to, nuk e di”.

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Zanatet e vjetra duket se po shkojnë drejt zhdukjes, kjo për shkak të të rinjve që nuk kanë vullnetin e duhur për ti zhvilluar ato, ndonëse mund të kenë pasionin brenda tyre. Vetë profesori tregon se interesimi i të rinjve është shumë i paktë, ndonëse kërkojnë ta mësojnë, ata qëndrojnë një javë dhe largohen.

"Të rinjtë janë pak të interesuar, e pëlqejnë, është shumë e bukur, duan të vijnë të mësojnë. Rrijnë një javë, lodhen, mbase janë e të vegjël, mbase duhet e një shkollë e mirëfilltë. Unë kam dëshirë tua mësoj por nuk kanë mundësi, mbase e nga mënyra se si janë zhvilluar sot ndërtesat e banimit sepse në pallat ai s'ka ku të gdhendë. Këtu edhe unë jam i kufizuar, pas 11-tës nuk punoj dot, pavarësisht se mund të jetë ai frymëzimi për të gdhendur më shumë por…".

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Ndërsa e pyesim profesor Ickën se çfarë i mungon Pogradecit për të hedhur sytë drejt këtij arti të mrekullueshëm të drugdhendjes, artisti pogradecar përgjigjët se i mungon qytetaria. Këtë përgjigje ai e lidh me mungesën e një shkollimi të mirë dhe të marrjes së bazës fillestare nëpër shkolla. Ndër të tjera, profesori u bën thirrje të rinjve të fillojnë të punojnë me pasionet e tyre në zanatet e vjetra pasi nëse e lenë thjesht si një pasion, ky i fundit do t'u humbasë.

"Qytetaria i mungon shumë. Artin e kuptojnë vetëm ata që kanë baza të mira në shkollë. Pavarësisht shkollës që kanë bërë. Thirrja ime është që të fillojë të punojë, sepse po filloi të punojë do e vazhdojë. Po ta ketë thjesht pasion në mendje, do ti humbasë".

Pirro Icka, profesori pogradecar që krijon art përmes drurit!

Pirro Icka është një nga shembujt më të suksesshëm të një pedagogu që nuk ndalet vetëm me misionin e mësimdhënies, por kujdeset edhe për pasionin e tij për të mbajtur gjallë traditën e vjetër të familjes Icka. Në punishten e tij në Pogradec, artdashësit mund të shohin një shumëllojshmëri punimesh të ndryshme, të cilat mund ti bëjnë edhe pjesë të shtëpive të tyre. Pogradeci është me fat që ka pjesë të tij njerëz të nderuar si profesori Icka të cilët bëjnë krenar jo vetëm familjen e tyre, por gjithë qytetin. /CNA

 





17:13 Kulturë

LAMTUMIRË LEGJENDË

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipër...

08:57 Kulturë

DJALI ME BIÇIKLETË

Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...

08:25 Kulturë Agim Xhafka

NË PESHKIM

Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...

Lajmet e fundit nga