Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezetshëm. Qenë mjaft të dashur me ne e ngaqë ishin të pazënë me punë kalonim plot orë së bashku. Ja, Ilovica, gruaja e taksixhiut Ilo, e thërisnim kështu se emrin e kishte pak të çuditshëm, Nausika, andaj nuk na ngjiti, na merrte me vete gjithë fëmijët, na çonte te Shëndëllia kur qe maj a qershor dhe me tulin e bukës na qeraste me topa. I bënte sa grushti i saj, fuste ca thërrime djathi brenda e ç’të haje. Edhe sot goja më lëshon lëng. Më kujtohet dhe e mira Aspasi.
Te shkallët e pallatit me macen e saj plot lara. Ose do t'i fliste, ose do ta fërkonte te kurrizi. E kur i aviteshim na tregonte përralla, asnjëherë të njëjtën. Besoja se ishte shumë e lexuar, por nëna më tha një ditë se Aspasia nuk dinte shkrim e këndim.
Atëhere paska qenë shkrimtare e lindur. Po të sprovonte të shkruante do t'i hidhte tuç vëllezërit Grim. Në zemër na kishte dhe Nerënxa. Me një këmbë protezë pranonte të na arbitronte futbollin mes fëmijëve të mëhallave, por me kushtin që t’i frynte bilbilit nga ballkoni i saj në katin e dytë.
Pleqtë dhe plakat e pallatit tani janë mbledhur së toku te lëndina në varreza. Nuk dyshoj se kur atje s’ka njerëz të gjallë rrotull ato flasin për ne, për kalamajtë, që nuk na kishin gjak ama na donin siç donin nipërit e mbesat e tyre.
Dje mbasdite, kur me gruan po ecja shëtitje rreth stadiumit në Tiranë, më befi ndër mend xha Andoni, ose Kaçandoni siç e thirrnim. Kam një histori të bukur me të, i fola gruas. Ajo nuk e hapi gojën të thoshte po ose jo se unë ia nisa.
Xha Andoni e mbaj mend që dashuronte peshkimin. Kaq fliste për të sa sot nuk kujtoj ku ka punuar ai njeri i mirë. Na mbante rreth tij përherë me muhabete peshqish. Hodha grepin këtu, më doli peshku atje, u futa në ujë mes dimrit ngaqë grepi më ngeli poshtë shkëmbit, trofta të lodh në peshkim, po të shlodh në gatim... Sajonte aventura e në gojë hapur ndiqnim fillin e fjalëve. Në fund e mbyllte, dua të kap një ngjalë të madhe e pastaj le të vdes, bre. Nuk e kishte shijuar një ngjalë grepi i tij. E ngaqë e përmendte shumë mendoja se dhe ëndërrat xha Andoni i shihte me ngjala.
Unë për vete nuk kisha parë ngjalë me sy. Babai nga pazari na sillte veç ca cironka. Gjyshja nga nëna nuk i gatuante. Veç i kriposte, i thante në tepsi e i shkonte në fije spango duke i bërë vargje. Pastaj tundeshin me muaj tek ashefi dhe i përdorte si sallatë. Me qepë, vaj ulliri dhe uthull. Me ca bukë të thekur, ç’të haje, thoshte gjyshe Frosa e nga nepsi i delnin vendit protezat e dhëmbëve. Kaq herë doja ta pyesja mësuesin e biologjisë të më tregonte një ngjalë nga librat e shumtë që kishte në laborator, por përherë harroja.
Një ditë xha Andoni më tha se në se më lejonte babai ai më merrte dhe mua për peshkim. Kaq dhe fluturova. Babai tha po, Andoni më dha një kallam të vjetër e më rregulloi grepin e filispanjën atje. Shkuam andej nga Turani për krimba. Gërmo e gërmo mbushëm një kuti. Që në katër më zgjoi gjyshja. E kisha porositur mos më thonte peshkim të mbarë se më shkonte ters. Po harroi, te dera e tha urimin. E pashë me inat dhe vrapit poshtë shkallëve. Hipëm te autobusi i Maliqit. Mbushur me punëtorë të kombinatit të sheqerit dhe ne, tre kallamat. Ishte dhe Nesti, fqinji ynë te pallati përballë. Po nuk do rrinim bashkë. Gjuante veç se secili ka fatin e tij, e kishte parullën. Atje ku na la autobusi e deri te lumi ishte distancë pesëminutëshe. Kur hodhëm grepat dita feksi. Dielli po bëhej gati të kapërcente Moravën. Sytë i mbaja te kallami im. Lumi lëvizte, filispanja jo. Kur fap tërhoqi xha Andoni grepin e vet. Në ajër tundej një cironkë si prej argjendi. Qeshi dhe gëzimi e përfshiu. Unë tërhoqa kot kallamin tim. Në majë asgjë.
