NË PESHKIM
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...

Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se të shkonte në Selanik për cështjen e Shqipërisë, gruaja e tij i tha: “Mos shko se do të ta paguash me jetën tënde”. “Nëse gjaku im do derdhet (për këtë cështje) - i thotë Themistokliu – atëherë Shqipëria do të bëhet”. Siç dihet, më pas Themistokliu shkon në Selanik dhe aty u vra për cështjen e atdheut të tij.
Sakrificat dhe gjaku i tij i derdhur dhe i shumë orthodhoksëve dhe joorthodhoksëve shqiptarë për mbrojtjen dhe begatimin e vendit të tyre dhe tonin, mban të gjallë memorjen historike dhe ndërgjegjen e brezave për të kujtuar me nderim këta kontribues dhe dëshmorë në këto ditë festive të kombit dhe atdheut tonë.
Siç dihet, në cdo kohë orthodhoksët u treguan figuara të rëndësishme sepse me mish dhe me shpirt punuan që ata dhe ne sot të gëzojmë të drejtat tona të shenjta, për të jetuar të lirë në atdheun tonë tokësor. Kontributi i tyre patriotik në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patjetër alternohet me kontributin e patriotëve të tjerë shqiptarë joorthodhoksë të cilët për vendin e tyre aspironin po të njëjtat dëshira.
Përgjatë historisë si tek çdo popull që thithi që herët ajrin e Krishtërimit edhe tek ne, nga gjiri i kishës lokale që dëshmoi Krishtërimin në territorin e sotëm shqiptar, u dalluan shenjtorë dhe figura të cilët begatuan popullin dhe vendin tonë me vlerat shpirtërore kristiane të cilat u bënë deri vonë faktor formimi, konsolidimi dhe përparimi të vazhdueshëm të Kombit dhe të Shtetit shqiptar.
Me fjalë të tjera, Kisha jonë nëpërmjet doktrinës orthodhokse dhe nga anëtarët e bashkësisë së saj, në hapësirën gjeografike të Shqipërisë sot dhe jashtë saj, nxori shenjtorë, martirë, perandorë, patriarkë, mësues, dijetarë dhe besimtarë të mbrujtur me vlerat e doktrinës kristiane. Ata kontribuan për ruajtjen dhe përcimin e identitetit kristian dhe u bënë faktor i rëndësishëm në shoqërinë mesjetare sidomos pas skizmës së madhe ku orthodhoksët në vend ishin pjesa dhe faktori dominonues. Po përmend disa prej tyre: Shën Konstandini i Madh, shpalli Krishtërimin fe të lirë; Justiniani i Madh ndërtoi kisha dhe u mor me cështjet e besimtarëve të tyre; Gjergj Kastriot Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, i rezistoi me popullin e tij ordhive osmane; Onufer Neokastriti, klerik Protopapë dhe Ikonograf i ndritur i Kishes. Konstandin Shpataraku, ikonograf i shkelqyer i Kishes dhe i martirizuar per veprimtarine kishtare te tij. Më pas përmend Joasaf Korcarin, Patriark i Patriarkanës së Ohrit; dha cdo gjë për krishtin dhe për të gjithë ata për të cilët Krishti u kryqëzua. Hierarkë të kishës, arsidashës, bamirës, orthodhoksë shqipëtarë u treguan patriotë të vërtetë, njerës të fjalës dhe të besës, të rezistencës dhe të trimërisë që sakrifikuan për të ruajtur identitetin e tyre orthodhoks dhe pavarësimin e vendit tonë nga errësirra e padijes dhe zgjedha e pushtuesit. Ia vlen të theksohet se zgjimi shpirtëror i tyre u bë frymëzimi i zgjimit për pavarësi.

Roli i figurave orthodhokse dhe shqiptare brenda dhe jashtë vendit më së miri vërehet në historinë e vendit tonë, "gjatë gjithë kalimit historik të zhvillimit kombëtar", ku kontributi i vyer në çdo fushë i mjaft figurave shpirtërore orthodhokseçoi jo vetëm në pavarësimin shpirtëror, kthjelltësinë mendore, ruajtjen e identitetit tonë orthodhoks dhe shqiptar por deri në pavarësimin e vendit nga çdo pushtues që me çdo mënyrë përpiqej që të skllavëronte dhe të robëronte shpirtërisht dhe trupërisht kombin tonë, siç kishte ndodhur pesë shekujt e fundit para shpalljes së shtetit shqiptar i mosvarur në 28 Nëntor 1912.
