Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...

Regjisori Mevlan Shanaj ka treguar një histori prekëse të aktorit të madh Mihal Stefa, në kohën kur punonte në RTSH dhe kishte vendosur të bënte një profil për mjeshtrin e tij.
Shanaj rrëfen se Mihal Stefa jetonte në një zonë krejt të varfër tek “Vorri i Bomit”, në një banesë si një haur me qerpiçë, apo si me kartona, që dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti.
Ai thotë se Stefa jetonte i vetëm, i izoluar, me një Bibël që e mbante gjithmonë nën jastëk dhe e lexonte çdo natë.
Regjisori thekson se këtë dokumentar nuk arriti ta përfundonte dhe e ka pengun e jetës.
Shkrimi i plotë i Mevlan Shanajt:
Mihal Stefa!
Me aktorin e madh të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij!
Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmt “I teti në bronx” Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trastë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit.
Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një xhest jete që po e provoja për herë të parë! Ai ishte një aktor që të sillte jetën! Në mbyllje të filmit, në epsodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte në shtëpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronxuar!
Unë edhe në këtë episod sa herë që e shikoja përjetoja një emocion tjetër që ma shkaktonte interpretimi i gjallë i “babait” Mihal Stefa. Më ngjiti ai personazh i tij sikur ma risollli babanë e ikur që në moshën 3 vjeçare. Pata në jetë një si dhuratë prej filmit, po e shikoja si baba!!! Ja kisha këtë “si borxh “dhe pasi kisha filluar punë në TVSH vendosa të bëja portretin e parë të një artisti!
Ky do të ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe në një zonë krejt të varfër te Vorri i Bomit mes disa vjetërsive gjetëm “banesën” e Mihal Stefës. Njerëzit që pyetëm na drejtuan te një gjë që as shtëpi nuk ishte, një si haur me qerpiçë apo si me kartona.
Të dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti! Nuk ishte vetëm habi, por krejtësisht e pabesueshme ajo që po shikonim. Më priti me një dashuri të veçantë dhe duke gërrmuar nxori nga një si kuti gazetat e hershme që kishte filluar me grupet amatore në Korçë deri në fotot e ditëve të fundit!
Mihal Stefa jetonte i vetëm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, Librin që e kishte shoqëruar gjithë jetës e mbante nën jastëk, i thënçin. Këtë libër e lexonte për natë dhe ngjitur me të kishte me shkrim dore rolin e radhës!
Ky do ishte dokumentari im i parë që nuk arrita dot! Është peng i jetës sime, më pas kam bërë për artista rreth 10 dokumentarë, por për atë që u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Çfarë trishtimi më dha jeta e artistit të vetmuar! Më të madhit në rolet e vogla!
Ndoshta thënia: Se nuk ka rol të madh apo të vogël, por ka artist të madh apo të vogël me siguri është thënë për këta aktorë që kanë mbetur të pavdekshëm! Do doja të ishte thënë për asketin tim Mihal Sefa, artisti që nuk arriti të krijonte familje, që jetonte në vetminë e tij me Biblën, të vetmen mike të përnatëshme besnike! Nuk mësova gjë pse kishte bërë atë zgjidhje. Ai nuk tregonte, ai nuk dinte të ankohej!/ B.A. - CNA.al
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Pas 40 vitesh karrierë si piktor, Anastas Kostandini, i nj...
Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjiro...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Në Prishtinë më 4 gusht nis Festivali i muzikës, "Sunn...
Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku p...
Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ...
Ditën e Diel, më 31 korrik 2022, për të tretin vit rad...
Opera “Tristani dhe Izolda” - një alternativë ndaj një bot...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...