“Homazh Ukrainës në Mik Festival”, Inva Mula, artistja me nënë ruse: Mesazhi im, humanizmi
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...

"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i ri nga Enxhi Drapi, i cili sapo ka dalë në treg.
Ky botim është një vëllim me poezi të cilin ne të gjithë e prisnim me shumë kërshëri, sa nga fakti se autorja na kishte lajmëruar disa kohë më parë se po punon për të, po aq edhe nga kurioziteti që kishim për ta lexuar Enxhin në poezi, pas suksesit që pati me romanin e saj të parë të titulluar “Diku ku dielli nuk perëndon”.
"Marsi" i Enxhit është sa një dhuratë për të gjithë ne, vlerë e shtuar e letërsisë cilësore, po aq edhe dedikim për mamanë e saj, e cila quhet Marsela, gjë e cila tërhoqi vëmendjen sepse për të disatën herë ajo zgjedh t’i dedikojë suksesin e saj mamasë së saj që me sa duket është mbështetja e saj më e madhe.
Marsi që kërcen Vals ka tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve duke përmendur këtu shkrimtarin Agron Shele, Agim Lika, Kurt Kola.
“…Nëse poezia nuk lind me të njëjtën natyshmëri si gjethet e një peme, më mirë të mos lindë fare”- John Keats.
"Jo pa qëllim e citova këtë shprehje të Keats, pasi në frymën përshkruese të autores gjen natyralizëm dhe ndjesi të njëjtë, e cila vjen në mënyrë krejt spontane, merr formë, strukturohet dhe prek tematikën e jetës, me të gjitha ngjyrimet dhe dritëhijet, e dukshme dhe përjetuese, si në një vegim dhe meditim që kërkon të zbardhë idetë dhe mesazhin e përcjellur. Performimi i Enxhit në poezi ka dhe një sërë prezantimesh brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në anglisht dhe në Antologji Ndërkombëtare, përvojë kjo që ka ndikuar dukshëm në formimin, por dhe sfidën e përballjes me artin bashkëkohor sot…” – Agron Shele
“…Mjeshtërisht Enxhi arrin që edhe në poezitë me varg të lirë të na 'qerasë' me proza poetike të rrallëpara për nga stili, gjë që vjen prej shkallës së lartë të vetëkërkesës artistike, sqimës së spikatur letrare, si dhe përmes kultivimit libresk vetjak. Dhe kjo përbën një tjetër risi të fortçmueshme!...” – Agim Lika
“…Ti Helen je Shekspiriane: 'pak fjalë e shumë art'. Vargu yt është mahnitës, të depërton thellë në shpirt dhe të jep freskinë dhe forcën që i nevojitet çdo inividi. Kushdo që do të marrë në duar shkrimet e tua është me fat, sikurse unë që pata fatin t’i lexoja poezitë e 'Marsit' tënd para të gjithëve!...” – Kurt Kola.
Simboli i këtij libri është lulja e qershisë, e cila është e preferuara e autores dhe jemi të bindur se shumë shpejt do të kthehet edhe në të preferuarën tuaj. Një libër në qendër të së cilit përveçse fshihet femra, fshiheni ju dhe emocionet tuaja. Me anë të “Mars” Enxhi vjen para lexuesit me një përmbledhje poetike, duke artikuluar një individualitet në lëndën dhe ndjesitë që përcjell, në përdorimin e mjeteve poetike dhe në fuqinë komunikuese që ka për të ndërvepruar me lexuesit. Në vargun e saj spikat aftësia për të ndërtuar imazhe përmes metaforës dhe guximi për të prekur fenomene apo ngjarje që jo çdo autor do të guxonte të publikonte.
Libri i parë i juristes, romani “Diku ku dielli nuk perëndon”, është shkruar gjatë karantinës. Shumë kritikë letrarë e kanë vlerësuar si një roman të guximshëm, që godet fort mentalitetin e shoqërisë. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri, i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Megjithatë, ky roman i përvidhet protagonistit, sepse në të vërtetë nuk e ka një të tillë.
Diku ku dielli nuk perëndon na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët, por e cila arrin t'u bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve dhe jo të thjeshta. Ajo është vajza e një inxhinieri ndërtimi, i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Një histori rrënqethëse dhe intensive, e cila bazohet në ngjarje të vërtetë, sepse krimi, dashuria, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës së kujtdo.
Përveç të tjerash Enxhi Drapin mund ta ndiqni edhe në emisionin e saj të përjavshëm të titulluar “Diku ku dielli nuk perëndon” çdo të enjte në orën 19:00 live në Radio "Eklipsi". Një emision risi, i cili na jep sa informacione të nevojshme juridike “Pa gënjeshtra” po ashtu edhe na njeh me artin dhe artistët bashkëkohorë përmes “HelenArt”.
Vlen për t’u përmendur se autorja të gjitha fitimet do t'i dërgojë për bamirësi për fëmijët jetimë. Lexim të këndshëm!/CNA.al
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallë...
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Në ambientet e Akademisë së Shkencave, po zhvillohety sot ...
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikan...
Festivali "Sunny Hill" i themeluar nga Fondacioni me këtë ...
Ish-kryeministri dhe studiuesi Aleksandër Meksi, bën t...
Qyteti i Korçës ka qenë gjithmon në fokusin e turistëv...
Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...