“Sot është 90-vjetori i lindjes së Kujtim Spahivoglit”/ Astrit Çerma ndan disa nga kujtimet me aktorin

31 Korrik 2022, 08:46, Kulturë CNA

“Sot është 90-vjetori i lindjes së Kujtim

Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ju shkruaj shkurt disa kujtime me të... Me Kujtim Spahivoglin.

Më pas e mora vesh se vajza e tij, si çdo fund jave tek shkonte ta takonte e kishte gjetur pa jetë..Ishte 7 korrik, 1987 . Ishte 55 vjeç...

Në 20 vjetorin e Politeknikumit “7 Nëntori”, sot si dikur Harri Fullc,  në programin artistik ku ishte i pranishëm edhe ish nxënësi i tij dhe kryeministri i asaj kohe M.Shehu, unë recitova nje poemë që e kisha shkruar vetë për politeknikumin. Më pas, po edhe nga një ish nxënës u recitua nje poemë qe e kishte shkruar po ai vetë...

Ishte Kujtim Spahivogli. Ky ishte takimi i parë me profesorin, pedagogun, atin tim shpirtëror të artit skenik, njeriun e që më shtyu me forcë që të bëhem..aktor..

- Të vish në shkollen e aktorëve, degjove...Pa tjetër të vish..Nga ky politeknikum kanë dal sa e sa artist, edhe ti eja. Te vish. Dëgjom mua. Eja..Po te flas si elbasanlli se edhe une elbasanlli jam. Kam nanën nga Elbasani. Do te rraf po s'erdhe..- dhe i bubulloi e qeshura e tijë që s'kam për ta harruar kurrë......

Mbas tre vjetësh, kur u paraqita për konkurim dhe ai ishte shefi i katedrës së ardhëshme çuditërisht me mbajti mend.

Një jetë të tërë nuk kam për ta harruar këtë njeri se ç'farë ka bërë për mua..

Edhe kur, për arsye ekonomike, (nëna e sëmurë dhe motra në shkollë) braktisa Institutin në vitin e tretë dhe fillova punë persëri në fonderin e Cërrikut, pas dy maujve me thirri urgjentisht në Tiranë..

Pranë Instituti të Lart të Arteve ku Kujtimi(1971- 1973)themeloi “teatrin e të rinjëve ku kishte emruar aktor si Vaçe Zela, Robert Ndrenika, Gëzim Kame, Ferdinant Rada .Bashkim Rada. Aty më emëroi edhe mua. Ehh. Edhe punoja edhe vazhdoje shkollën. Në të, ne ato fillime për aq pak kohë sa "punoi", u aktivizuan dhe shumë aktor të tjerë. Timo Flloko, Vera Grabocka, Justina Alija, Niko Kanxheri, Liza Hajati, Zija Grapshi, Pirro Malaveci, Olimbi Kondo, e tjerë.

Premjera e parë ishte: Një shok i klases"Shkruar dhe vënë në skenë nga Kujtimi. Më pasë "Midis dy njerzeve"shkruar nga Kico Blushi me skenograf Ali Oseku, muzika Shpëtim Kushta. ”Shkallet”, 1972; Rrenjet, 1972 etj.

Nje nga realizimet më mbreselenese e K. Spahivoglit ishte komedia Banja e V. Majakovskit, vene ne skene në vitin 1973.

Ky teater u anatemua nga pushteti i asaj kohe si qëndër e "luftes se brezave" (!!!)dhe u godit në vitin 1973 nga Plenumi IV i KQ së PPSH,aq sa "u shkërrmoq"pa nam e nishan.

A.Oseku u burgos .Profesor Kujtimin e shpallën "armik ideologjik" të klasës puntore. E përjashtuan nga partia, e larguan nga instituti dhe teatri dhe fillimisht e dënuan me braktisje dhe varfëri ekstreme të endej rrugëve te Tiranës. Kështu, si dukej, i interesonte propogandës se Partisë..Ta shihni se kërkonte një paqet cigare rrugëve..Më pas e internuan të punoi si punetor krahu ne Ndermarrjen e Bonifikimit ne rrethin e Fierit tek ura e Mbrostarit...

….Eh,sa e sa kujtime!..Me shumë e shumë si Nand Rada, Fitim Makash, Bashkim Rada, e tjerë dhe sidomos me Pëllumb Deçollin sa kujtime na kanë lidhur.