Vetë rezistenca e popullit arbëror kundër turqëve otomanë në shekullin e XV u intensifikua dhe për një çerek shekulli rezistoi sepse kryesisht identiteti i krishterë orthodhoks dhe ndërgjegjja kristiane mbizotëruan mbi dasitë e principatave arbërore mesjetare dhe bënë të mundur që ti bashkoheshin thirrjes për rezistencë të Gjergj Kastriot Skënderbeut, një princi orthodhoks që u bë mbrojtësi i identitetit të krishterë të Arbërisë dhe të Evropës Kristiane.
Kryesisht nga shekulli i XVIII e më pas shenjtorë, dijetarë, dhaskalë, filantropë, priftërinj dhe hierarkë orthodhoksë në vendin tonë ngritën nivelin kulturor e arsimor dhe moralin i cili në masë deri para pavarsisë ishte i rënë përtokë. Pararendësit e pavarësisë kishtare si lëvronjësit e mirë të gjuhës shqipe si Ieromonaku Kostë Beratasi, që rreth vitit 1800 përktheu mjaft lutje të Kishës në shqip; Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri mësues dhe predikues i kishës në Elbasan, njëkohësisht përkthyes i Meshës së Shën Joan Gojartit; Episkopi i Eubesë, "Grigor Gjirokastriti, njeri me kulturë të lartë teologjike, i cili redaktoi dhe botoi (1924)në gjuhën shqipe Dhiatën e Re, përkthyer nga Vangjel Meksi" dhe shumë të tjerë të cilët nuk i përmendim për efekt të kohës, kontribuan ndjeshëm në rritjen kulturore dhe arsimore të vendit. Në këtë mënyrë u krijua terreni i përshtatshëm i lëvizjes së Rilindjes Kombëtare nga gjysma e dytë e shekullit të XIX deri në fillimet e shekullit të XX.
Kryesisht orthodhoksët shqipëtarë jo në kohë paqeje, por sundimi dhe pushtimi, u treguan punëtorë të ndershëm dhe kontribues për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Përpara se të flasim shkurtimisht disa kontribute sinjifikative të disa figurave orthodhokse, të cilët brenda dhe jashtë vendit kontribuan ndjeshëm në pavarsinë e Shtetit Shqiptar, është me interes të përmendim aktivitetin patriotik shqiptar në Malin e Shenjtë, (Ajon Oros) në fillim të shekullit të XX-ë për të cilin besoj njohim pak ose aspak.
Më frudhënëse lufta për clirimin kombëtar vërehet në kolonitë shqiptare. Terreni më i mirë për shqiptarët, për të ushtruar veprimtarinë patriotike, nuk ishte Shqipëria që akoma ishte nën zgjedhën e xhon turqëve, por do të ishin vendet ku shqiptarët kishin emigruar dhe të mbledhur në komunitet, shqetësoheshin dhe kishin ndjeshmëri për fatin e popullit dhe të vendit të tyre.
Në këtë periudhë nga fund shek XIX- XX në Malin e Shënjtë punonin rreth 2000-4000 shqiptarë kryesisht orthodhoksë nga zonat e Jugut të Shqipërisë. Në dekadën e para të shek të XX edhe në Malin e Shenjtë, vërehet se disa murgjër dhe laikë jo vetëm që ruajtën identitetin shqiptaro-orthodhoks por ushtruan aktivitetin e tyre patriotik deri sa prej tyre u krijua “Komiteti Patriotik Shqiptar në Malin e Shenjtë (Ajon Oros)”
Gazeta “Liria” që botohej në Selanik për datën 16 maj 1909 shkruan: “Numri i një kombaset tanë është në Ajnoros afro 2000, në të cilat vetëm 20-30 janë kallogjerë” Gjithashtu përmendim se në këto vite Igumen i Manastirit të Zografit ishte Galaktion Turtulli, një patriot nga Korca.
