115-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit/ Mes emocioneve të forta, organizohet mbrëmje poetike në Pogradec
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...

Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Urban dhe Turizmin po mbështet restaurimin e Kalasë së Gjirokastrës, një ndër më të mëdhatë në Ballkan.
Sipas studiuesve restaurimi pritet të rrisë rreth 40% turizmin në zona të cilat nuk frekuentoheshin më parë.
Restaurimi ka hapur debate dhe për muzetë që ndodhen në Kala, të cilat nuk janë ndryshuar në formë dhe në përmbajtje që nga koha e regjimit komunist.
E ngritur mbi qytetin e gurtë në formën e një destrojeri luftarak detar, Kalaja e Gjirokastrës po i nënshtrohet restaurimit që po mbështeten nga një program i Bankës Botërore.
Punimet kanë përfshirë restaurimin e kullës së sahatit , mureve dhe galerive, riparime godinash që ndodhen në kala dhe trajtimin e problemeve të strukturave që në vite kanë pasur dëmtime.
Specialisti i drejtorisë së Monumenteve të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër Vaso Polo flet për këto ndërhyrje.
"Projekti i cili është në fazën e zbatimit në Kalanë e Gjiroakastrës do t`i japë rrugë disa problematikave që ka pasur në kohë kalaja. Problemet janë evidentuar me çarjet në strukturat murale të jashtme, lëvizje dhe me dëmtimet e monumenteve nga mungesa e investimeve ndër vite".
Zoti Polo thotë më tej se ndërhyrjet do të rrisin turizmin me rreth 40% në pjesë të kalasë që nuk frekuentoheshin më parë.
“Kalaja e Gjirokastrës me projektin e tanishëm të financuar nga Banka Botërore në shumë pjesë që kanë qenë të errëta deri tani do të gjallërohet. Do të rritet të paktën rreth 40% vizitueshmëria në këto pejsë që kanë qenë të paaksesueshme deri tani dhe ku po ndërhyhet me restaurime dhe punime mirëmbajtëse”.
Restaurimet në kala kanë rikthyer vëmendjen edhe tek muzetë që ndodhen në të siç është Muzeu i Armëve dhe ish Burgu i famshëm i “7 penxhereve”. Përgjegjësi i muzeut Besnik Shehu thotë se ka ardhur koha që të vihet dorë në formë dhe në përmbajtjen muzeore në kala, që duhet të ndërtohet sipas tij mbi baza shkencore.
“Muzeumet që janë në kala kanë nevojë për ndërhyrje, ndoshta dhe kapitale. Po marr rastin konkret të Muzeut të Armëve Nuk e di si do jetë fati, pasi instancat e përcaktojnë por mendoj se duhet të egzistoje si muze dhe pse jo të egzistojë si muze kombëtar. Përderisa ky muze i armëve u vendos në Gjirokastër dhe në një farë mënyre e ka marrë statusin edhe kalaja prej këtij muzeu. Do thoja gjithashtu se nuk ka pse Gjirokastra, një qytet i Unesco-s, të ngelet me muze të nivelit lokal.”
Zoti Shehu thotë se vizitueshmëria ka ardhur duke u rritur pasi kalaja mbart mjaft veçori që e bëjnë atë tërheqëse si për turistët vendas edhe të huaj.
“Kalaja është monumenti kryesor që lidhet vitueshmëria në qytet. Do të thoja një aksiomë të tillë që në Gjirokastër mund të vish e mos të hash a të mos të pish por në kala do vish se s`bën. Në marrim si etalon për turizmin vitin 2019, para se të niste pandemia, kur në Gjirokastër turizmi arriti kulmin. Këtë vit prurja turistike po vjen drejt këtij trendi, natyrisht nuk ka arritur në ato përmasa, por po ndjek atë trend”.
Gjurmët e ndërtimit të Kalasë së Gjirokastrës datojnë rreth shekullit të IV dhe në shekullin e XIII shfaqen dokumente për egzistencën e saj. Formën madhështore që ka sot Kalaja e mori në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja e Gjirokastrës që në periudhën osmane kishte mjedise burgjesh brenda saj por burgu më i madh u ndërtuar në periudhën e mbretit Zog, në vitin 1932. Burgu ishte funksional edhe në kohën e komunizmit deri në vitet 1968, kur në kala nisi të ngrihej Muzeu Kombëtar i Armëve dhe të bëheshin përgatitjet për Festivalin Foklorik Kombëtar./ VOA
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...