Të flasesh për Kujtimin duhet "natë e gjatë dimri". Por..

Ajo natë qe kalova me të atje në Fier, në dhomën e barakës së kantjerit ku realisht ishte internuar,do të më mbetet e pa harruar. Ajo dhomë e vogël me dy krevate. Kitara e varur në mur. Librat dhe dramat që kishte shkruar. Dhe sidomos ai kazan gjysë i kallaisur ku rrinin dy minjë të bardhë. Gjithmon e gjithmon më çfaqet para syve ajo kartoline e sajuar nga ai vetë për ditelindjen e së bijes. Ditëlindje qe ai nuk mundi ta uroi dotë. ….

Ehhh. Ç'farë nuk biseduam atë natë deri në 5 te mëngjezit. Ku nuk shkuan e nga nuk erdhën fjalët, kujtimet, ngjarjet. kohërat, njerzit, studentët ,aktorët, kolegët, dramat, komeditë, e, sidomos e sidomos ëndërrat për vajzen e tij që, siç përseriste me krenari gjithënjë:” ...më ngjan kokë e këmbë”. Pa le per “të ardhmen ardhmen”...

Ehhh. Në thellsi të shpirtit, fshehurazi,me pikonte një pikëllim i llahtarshëm kur e degjoja se ç'kish shkruar, sidomos për skenën. Komedi, drama, piketuar teatrot, gjetur skenografët, caktuar aktoret...

Si nuk e mbaj mend atë njeri kurrë pa entuziazmin e tijë feminor dhe te qeshurën bubullitese...

Vetem për tre tema, me heshtjen tij, ndaloi kategorikishtë të “shkonte” qoftë dhe llafi më i vogël:

Për “denimin” e tij, për shoket që e “anetemuan” dhe për gruan që e braktisi. Për këtë të fundit bile, në një moment drejtoi ate gishtin e tij tregues tek anë e majtë e ballit dhe sikur donte të trokiste në një portë e goditi tre herë dhe duke mi ngulur syte pëshperiti: .

- Dëgjo Çermë. Ka gjëra në jete që mendohen gjatë por detyrohen të priten shkurt. Gjëra që fatkeqsisht ndahen dhe mjerishtë nuk ngjiten dot më”...

Më kanë mbetur në mendie ato që më tha në fundin e historise së çuditëshe që më tregoi për “linçimin e Fjodor Dostojevskit nga Cari në Rusi:

- Dhe unë...punoj...Ja – më tregoi pëllëmdet plot kallo dhe të plasaritura.- Lodhem por.. vazhdimisht edhe...shkruaj e shkruaj dhe...shplodhem...Kam ngrohtesin e diellit, ftohtesin e eres, lagien e shiut...Ka njerez si une qe nuk i kan keto.- Ehhh - rënkoi.- Yjet e qiellit zhduken nga drita dhe lindin nga errësira.... . Asnjeher nuk e kuptova per kë e tha këtë shprehjen e fundit,për veten apo për Dostojevskin?!. .

..Kur u ndame ne 5 të mëngjezit sepse vinin puntorët më përcolli deri tek porta e kantjerit, më perqafoi dhe më pëshperiti :.

 - Ikë, ikë.. Ikë se...nuk është mire të na shohin të dy sidomos për ty o Çermë Elbasani se mua, më ka marr lumi.... .

Ika dhe nuk e ktheva kokën nga pasë. Se kisha parë atë njeri të lotuar dhe...nuk doja ta shihja..

Vajza e tijë, si çdo fund jave tek shkonte ta takonte e kishte gjetur pa jetë..Ishte 7 korrik,1987. Ishte 55 vjeç...

Mas nje jave e mora vesh se Kujtimi përfundimisht kishte ikur..

Kujtim Spahivogli. Aktori, Regjizori, Profesori, Autori..Dhe mbi të gjitha: Njeriu i mrekullueshëm..GJENIU.

Te vetmen forcë që edhe pushteti më absolut me reprezaljet fyerjet, burgosjet, vrasjet e mjetet e tjera barbare nuk e arriti dot ta cënoi në gjenialitetin e tije...

Shkova tek varri tij...Nuk guxova ti dërgoja një tufë lule...

I heshtur piva dy cigare...Një për të dhe një për vete....

Astrit Çerma.

Lajmet e fundit nga