Përse të krishterët e festojnë datën e lindjes së Krishtit në 25 dhjetor?
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...

Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më parë. Që kur i ngjiti shkallët e pallatit linkthi e me marrje fryme, jo si 65-vjeçare, por si studente, madje si studente e vitit të parë. Nuk hipi as në ashensor, mban mend. I dukej se me të do të mbërrinte vonë te kati i pestë ku banonte me Ligorin, bashkëshortin e saj prej 50 vjetësh.
U njohën në universitet, qenë moshatarë, u dashuruan që muajt e parë e qysh atëherë flinin në një krevat dhe mëngjeseve gdhiheshin duke i buzëqeshur njëri-tjetrit. Rutinë që nuk e prekën as grindjet, as sherret të cilat në fillim qenë disi të shpeshta, më pas të rralla, ama agu i dritës i bashkonte te buzagazi. Sikur s’kishte ndodhur gjë. Mëngjesi me furçën e tij largonte natën bashkë me mërinë e çiftit.
Sa arriti Lejla te porta nguli gishtin te butoni i ziles dhe nuk e shqiti. Non stop përdoret sot. E hapi Ligori, i tromaksur. Sa do të pyeste ia mbylli gojën e shoqja me dorën e saj ku feksin unazat dhe thonjtë me manikyr.
-Sa piva një kafe me Bertën, -ia nisi.
Berta quhet vajza e vetme e tyre.
-Hë! -e nxiti Ligori.
-Bëmë goxha muhabet, por e di ç’më tha?
Heshti pak. Burri nuk e pyeti. Se kështu bënte shpesh sa herë flitej për surpriza. E nuk vonoi.
-O ma, -më tha. -Tani ti dhe babi jeni në pension, pra le të themi jeni të moshuar. Uroj jetë të gjatë, argëtohuni pa fund me udhëtime, me restorante, me shoqëri. Harxhoni krejt kursimet, nëse nuk u dalin shisni gjithë pronat, mos mendoni hiç, hiç për mua. Dhe..
Heshti prapë. E prapë Ligori nuk e pyeti. Po e kuptoi që ishte gjë e bukur se sytë e saj jeshilë u bleruan më shumë.
-Dhe nëse njëri prej jush, më tha, pas shumë e shumë vitesh do të ngelet vetëm ju siguroj që nuk do jetë vetëm. Do ta marr unë në shtëpinë time. Nuk do ketë asnjë ditë vetmi për ju.
Kaq tha Lejla dhe u ul në kolltuk. Priste reagimin e Goles. Burri kishte marrë një pamje serioze. Ngaqë ndihej i ri e shëndetin e kishte mbroth u trondit pak kur dëgjoi frazën, “kur të ikte njëri prej tyre tjetrin do ta merrte vajza”.
Deri atë ditë kurrë nuk mendonte se nuk do jetonte më pas ca kohësh. Normal që i pavdekshëm nuk do të qe, lugat në lagje nuk do vërtitej, por kishte plane dhe ëndrra për të paktën 30 vitet e ardhshme. Do ta kap patjetër 90 vjeçin, thoshte me vete. E ndërkohë bënte aritmetikë se sa vite do të qe atëhere p.sh. nipi. Po mbesa? E ja Lejla ia solli në mendje që ngadalë-ngadalë të bëheshin gati. Po ama kjo bisedë ishte dhe pak e ngrohtë, me ngjyra të bardha d.m.th. Se jeta ka plot kurthe. Ia del nga shtëpia dhe bamp bije nga shkallët. Ku pyesin shkallët sa vjeç je ti, mo! Apo te rruga, vjen një i droguar me motor, kërcen mbi trotuar dhe të godet veç ty. Nuk pyet ai, xhaxhi si e ke emrin, të ta shënoj, ku ke punuar, si e ke pasur shëndetin. Jo vetëm kaq, po iu kujtua Titi, moshatari i tij, që mblidhej vetëm në apartament ngaqë e shoqja ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
-Jam i gëzuar, -i tha gruas. -E dija që vajza kështu do vepronte, do të sillej. Se dashurinë na e tregon përditë. E di ajo që tani ne nuk jemi më veç prindër të saj. Jemi edhe fëmijët e saj, o gru. Duam më shumë përkujdesje dhe shërbim. Çdo vit e më shumë.
Kështu u mbyll biseda e asaj dite. Për të vazhduar me detaje dhe plane. Nuk e thoshin, po veç e veç secili donte dhe lutej të ikte i pari. Golja pas fluturimit të tij e përfytyronte Lejlan në shtëpinë e Bertës. Të qeshur, mes njerëzve në një kolltuk te dhoma e ndenjes, duke ndjekur në TV telenovelat, përqafuar nga nipi e mbesa. Ndërsa Lejla e shtynte më tej skenarin. Sikur Golja i saj në shtëpinë e Bertës, pasi ajo i kishte thënë adio jetës mbi tokë, shfletonte albumet e fotografive, lotonte sa shihte veten përqafuar me të, por nuk e linte dhëndri të binte në depresion. E merrte për dore dhe shkonin të dy në stadium. Të shihnin futboll p.sh. Tirana-Korça.
