Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehu humbjen e ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehu humbjen e ...

"Mjeshtre e madhe e serenatës"!
Titull që për të apasionuarit pas muzikës, sapo e dëgjojnë, menjëherë sjellin në kujtesë Spanja Pipën.
Spanja Pipa është 86 vjeç, por vazhdon e sot e kësaj dite të mbajë gjallë serenatën korçare me zërin e saj të mrekullueshëm. Ishin vitet 1960 kur ajo filloi që në moshë të vogël të këndonte, e më pas u kthye në serenatisten më të njohur korçare dhe si e vetmja femër i këtij zhanri muzikor. Brezi i atyre viteve e njeh Spanjën, por duket se rinia e sotme jo. Në një intervistë për City News Albania, Spanja tregon për jetën e saj, sa të bukur por edhe aq të vështirë.
"Spanja Pipën e njohin të gjithë, Spanja Pipa tani u ngjall një çikë, se qëmoti nuk kishte shumë gjëra të tilla, secili shikonte të vetën. Në një revistë që kam dalë me Josif Mingën, më dha pak gjallëri dhe më njohën si Spanja Pipa, sepse unë nuk kisha as CD, as kaseta. Unë këndoja që e vogël, më bëhet qejfi kur më njohin, sepse edhe për moshën që kam mund të pyesin ku është Spanja? A është gjallë? Unë jam 86 vjeç dhe mosha ime më mban mend, ndërsa rinia jo. Më bëhet qejfi shumë që më flasin, më respektojnë edhe pa më njohur."

Si të gjithë fëmijët e asaj kohe, Spanja zgjidhte të shkonte shpesh tek puna e babait të saj, dhe aty ishte pikënisja e një rrugëtimi të gjatë me këngën. Zëri i saj i veçantë tërhoqi vëmendjen e Pavllo Shollës, i cili do ta bënte Spanjën pjesë të korit, me një këngë kineze. Pasi përfundoi 8 vjeçaren, ajo krahas punës që ishte detyrim në atë kohë, vazhdonte të këndonte dhe arriti të bëhej pjesë e Estradës së Ushtarit, e më pas në estradën profesioniste ishte kulmi i karrierës së saj.
"Kam kënduar që e vogël, babai im ka qenë këpucar. Dhe tek atelia në atë kohë ka qenë i gjithë artizanati, marangozë, rrobaqepës. Unë vija te babai dhe një ditë te puna e tij vjen Pavllo Sholla. Ai thotë që do të ngrinte një kor me të gjithë burrat që këndojnë. Aty ai më dëgjoi që unë po këndoja për qejf dhe më tha hajde të këndosh, duke më dhënë një këngë kineze. E këndova dhe ngjisja edhe pak si kineze atëherë. Në atë kohë ishte një gjë shumë e mirë se mbaronim 8 vjeçaren, me një disiplinë të jashtëzakonshme. Unë vazhdoja pak e nga pak të këndoja, dhe më merrnin te Kori i Artizanatit. Sapo mbaroje shkollën në atë kohë duhet të futeshim në punë, dhe jo për para, por për të mësuar zanatin, dhe mua më çuan në rrobaqepësi. Pasi u rrita pak më shumë më thirrën në Estradën e Ushtarit, shkova atje si këngëtare.

Në fizarmonikë ishte Agim Krajka, Vilson Gjoçaj që janë sot të njohur. Më pas u krijua estrada profesioniste, më thirrën dhe shkova atje si këngëtare. Në atë kohë ishte teatro dhe estradë, unë isha tek estrada, kam bërë parodi me Aleko Prodanin, isha e aktivizuar pasi merrja pjesë në skeçe. Piro Mani më ka dhënë një rol shumë të bukur në veprën Nata e Dymbëdhjetë, që e bëra me kënaqësi dhe me sukses. Kur isha në estradë pata dhe një fatkeqësi, më ndërroi jetë nëna në moshën 44 vjeçare. Por ishim të detyruar të shkonim në punë, dhe më kujtohet një rast kur erdhën ministrat dhe u bë një darkë në Korçë. Unë me sharpë të zezë këndova, edhe pse nëna kishte 5 ditë që kishte vdekur. Pavarësisht kësaj, ata që më panë që këndova më larguan për shkak të keqardhjes që patën për fatkeqësinë që më kishte ndodhur."
Dy vite më parë, për Spanjën erdhi një trofe mjaft i rëndësishëm. Nga një bashkëpunim i suksesshëm me këngëtarin Devis Xherahu, të dy arritën të fitonin çmimin e parë në një eveniment në Mal të Zi. Me plot emocion, Spanja e tregon historinë e këtij bashkëpunimi.