Shefki Aliko, në kohën kur ishte emëruar nënpunës dogane në Malin e Shenjtë, për shqiptarët dhe aktivitetin e tyre patriotik atje shkruan: “Kudo që veja nëpër viset e ndryshme të Malit të Shenjtë, dëgjoja të flitej shqip. Midis atyre shqiptarëve kishte dhe oshënarë me ndjenja kombëtare, si oshënar Gjergji, që kishte ardhur nga fshati Panarit i Vakëfeve, Oshënar Sofroni, që ish nga Borova e Kolonjës (i cili më vonë kthehet në Shqipëri shërben si prift dhe ushtron veprimtari atdhetare dhe dorëzohet episkop dhe shërben 5 vjet si Mitropolit I Korcës dhe më pas emërohet ndihmës episkop në Kryepiskopatën e Tiranës, “për meritat e tij atdhetare ai është dekoruar me "urdhërin për veprimtari patriotike" të klasit të dytë dhe me Medaljen "për veprimtari patriotike”, etj.
Këta oshënarë që përpara vitit 1901, duke qenë të lidhur ngushtë me patriotin Shahin Kolonja, që ishte emëruar nga Perandoria Turke kajmekam në Mal të Shenjtë, filluan edhe në këtë pjesë të Ballkanit lëvizjen për clirimin kombëtar… Shahin Kolonja aty nga viti 1900 u largua nga Mali i shenjtë, po lëvizja kombëtare, e mbjellë qysh më parë, nuk ra, se drejtimin e saj e mori në dorë oshënar Gjergj Panariti”.
Ky i fundit më 1907 “për të organizuar dhe më mirë shqiptarët e atjeshëm” me patriotë të tjerë ngritën një komitet me kryetar vetë Gjergj Panaritin, Nënkryetar Sofron Borovën dhe Sekretar Shevki Alikon.
“Kryesia përbëhej prej: Papa Kozma Zdruli, Nikolla Toto Koci, Dhimitër Rehova, Ilo Zicishti, Kosta Dardha, Gjergj Toroman Shalësi dhe Aqile Toto Koci … Qëndrën e tij Komiteti e ka pasur në një dhomë të Skithit të oshënar Panaritit...”
Anëtarët e Komitetit morën përsipër të zhvillojnë ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët në Malin e Shenjtë. Veprimtaria e tyre nuk mbeti planet më vete, pasi nuk u kufizua vetëm në Malin e Shënjtë por u ndërthurr me veprimtarinë patriotike dhe në ndihmë të kolonive të tjera të kurbetit pasi ndihmonin në shtypin kombëtar. Psh.
''Kalendari Kombiar'' që botohej në Sofje boton emrat e oshënarëve dhe ndihmëtarëve të Malit të Shenjtë, të cilët kishin shtyrë dhe oshënarë grekë, bullgarë dhe rusë për këtë ndihmë të vecantë. Shkruan Shefki Aliko: " Komiteti organizoi dhe një kurs për tu mësuar shqiptarëve të këtij gadishulli shkrimin e këndimin e gjuhës amtare. Abetare dhe këndime të shtypura mernin me anë të Selanikut nga shoqëria kombëtare e Sofjes. Eshtë për tu shënuar se ata që e mësuan abetaren e gjuhës sonë amtare u bënë patriotë të flaktë".

Para tyre një ndër figurat më të rëndësishme të shekullit të XIX, të Kishës edhe të Kombit është Konstandin Kristoforidhi, i quajtur “babai i gjuhës shqipe”, por mund ta quajnim dhe Timonierin e Rilindjes Kombetare. Ai që në vitin 1960 kishte të përkthyer Dhiatën e Re në të dy dialektet e shqipes. Hartuesi i së parës abetare në gegërisht dhe më pas në toskërisht”, respektivisht në vitet 1867, 1868. Pjesemarres se bashku me Koto Hoxhin ne Konkresin e Prizrenit dhe bashkepunetor me Nikolla Nacon. Përkthimet biblike me alfabetin e Kristoforidhit dhe veprat e tij u bënë thesar i madh për rritjen e nivelit shpirtëror dhe kulturor në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Gjithashtu, më pas e shohim të japë në lëndën e fesë në shkollën e shën Prokopit në Tiranë mësimin e shkrimit dhe këndimit shqip me shembuj lutje të kishës të përkthyera prej tij në gjuhën shqipe.