E hodha prapë e pas ca minutash kapa tri herë rresht. Ndërsa xha Andoni një, mbeti te cironka e vetme. Më pas fati anoi nga ai. I bëri dy, tre, katër, njëzet e gjashtë, njëzet e shtatë. Unë tre. Dreka po vinte, uria trokit e trokit. Sa do nxirrja një copë byrek të gjyshes kur shoh xha Andonin që u ngrit vrik e vërtik, tërhoqi kallamin dhe te grepi pashë një gjarpër të zi që tundej e tundej. Andoni gërthiste me piskama të gjata si ujku kur i drejtohet hënës.
Ajo skenë ishte një tmerr. Rrëmbeva një gur të madh, u hodha drejt gjarprit, e kapa nga bishti, e vërvita te këmbët e Andonit dhe ia shtypa kokën me gur. Bamp e bamp e bamp. Disa herë, pastaj me këmbë e shtyva drejt lumit e iku poshtë rrjedhës. U zhduk. Ktheva sytë nga xha Andoni. Qe ngurtësuar i gjithi. Më shihte me habi dhe nuk fliste. Doja t’i jepja zemër, por ai u shkund. Më përqafoi fort dhe gati me lot në sy fliste ngadalë, rrofsh, rrofsh.
U kthyem vonë atë ditë. Qeses sime me tri cironka xha Andoni i shtoi 12 nga të vetat. I ke hak, më shpëtove jetën, më tha. Nëna dhe babai krenarë për birin peshkatar. Qysh atë darkë peshku u skuq dhe mora plot urime. Po lavdia qe të nesërmen. Kur u tregova shokëve si shpëtova xha Andonin nga gjarpri i zi.
Një pjesë thoshin, u bëre gënjeshtar me një ditë peshkim, ca shkuan dhe pyetën xha Andonin. E ai u tha të vërtetën. U bëra hero. Nisa ta zmadhoj gjarprin. Nga një metër e çova dy metra. Atyre më të vegjëlve ua bëja tri metra. Në shtëpi nëna e babai më dëgjonin me sy të shqyer. Vëllai dhe motra me admirim. Ngjarja me gjarprin kapërceu kufijtë e mëhallës. Në shkollë gati ma vunë pseudonimin Muji i Vërtetë. E kështu mes lavdisë ecja e ndihesha mirë. Më donin më shumë mësuesit e shoqet e klasës. Këto shihnin tek unë sigurinë nga gjithçka e zezë.
Ditët ecën bukur derisa një mbasdite babai sa hyri në kuzhinë ma priti:
-Hë, mo ti i gjarprit, si ndihesh?
Kuptova që e kishte me tallje, ndaj sa do e pyeja ma tha:
-Ti pandeh se ia bëre gropën gjarprit, po në fakt ia hoqe ngjalën nga grepi xha Andonit.
Hiç s’po kuptoja.
-Ta kam treguar që ishte gjarpër dhe kaq i madh , -hapa krahët.
-Po kaq i madh ishte dhe qe ngjalë. Se ngjala dhe gjarpri ngjasojnë si binjakët Gole dhe Muli. Ma tregoi Nesti. Dhe ai ishte aty me ju e tha që Gimi ia hoqi nga dora ngjalën xha Andonit.
E pashë me dyshim, mendova se tallej. Nuk kishte se si të qe njësoj gjarpri me ngjalën. Nuk prita, me vrap te xha Andoni.
-Atë ditë unë të kam shkulur ngjalën nga grepi, jo gjarprin?
-Nuk ka rëndësi, -më tha ai.
E paskam dhjerë muhabetin, thashë me vete.
-Po pse nuk ma the, pse nuk më bërtite? Se ti e ke pasur ëndërr kapjen e një ngjale.
-Nuk të thashë se ti tregove aq dashuri për mua sa nga brenda më erdhi urdhri, respektoje çunin. Ti e dije gjarpër të zi, që të kafshon, të helmon, të vdes e nuk pyete. Mposhte tmerrin se doje të shpëtoja unë. E sheh se sa ke bërë për mua. Më peshkove zemrën, o bir.
Kaq dhe pasi më përqafoi ai burrë plak nisi të gulçonte. Më kapi dhe mua ngashërimi. Rrinim të dy ashtu qafuar me të vërtetën e secilit në mes.../ CNA
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh...
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të d...
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...