'Shkodra Internacional Food Event'/ Spahia: Eksperiencë unike! Të pranishëm emrat më të mëdhenj të kulinarisë italiane
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...

Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shkodra po mban këto ditë panairin e gastronomisë, që ka tërhequr mjaft vëmendje.
Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, ka thënë në “Radarin Informativ” se eventi ka pasur jehonë edhe në Itali dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në festën që vijon edhe nesër.
“Sot është dita e dytë e një iniciative të madhe që synon të promovojë resurset e Shkodrës sidomos në fushën e gastronomisë. Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar resurset tona që janë të shumta. Nga ato të malit, liqenit, detit që e bëjnë Shkodrën të jetë në listën e vendeve të preferuara.
Dita e parë ka qenë dje dhe ka qenë një prezantim i 5 prej shefave të rinj, kemi dashur t’i promovojmë nëpërmjet prezsanitmit të një pjate të veçantë me produktet e territorit tonë.
Eventi realizohet në Shkodër por ka pasur një eko të madhe edhe në Itali dhe ka pasur një promovim të resurseve të Shkodrës dhe është kthyer në eveniment ndërkombëtar.
Ishte një prezantim i jashtëzakonshëm që mori vlerësim edhe nga autoritetet të mëdha të gastronomisë italiane dhe botërore dhe zgjoi interesin e publikut të gjerë.
Ne i bëjmë thirrje të na bashkohen në këtë festë të kulinarisë. Është një festë që ndërthuret me gatimet e territorit tonë, por edhe me prezencën e artistëve tanë që do jenë pjesë e disa minikoncerteve në disa pika të qytetit. Është mënyra më e mirë për të promovuar resurset që ka territori i Shkodrës”, tha Spahia.
Ai shtoi gjithashtu se janë gjithnjë e më të shumtë turistët e huaj që zgjedhin Shkodrën, por tha se duhet bërë më shumë për promovimin. Për Bardhin, kjo verë pritet të tejkalojë 200 mijë turistë në Shkodër.
“Në fakt Shkodra ka kapacitete dhe mundësi të jashtëzakonshme akoma shumë për t’i shfrytëzuar. Turizmi ka pasur rritje nga vitit në vit. Janë gjithnjë e më shumë të huajt që zgjedhin Shkodrën, por ka akoma për të bërë në këtë drejtim, duhet të përmirësojmë promovimin e bukurive tona.
Velipoja ka prurjet më të mëdha. Për të vazhduar me turizmin në Shkodër dhe pa dyshim turizmin malor i cili ka njohur rritje gjatë viteve të fundit. Këtë vit ne presim ta tejkalojmë numrin 200 mijë turistë në sezonin e verës. Shifrat flasin pozitivisht. Po fokusohemi te rritja e kapaciteteve, infrastruktura dhe promovimi”, tha ai.
Sa i përket turizmit malor, Bardhi tha se ai frekuentohet nga turistët shqiptarë por edhe turistë nga Gjermania, Polonia etj.
“Ka nga shqiptarët ka edhe nga të huajt. Pa dyshim vazhdojnë të jenë në vend të parë turistët nga viset shiptare, por janë të ndjekur nga tuiristët nga Gjermania, Austria, Çekia dhe Polonia. Janë më të prirur të eksplorojnë zonat malore. Shiroka frekuentohet më shumë nga shkodranët dhe turistët e vendeve fqinje”, u shpreh Spahia.
Kryebashkiaku u ndal edhe tek rritja e çmimeve që pa dyshim ka prekur edhe Shkodrën, por sipas tij nuk ka pasur akuzime.
“Ka një rritje çmimesh siç është edhe logjike nga ndryshimet që kanë pasur çmimet e provdukteve baze, ndikuar nga rritja e çminit të naftës.
Por nga ana tjetër duhet ta theksoj se bizneset shkodrane janë treguar relativisht të kujdesshme. Deri tani nuk kemi konstatuar abuzime të mëdha në këtëv aspekt. Uroj të respektojmë disa norma që mos të abuzohet, të ngjallim interesin e turistëve”, tha Spahia.
Ai njoftoi edhe për evente të tjera në qytet dhe shprehu bindjen se numri i vizitorëve do të rritet në vijim.
“Deri tani shifrat flasin qartë. Ka një numër në rritje të turistëve, sidomos gjatë këtij eventi. Ka pasur një ezaurim të plotë të të gjkitha kapaciteteve.
Besoj se edhe ditët në vazhdim kur të kthehen emigratët, do kemi rritje të turistëve.
Ka një bashkëpunim të ngushtë me operatorët e vendeve fqinje, duhet përmirësuar në mënyrë që ti marrim maksimumin edhe këtij lloj bashkëpunimit, turizmi nuk duhet të njohë kufij.
Ka disa organizime. Kemi një paketë me atë që e quajmë koncertet e verës. Kemi impenjuar disa prej grupeve më të njohura kombëtare e jo vetëm në mënyrë që të krijojmë atosferën e duhur”, përfundoi Spahia./CNA.al
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...