E ditët ecnin me rutinën e moshës. Me pazar, me gatim, shëtitje, por dhe me udhëtime dhe zbavitje. Hera-herës dhe me trokitje problemesh të shëndetit. Por pa rrezik. Të thjeshta, si rënia e ca pikave të shiut që nuk sillnin rrebesh. Në bisedat e ditës hyri dhe fraza: “parapërgatitja për te vajza”. E propozoi një ditë Lejla.
-Tani Gole i dashur duhet të mësosh ta rregullosh vetë krevatin. Se kur të shkosh te Berta nuk do t'ia kërkosh vajzës, ajo boll ka ngarkesat e shtëpisë së vet.
Burri nuk e bëri fjalën dysh. Mësoi aq mirë sa kaluan vite e vite dhe krevatin çdo mëngjes ai e rregullonte. Më tej ia nisën trajnimit për grykësen kur të hanin vaktet. Që të mos latyroseshin me stërkalat e lugës dhe të bënin për pastrim rrobat e ndenjës në shtëpi. Më pas Golja i hyri mësimit për përdorimin e lavatriçes. Që të lehtësohej Berta. Ose një mëngjes qe leksioni: si duhej bërë ajrimi i dhomës. Apo më tej si pastrohen këpucët, si zbardhen atletet. Si Lejla ta përdorte vetë televizorin smart, pa ndihmën e Goles se telenovelat ishin ritransmetim paradite. E dalëngadalë po ngjanin fiks me ata aktorët e filmave. Që mësojnë rolet, më pas i xhirojnë, i zbatojnë d.m.th.
Në mëngjes përherë i përqafonte buzagazi. Harruan të bëjnë fjalë, sherre. Nuk mërziteshin më me njëri-tjetrin ngaqë e dinin se nuk do qenë të pavdekshëm. Edhe bisedat filluan t’i bënin me zë të shtruar. Se po folëm me zë të lartë do ta mërzitim Bertën, dhëndrin dhe fëmijët, justifikoheshin.
Dy pleqtë e paqtë, të urtë dhe të lumtur prisnin ditën kur do ndaheshin prej njëri-tjetrit. Ama nuk e kishin atë ankthin, atë frikën që e ka kushdo pasi kalon të 70-tat. Se në fund të tunelit të jetës nuk përfytyronin errësirë. Kishin Bertën atje. Priste ajo me një tufë me lule si stjuardesat e qeshura të avionit kur turbulencat tundin e shkundin pasagjerët. E ky përfytyrim çdo natë i vinte në gjumë si foshnja. Pa gërhima, pa ankthe. Drita e mëngjesit i spërkaste me buzëqeshjen e tyre tipike. Të dy bashkë në shëtitje, në pazar e lexim të titrave të filmave. Derisa mot pas moti i rralluan daljet. Shëtitjet nisën t’i bëjnë brenda apartamentit. Nga kuzhina te dhoma e ndenjes, në ballkon, në banjë, në korridor… Mosha u bë aq e moshuar sa ndihej si një gjyle lidhur te kyçi i këmbës. Por qetësi e lumturi lexohej te fytyrat e tyre. Kemi vajzën, na pret ajo, ja atje tej…
Një mbasdite sa u hap dera, qe Berta me të shoqin, ajo kishte kohë që një çelës e mbante në xhep. Hynte e dilte pa i rënë ziles. Pas përqafimit u tha:
-O ba, o ma, e shitëm shtëpinë tonë.
-Hajdeni banoni me ne, -tha Golja me nxitim, me zë të lartë dhe i lumtur.
-Jo, jo. Blemë një shtëpi tjetër afër liqenit.
Lejla gati u alivanos. Golja u zverdh. Iu prish ëndrra të dyve. Ktheu fjalë Berta? Tani siç duket s’ka kush merret me një prej nesh që ngel gjallë, menduan...
-Dhe e blemë shumë të madhe shtëpinë e re, -vazhdoi Berta e hapi krahët si për të thënë që ishte e madhe sa qielli.
Pleqtë qenë ngurosur.
-Ju tani jeni moshuar aq shumë sa vërtet o diamantët e mij jeni dy, por në fakt ju jeni një. Nuk mundeni dot që t’i shërbeni vetes. Ndaj ndryshova mendje. Nuk do rrijë me mua kush ngelet vetëm prej jush, por do të vini të dy te shtëpia jonë e re. Ndaj e blemë atë. Madje do vini që sot, që tani.
Lejla dhe Golja vunë dorën te veshi e në një gojë pyetën zëlart:
-Hë?
Qeshën të katërt. E ndërsa po paketonin ca rroba, të tjerat do t'i merrnin në ditët më pas, Golja pyeti Bertën:
-I more lejë burrit për ne, o gocë?
-Pa merak, baba. E zgjidha.
-E si?
-I thashë, nëse nuk je ok që prindërit e mi të vijnë me ne do të shkoj unë të jetoj me prindërit.
Te dera po prisnin gati dy valixhe. Katër njerëz u afruan atje.
-Na nxë ashensori të gjithëve, -tha Berta me një gaz që i shtrihej në krejt pamjen e saj.
Dolën bashkë të gjithë. Ashensori hapi gojën e i kullufiti për t’i çuar drejt një altari që do thirrej “dashuri për prindërit”. Në ekran, po të ishte film, atë çast do të dilnin titrat dhe në sfond do të dëgjohej lehtë muzika “Kush ka vajza, botën ka”./ CNA
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...