ZHGËNJIM NË TORONTO...
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari Astrit Bishqemi.
Astrit Bishqemi u lind më 18 Korrik 1943 në Elbasan dhe rrënjët e tij i kishte nga një familje mjaft patriotike.
Bishqemi ka shërbyer gjatë jetës së tij si mësues, drejtues shkollash, pedagog universitar dhe krijues i palodhur, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare dhe arsimore.
Ai filloi punë si mësues që në moshën 13 vjeçare. Koha në të cilën ai filloi punën në arsim e pranonte këtë talent që më vonë shfaqi më shumë aftësi në fushën e shkrimit dhe të letërsisë për fëmijë.
Në kohën që ai punonte më pas u detyrua që të kryente shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe më pas Institutin në Shkodër, dega Matematikë–Fizikë.
Si mësues Astrit Bishqemi punoi për shumë vite në Dumre, Librazhd, Peqin, Elbasan dhe, që nga viti 1981 ishte pedagog (i jashtëm e më pas efektiv) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Astrit Bishqemi kishte pasion letërsinë. Ishte letërsia për fëmijë, ajo që e ushqeu vetë vrullin e tij letra e krijues e kështu ai më pas kreu edhe studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi, po në qytetin e lindjes Elbasan.
Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i letërsisë për fëmijë, që në fondin e tij krijues ka me dhjetra tregime, romane, novela, përkthime, skenarë për filma, si dhe autor e bashkautor i teksteve mësimore të letërsisë për fëmijë etj.
Më pas ai studioi dhe paraqiti studime të shumta në fusha të ndryshme letrare, ku më i efektshëm dhe mjaft dominues ishte vëllimi i tij studimor e gjithëpërfshirës “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”. Ai ka publikuar dhe mjaft libra të tjerë, të cilët janë vlerësuar shumë.
Për këtë autor janë botuar dhe dy monografi: “Astrit Bishqemi–Krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj” nga Dr. Rudina Alimerko (Vlorë), si edhe “Talent dhe përvojë krijuese e shkencore – Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”. Faik Shkodra (Prishtinë).
Tituj dhe Nderime
Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”.
Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull. Ai është një vlerë e pakontestueshme krijuese në shumë zhanre dhe me shumë vlera, është një model qytetari elbasanas e më gjerë.
Novela
1. Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) – Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972
2. Tregim për nënën trimëreshë – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
3. Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4]
4. Partizani fotograf – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980
5. Një verë plot ngjare – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[5]
6. Kur çelnin livarëzat e arrës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
7. Epitafi dinak – botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove – Sh.B. ERIK, Tiranë 2009
8. Burgu i qelqtë – Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002
9. Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 20./CNA
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...
Rindërtimi i kishës së Shën Prokopit vijon në Kodrat e...
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re...
Mund të jetë detyra e një arkeologu të zbulojë zbulime...
Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash mirato...
Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më p...
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...