Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...

Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa del nga puna vjen të na shohë ne prindërit e më pas shkon te shtëpia e vet.
-Erdha të uroj për frigoriferin e ri që bletë, -më tha.
Hyri në kuzhinë e aq u gëzua sa fërkonte me pëllëmbë “Samsungun” dykanatësh. Uroi e u ul në kolltuk te dhoma e ndenjes. Por u çua pupthi:
-Keni blerë dhe televizor, mo? Ua sa i bukur, ua sa i madh!
-Është smart, -u mburr gruaja dhe e lidhi menjëherë me "YouTube"-n.
U shfaq në ekran Celine Dion. Për të vdes ajo.
-I bëtë lekët erë, -tha goca e i fryu pëllëmbës sikur do të demonstronte që ikën e vanë eurot e shumta.
-Frigoriferin e blemë se ai i vjetri na e la shëndenë. Po televizorin na e falën, e kemi dhuratë, -sqaroi gruaja.
Goca shqeu sytë. Me ofertë 50% dihej frigoriferi, po dhe televizor dhuratë nuk kishte dëgjuar. Nuk foli, priste shpjegim se iu duk habi e madhe e fat i madh.
-Po, e kemi dhuratë. Bashkë me të na sollën dhe një letër. Lexoje, -i thashë e i vura një zarf mbi dorën e saj.
-I nderuar zotëri, të falënderoj shumë për gjestin tënd bujar duke më ndihmuar për kredinë që as krejt farefisi im nuk ma bëri paçka se iu luta plot herë. Gati u rashë në gjunjë, por nuk më çeli rrugën askush. Si shpërblim prano këtë TV dhuratë prej meje. Duhej të të falja botën, siç më fale zemrën, por kaq i kam mundësitë. Me shumë shumë respekt, Filipi.
Më pa në sy. Jepi, më sqaro, sikur po më thosh. Ndaj u ula dhe unë në kolltuk. Hodha vështrimin mbi Celine Dion-in që po këndonte si bilbil pylli dhe nisa të tregoj.
-Ngjarja ka ndodhur para 5 vitesh. Isha bashkë me mamin tënd në bankë për të marrë një kredi. Që blemë atëhere "Jeep"-in e bardhë, të kujtohet? Te tavolina ngjitur, ndërsa goca e kredisë sonë po bënte gati dokumentet, zhvillohej një dialog mes Filipit, këtij çunit që më dhuroi TV dhe punonjëses së bankës.
-Sa euro të duhen, -e pyeste ajo.
-30 mijë, do të operoj nënën, duhet ndërhyrje urgjent. Ndryshe… -e nuk shprehej më, ngashërehej në lot.
-Ok, puna që bën si menaxher shitjesh te kompania e elektroshtëpiakeve të jep pikë, por duhet dhe kolateral. Çfarë ke si pronë? -vazhdoi ajo.
-Kam veç një biçikletë, ja ajo atje përjashta, -tha çuni pa të keq e me dorë nga xhami tregoi mjetin e tij lidhur pas një peme.
Goca i tha që duhet një pasuri e patundshme.
-Jo, nuk kam, -u ngashërye i ziu. -Babai ka ndërruar jetë në një aksident kur unë isha student. Ndaj e mora mamanë nga qyteza dhe erdhëm në Tiranë. Banojmë me qira.
Ndërkohë unë e mami firmosëm dokumentet e kredisë sonë. Ajo po nxitonte se kishte lënë orar për flokët. Ngela vetëm, po prisja fotokopjet e pasqyrave të kësteve. Nga tavolina ngjitur dëgjova:
-Nuk ta aprovoj dot kredinë pa një kolateral.
Kaq tha vajza e bankës e gati po ia mbyllte mundësitë Filipit.
-Prit një minutë, -ndërhyra unë. -A e mbulon shtëpia ime që kam lënë si garanci edhe kredinë e "Jeep"-it, edhe kredinë e këtij çunit? Të operacionit të nënës së tij d.m.th.?
-Po, mbulon edhe tri kredi të tjera se ju keni shtëpi të madhe dhe për më tepër në një zonë të preferuar.
-Atëherë jepja kredinë. Dal unë garant.
-Njiheni me njëri-tjetrin?
-Jo, por ai ka hall. Do ndihmuar. -i thashë.
Filipi më shihte sikur nuk isha njeri. Se në sy më tepër i lexohej habia. Pas një çasti i ndriti fytyra nga lumturia dhe më përqafoi fort. Që atë ditë nuk e pashë më. Doja të pyesja në bankë në i shlyente ai këstet në afat, por tërhiqesha. Po të dalë ndonjë problem rrugës kujtohet banka vetë, të bën e-mail, i thosha vetes. E ja, ai çun nuk më paska harruar. Ma shpërbleu ndihmën që i dhashë. Kaq dhe e mbylla shpjegimin.
Vajza rrinte pa folur. Shihte nga e ëma, nga gruaja ime që qe si e trullosur.
-Po nëse ai nuk do ta shlyente dot kredinë a e mendove që do të të merrte banka shtëpinë?
-Jo, nuk e mendova asnjë ditë. Se nuk mund të ndodhte. -i thashë shpejt e shpejt.
-Je me fat se po dëgjojmë raste mashtrimesh pa fund.
-Nuk jam me fat. Me fat është nëna e Filipit që ka atë çun. Një fëmijë që merr kredi për shëndetin e prindërve do ndihmuar. Jeta është si deti, nuk do t’ia dija nëse ti di apo s’di not. E unë nuk i fala gjë. I ngrita veç traun që makina e tij të ecte e qetë në autostradë. Pagesat i bëri ai, të gjitha.
U vendos heshtja. Nuk po flisnim.
-Kur të dilni shëtitje mos kaloni më afër ndonjë banke, -i tha goca gruas.
Atë çast erdhi më përqafoi dhe shtoi:
-O ba, bëj këto ditë ndonjë analizë ADN-je. Bëje! E vëmë me bast që do dalësh fis me Nënë Terezën. Je i papamë…/ CNA
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh...
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...