"Një ditë më ndodh diçka e papritur. Më merr Pandi Laço në telefon. Dhe më thotë: Spanja të lutem shumë, këtë radhë është kënga e serenatës korçare, dua të vish. Nuk pranova sepse isha shumë e sëmurë nga këmbët, dhe vazhdoj të jem. Ai këmbënguli të shkoja, por nuk mundesha. Kështu, ai më tha se do të dërgonte një këngëtar që të flasësh për autorët e këngëve. Në moment troket dera dhe vjen Devis Xherahu. Filluam të flisnim, për autorët e këngëve të serenatave. Në fund i thashë që s'është mosha që kujton kujtimet. Dhe ja këndova këngën. Menjëherë ai më mori dhe filmuam këngën 'Ti ma more zemrën'. Një këngë shumë e bukur, e ka bërë një grua dhe pavarësisht se e kam kënduar edhe më përpara, këtë radhë iu dha gjallëri dhe u bë e njohur. Më bëhet qejfi që e dëgjonin dhe kam marrë shumë telefonata edhe nga Amerika që më uronin. Më pas bëhej një festival në Mal të Zi për duetet. Atje kemi marrë çmimin e parë, e më ngjalli një emocion shumë të madh."

Një nga problematikat më të mëdha që mjeshtria e serenatës thekson, duke krahasuar dy kohë mjaft të ndryshme nga njëra tjetra, është pikërisht deformimi që u bëhet teksteve të këngëve, por ajo që vlen të thuhet, është ndjenja që duhet t’i japësh këngës gjatë interpretimit.
Kështu shprehet me keqardhje Spanja Pipa, duke parë se serenata nuk po qëndron më në origjinalitetin e saj.
"Unë nuk mundem dot të bëj më këngë, pse? Sepse çdo gjë ka një kulm. Kur arrin në kulm, lëre mos e ul veten më. Kam patur edhe hidhërime, më ka ndërruar jetë vëllai, motra brenda 1 viti. Këngës duhet t’i vesh një ndjenjë. Gjithmonë u them përse i ndërroni fjalët, kënga ka një rrënjë. Këtë rrënjë duhet ta vazhdosh dhe ta lesh këngën të lulëzojë. S'mund të them për shembull 'Ti qaje për mua, e unë për ty', kur nuk e ke një brengë. Pa një ndjenjë kënga nuk zhvillohet. Për të kënduar të gjithë këndojnë, por nëse nuk i ve dhimbjen tënde nuk ka lezet kënga. Unë i këndoj këngët me zemër e me shpirt dhe i ndjej kur i këndoj."

"Shiko, nuk ka serenatë sot, të jemi të sinqertë. Më vjen keq që Korça quhet qytet i Serenatës, sepse quhej në atë kohë, sot jo më. Sot të gjithë kompozitorët shkruajnë këngë dhe bëjnë muzikë siç u pëlqen atyre, por nuk bëjnë këngën e serenatës si atëherë. Mund të këndojnë 'Të dola në dritare', por sot nuk ndodh kjo, nuk del njeri në dritare. Ai që bën këngë duhet ta mendojë mirë, sepse ajo kohë ishte ndryshe. Serenata duhet të qëndrojë origjinale. Më vjen keq për këtë situatë sot. Atëherë këndonim edhe quartet me djemtë, koha ishte shumë ndryshe. Nuk na linin të këndonim këngët e serenatës. Ne bëmë këngën e sofatit vetëm një natë dhe e këndoi Mihallaq Zallëmi. Një natë erdhën e panë, të nesërmen kënga u hoq. Prandaj u them të gjithëve që mos i deformojnë këngët."
Për Spanjën kjo intervistë ishte një prej atyre intervistave që mund të quhet e rrallë, pasi ajo ka treguar për shikuesit e City News Albania, shumë të dhëna për jetën e saj, me uljet dhe me ngritjet, me vështirësitë që sjellin sistemet, por gjithashtu Spanja ka treguar se është një femër e fortë e me plot vlera. Spanja Pipa është vërtët si titulli i dhënë, mjeshtre e madhe e serenatës, dhe shembulli më i mirë i një vajze te vogël që me shumë sakrificë, arriti të linte gjurmë në historinë e qytetit të Korçës./ CNA
Vetëm 2 ditë na ndajnë nga çelja e Panairit të 26-të t...
Para disa kohësh isha i ftuar në promovimin e librit të Ah...
Erion Kristo ka bërë me dije se libri i tij më i ri Pu...
Romani “Kutia e Agatha Christie” nga Mira Meksi dhe me për...
At Prel Gjurashaj në emisionin “Open” tregoi një nga mreku...
“Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të pa...
Një biografi e re është sjellë me anë të një libri për...
Pranë varrit të nënës e pashë sërish atë vajzën e buku...
Kryeministri Edi Rama ishte në çeljen e ekspozitës së arti...
Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për ...
Këtë të diel të fundit të muajit tetor hyrja do të jet...
Egla shkon një herë në muaj te varri i burrit. Z...
Besniku dhe Frida ishin çifti më i lumtur në qytet. U mart...
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar këtë të...
Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës do të or...
Në historinë 70-vjeçare të muzikës lirike të vendit tonë, ...
Para shumë vitesh, kur punoja gazetar, kisha një dëshirë t...
Të premten dhe të shtunën në Boston të Masaçusetsit u mbaj...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...