Patriotë orthodhoksë shqipëtarë predikuan në kohë të vështirë bashkëjetesën midis të krishterëve dhe myslimanëve e cila në vitet e rilindjes ishte tepër e brishtë dhe e domosdoshme për pavarësinë pasi sic dihet duhej të tejkaloheshin dasitë që krijoheshin nga karakterizimi i etnisë me bazë përkatësinë fetare. Psh. Babë Dudë Karbunara ( që ndryshe quhej Jorgji Karbunara) nga Berati, të krishterët dhe myslimanët i konsideronte një popull kur thoshte se “të dy janë degët e të njëjtit trung”. Me veprën e tij, “zhvilloi ndërgjegjen kombëtare me anë të mësimit të shkrimit shqip” dhe u bë simbol i clirimit dhe i bashkimit kombëtar. Le të përmendim këtu se këta patriotë ishin orthodhoksë, fetarë të mëdhenj, shpesh herë, pjesëtarë të administratës së Kishës Orthodhokse të kohës. Në ditarin e tij Jorgji Karbunara shkruan se më 10 Shtator 1903 u emërua kryesekretar dhe interpret i Mitropolisë se Beratit.
Ndërsa një tjetër patriot orthodhoks Koto Hoxhi e shihte faktorin e bashkimit dhe bashkejetësës së shqiptarëve me dy fe të ndryshme si “dy duart që lajnë njëra tjetrën dhe më pas fytyrën” -“ Po me një dorë cmund të bëjë njeriu?” - thoshte ai.
Tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar lexojmë “Në kolonitë shqiptare të Bukureshtit dhe të Sofies u themeluan shtypshkronjat e para kombëtare, u botuan një numur I madh veprash të rilindasve si të N. Frashërit, S. Frashërit etj. Botimi I tyre do të ishte tepër I vështirë nëse filantropi I Madh Anastas Lakce nuk do jepte të hollat e nevojshme monetare.
Ky I fundit kryeson tek kontribuesit orthodhoksë të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht ku ndër ta, rrallë gjen ndonjë joorthodhoks. Prania e orthodhokseve dhe kontributi i tyre për krijimin e shoqërive jashtë vendit tregon se në këtë përbërje, faktorin dhe rolin e madh për të arritur, jo vetëm zgjimin shpirtëror dhe arsimor të popullit por edhe zgjimin kombëtar deri në pavarësi, në masë e kishin orthodhoksët shqipëtarë. Ky kontribut ku orthodhoksët kryesonin ose përbënin tërësinë vërehet tek të gjitha shoqëritë e krijuara si: “Shoqëria Shqiptare e Misirit”, “Shoqëria Dëshira “ në Sofje, Shoqëritë “ Malli i Mëmëdheut” “ Alilovoithia”, “ Vatra” në ShBA etj.
Gjithashtu në termin Krishtërimi tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar ndër të tjera shkruhet: “ Edhe gjatë Rilindjes Kombëtare nga rradhët e të dyja degëve të Krishtërimit dolën mjaft klerikë që u vunë në shërbim të lëvizjes Kombëtare dhe dhanë një ndihmesë të cmuar në zhvillimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare”. (mbyll citimin).
Klerikët orthodhoksë si Papa Kristo Negovani, At Stath Melani punuan për shqipen dhe për clirimin e atdheut. Së fundi, po përmendim disa figura orthodhokse që punuan për shpalljen e pavarësisë si Jorgji Karbunara që u përmend më sipër, Dhimitër Tutulani, Lef Nosi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Berati, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Kristo Meksi, Petro Poga, Jan Papadhopullo, Dhimitër Ilo, Aristidh Ruci e shumë të tjerë që ndihmuan me mënyra të ndryshme pavarësinë e vendit të cilët i nderojmë sot se e vunë në punë talentin që u dha Perëndia dhe e shtuan atë jo vetëm në të mirën e tyre por në të mirën e të gjithëve.
* Shkroi: Dr. Thoma Shkira
Referat i mbajtur në programin festiv në Akademia Teologjike “ Ngjallja e Krishtit” Shën Vlash, Durrës, me rastin e Festave të Nëntorit.
Foto: Kisha "Lindja e Krishtit", Cërrik.
A. Poshnjari
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh...
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të d...
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...