Përkujtohet Ismail Qemali, Babai i kombit shqiptar
Këtë të premte në qytetin e Vlorës është përkujtuar 181-vj...
Autori Viron Prodani ka sjellë një tjetër libër për lexuesit, “Grabitja e arit dhe luga e floririt”, një libër, i cili zbulon dokumente dhe të dhëna se si sistemi komunist grabiti arin dhe pasuritë e tjera të krijuara nga familjet shqiptare ndër vite.
Në libër evidentohet se në periudhën nga viti 1945 deri në vitin 1956, kur qeveria komuniste sapo erdhi në pushtet, iu “vërsul” grabitjes së pronave të paluajtshme e të luajtshme, arit dhe sendeve të tjera me vlerë.
Për realizimin e kësaj politike, nxori Ligjin Nr.20, datë 15.12.1944 “Mbi ndalimin e eksportimit të metaleve me vlerë (ar dhe argjend, platin e gur të çmuar, në çdo trajtë si monedhë, shufër, sende stolie etj.) dhe mbi ndalimin e eksportimit të prodhimeve të tokës dhe të prodhimeve të fabrikuara.
Ligje e dekrete të tjera me karakter ekonomik, financiar dhe politik pasuan dhe qëllimi i tyre ishte asgjësimi i pronës private, vendosja dhe likuidimi politik, pse jo edhe fizik, i shtresave intelektuale, të pasura dhe të mesme, që zhvillonin aktivitet tregtar dhe prodhues.
Prodani në librin e tij ka paraqitur ligjet, dekretet, vendimet, udhëzimet ku përmenden ndër të tjera: Tatimi i Jashtëzakonshëm i Fitimeve të Luftës për periudhën 1939-1944, Tatimi i Njëhershëm i vitit 1948 dhe Sekuestrimi i Arit. Këto ligje dhe dekrete janë nxjerrë në funksion dhe zbatim të njëra-tjetrës me synimin final zhvatjen e pasurisë së qytetarëve nga sistemi komunist.


Me marrjen e pushtetit, qeveria komuniste shtetëzoi bankat dhe ngriti një sistem bankar të tillë, me qëllim që të arkëtonte sa më shumë tatim të jashtëzakonshëm, të grumbullonte nga individët sa më shumë sasi ari, monedha të tjera që ata kishin akumuluar prej vitesh. Në 2-3 vjet u zhbë gjithçka që ishte krijuar deri atëherë në sektorin privat.

Është i madh numri i familjeve që u është sekuestruar ari, bizhuteritë dhe që nuk figurojnë në listat e Bankës së Shqipërisë ose Degëve të Punëve të Brendshme. Po kështu, ka familje që u janë sekuestruar më shumë ar dhe bizhuteri se sa u janë regjistruar në proces verbalet e mbajtura.
Për këtë qëllim krijimi i Bankës së Shtetit Shqiptar më 13 janar 1945, i dha të drejtën asaj, që të mbante në ruajtje vlera në ar dhe argjend. Punonjësit e Degëve të Ministrisë së Brendshme, kanë ushtruar kontrolle për të zbuluar arin e fshehur duke bërë bastisje dhe sekuestruar jo vetëm monedhat dhe arin, por edhe sende të tjera me vlerë. Në zbatim të këtyre masave, nga punonjësit e degëve të punëve të brendshme është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, deri në burgosje. Prodani vijon të rendisë emrat e disa prej familjeve të cilave u është sekuestruar ari.
Sipas autorit në dokumente paraqiten shifra të ndryshme për sekuestrimin e pasurive. Sipas listës së Bankës Kombëtare, ar i sekuestruar nga monedhat, si dhe ar i sekuestruar nga procesverbalet rezulton të jetë 3.51 tonë. Argjendi i sekuestruar për vitet 1949-1952 është 930 kg. Bizhuteri të sekuestruara, 6.000 copë (sipas Bankës së Shqipërisë, deri në vitin 1954 janë 5.023,572 lekë). Por këto shifra duhen marrë me rezerva, pasi sipas autorit, një pjesë e madhe nuk e kanë dorëzuar arin dhe disa e kanë fshehur apo groposur, ndërsa një pjesë besohet se nuk është dorëzuar nga Ministria e Brendshme në Bankën e Shtetit.

Prodani thekson se problemin e grabitjes se arit, mund ta zgjidhë vetëm një Komision Parlamentar që të ketë të drejtë të kontrollojë të gjitha dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Krimi i grabitjes së arit nga qeveria komuniste është i ndjeshëm jo vetëm për ato që u grabitën, por për gjithë shqiptarët. Në përfundim autori shtron pyetjen: Ku shkoi i gjithë ky ar? Dhe përgjigjja vjen po nga Prodani: Harruat ju se për 45 vjet keni ngrënë me lugë prej floriri?!/ CNA

Këtë të premte në qytetin e Vlorës është përkujtuar 181-vj...
Gazetari Roland Qafoku ka botuar librin e ri “11 President...
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipër...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shk...
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...
Rindërtimi i kishës së Shën Prokopit vijon në Kodrat e...
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re...
Mund të jetë detyra e një arkeologu të zbulojë zbulime...
Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash mirato...
Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më p...
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...